LIVE UPDATES
Bota

Pse ka një shpërthim dhune në Suedi? Rrjeti Foxtrot, "Dhelpra kurde" dhe bandat e emigrantëve

Ata po rekrutojnë emigrantë të mitur për sulmet e tyre. Qeveria po nxjerr ushtrinë në rrugë.

30 September 2023, 07:47 Nga A.B
Pse ka një shpërthim dhune në Suedi? Rrjeti Foxtrot,
I dyshuari

SUEDI-Rrjeti kriminal Foxtrot, i udhëhequr nga i kërkuari ndërkombëtarisht Rava Majid (i njohur edhe si "Dhelpra kurde"), "shihet" nga shumë media suedeze si autori pas shpërthimit "të paprecedentë" të dhunës me të cilën është përballur vendi.

Luftimet e brendshme brenda organizatës kriminale besohet se kanë çuar në ndarjen e saj në dy fraksione rivale që luftojnë për kontrollin e trafikut të drogës. Kjo luftë shoqërohet me një rritje të mprehtë të “goditjeve” me mjete shpërthyese dhe të shtënave fatale që tashmë janë një dukuri pothuajse e përditshme në vend. Sulmet më së shpeshti kanë për qëllim frikësimin e anëtarëve të bandave apo fraksioneve rivale dhe të afërmve të tyre, megjithatë ka edhe shumë viktima kolaterale, ku humbin jetën qytetarë të pafajshëm që nuk kanë lidhje me krimin e organizuar.

Një shpërthim dhune dhe krimi në Suedi, ku tre persona u vranë kohët e fundit nga të shtënat dhe shpërthimet në më pak se 24 orë, ka bërë që qeveria tani të konsiderojë përdorimin e ushtrisë  për të patrulluar rrugët.

Një raport zyrtar i qeverisë i publikuar në 2021 tha se katër në çdo milion banorë vdesin nga të shtënat me armë çdo vit në Suedi - krahasuar me 1.6 njerëz për milion në të gjithë Evropën.

Policia e ka lidhur dhunën me  integrimin e dobët të emigrantëve, një hendek në rritje midis të pasurve dhe të varfërve dhe përdorimin e drogës.

Në takimin mes kryeministrit Ulf Kristerson dhe kreut të Forcave të Armatosura të vendit, pritet të diskutohet për kontekstin në të cilin do të përdoret ushtria, për të trajtuar më efektivisht veprimtarinë e bandave.

Rrjeti Foxtrot dhe "Dhelpra kurde"

Rawa Majid, i lindur në Iran nga prindër nga Kurdistani i Irakut, besohet gjerësisht të jetë udhëheqësi i bandës Foxtrot që ka përhapur terrorin në Suedi. Rajid mbërriti në Suedi me prindërit e tij kur ishte vetëm një muajsh dhe u rrit në Uppsala, qyteti më i goditur nga vala e fundit e dhunës dhe tani nën mbikëqyrjen e shtuar të policisë.

Pse ka një shpërthim dhune në Suedi? Rrjeti Foxtrot,

Sipas Rrjetit BNN, krimineli, ndaj të cilit është në pritje një urdhër-arresti ndërkombëtar, besohet se ka banuar në Turqi gjatë viteve të fundit dhe të gjitha përpjekjet e autoriteteve suedeze për të siguruar ekstradimin e tij kanë qenë të pasuksesshme.

Organizata kriminale e drejtuar nga “Dhelpra kurde” është e specializuar në “rekrutimin” e të miturve për të kryer sulmet e saj, të cilat karakterizohen nga një mizori e veçantë. Artikulli i BNN citon si shembull tipik vrasjen brutale të një gruaje të moshuar që besohet të jetë nënë e një ish-anëtari të bandës, që dyshohet se është kryer nga një 15-vjeçar dhe një 19-vjeçar.

Një djalë 13-vjeçar i lidhur me organizatën u gjet i vdekur së fundmi, një incident që nxjerr në pah praktikat e pamëshirshme të bandës.

Rrjeti Foxtrot ka mbi 571 anëtarë vetëm në qytetin e Uppsala, sipas shifrave të policisë suedeze.

Policia vlerëson se pothuajse 30,000 njerëz në Suedi janë të përfshirë drejtpërdrejt ose kanë lidhje me krimin e bandës. Dhuna është përhapur gjithashtu nga zonat e mëdha urbane në qytete më të vogla ku krimi i dhunshëm dikur ishte i rrallë. Në vitin 2022, Suedia regjistroi 391 incidente të shtëna, nga të cilat 62 ishin fatale.

Sipas Associated Press, bandat në Suedi shpesh rekrutojnë adoleshentë nga lagjet e varfra të emigrantëve për të kryer sulmet e tyre.

“Suedia nuk ka parë kurrë më parë diçka të tillë”

Kujtojmë se tre persona u vranë së fundmi nga të shtënat dhe shpërthimet në më pak se 24 orë në vend, me situatën e cilësuar si të paprecedentë nga autoritetet dhe vetë Christerson. Sipas transmetuesit publik SVT, 12 njerëz vdiqën nga të shtënat dhe shpërthimet në shtator, muaji më vdekjeprurës në katër vjet.

Një nga viktimat ishte një grua rreth të 20-ave e cila vdiq në një shpërthim në Uppsala, në veri të Stokholmit. Mediat suedeze raportuan se ai ndoshta nuk ishte objektivi i sulmit. Një reper 18-vjeçar u vra të mërkurën vonë në një të shtëna jashtë një kompleksi sportiv.

Në fillim të kësaj jave, dy shpërthime të fuqishme shpërthyen nëpër shtëpi në qytete në Suedinë qendrore, duke plagosur të paktën tre persona dhe duke shkaktuar dëme. Bandat kriminale shpesh rekrutojnë adoleshentë nga lagjet e varfra të emigrantëve për të kryer goditje.

Nuk është ende e qartë se cili do të jetë roli i ushtrisë në masat e reja kundër krimit që do të vendosen, por në të kaluarën është hedhur në tryezë një propozim që forcat e armatosura të marrin disa detyra vëzhgimi në mënyrë që më shumë polici të jetë në dispozicion për operacione kundër bandës.

"Ne do të gjuajmë bandat dhe do t'i mposhtim ato," tha kryeministri suedez në një fjalim të rrallë televiziv. 

Për shumë vite, Suedia kishte një nga politikat më liberale të  imigracionit  në Evropë dhe mirëpriti qindra mijëra azilkërkues nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Megjithatë, që atëherë ajo ka ulur ndjeshëm numrin e emigrantëve që pranon, duke përmendur një rritje të krimit dhe probleme të tjera sociale./Dosja.al

suedi rava majid

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin