LIVE UPDATES
Bota

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të Bagramit në Afganistan?

Trump nuk dha detaje se çfarë mund të kërkonin talibanët nga SHBA-ja dhe nuk është e qartë nëse po i referohej një plani real për ta rikthyer pronësinë e bazës së Bagramit apo cilat saktësisht ishin objektet kineze që ai përmendi.

20 September 2025, 09:04 Nga I.A

Pse Trump dëshiron ta rimarrë kontrollin e bazës ajrore të

SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se dëshiron që baza ajrore e Bagramit në Afganistan të kthehet nën kontrollin amerikan, në një lëvizje që mund të ringjallë përfshirjen e SHBA-së në këtë shtet dhe rikthimin e këtij aseti strategjik që u humb gjatë tërheqjes kaotike të Perëndimit katër vjet më parë.

Duke folur përkrah kryeministrit britanik, Keir Starmer, më 18 shtator, Trump sugjeroi se administrata e tij po negocion me talibanët që forcat amerikane edhe një herë të marrin bazën jashtë Kabulit, e cila u braktis më 2021, pak para se talibanët të rimerrnin kontrollin e Afganistanit.

Ai tha po ashtu se vendndodhja strategjike e bazës, afër objekteve bërthamore në Kinë – shtet që ndan një kufi prej 92 kilometrash me Afganistanin – e bën atë veçanërisht të vlefshme.

“Po tentojmë ta rimarrim sepse ata kanë nevojë për gjëra nga ne. Ne duam që ta rimarrim atë bazë”, tha Trump gjatë konferencës së përbashkët për media me Starmerin në Britani. “Por, një nga arsyet pse ne e duam bazën është që, siç e dini, ajo gjendet vetëm një orë larg nga ku Kina prodhon armët e saj bërthamore”.

Trump nuk dha detaje se çfarë mund të kërkonin talibanët nga SHBA-ja dhe nuk është e qartë nëse po i referohej një plani real për ta rikthyer pronësinë e bazës së Bagramit apo cilat saktësisht ishin objektet kineze që ai përmendi.

Por, deklaratat e tij ishin pranimi i parë publik se negociatat mund të jenë duke u zhvilluar për rimarrjen e bazës dhe aseteve të tjera ushtarake amerikane që ranë në duart e talibanëve.

Bagrami, që gjendet rreth 40 kilometra në veri të Kabulit dhe ishte ndërtuar nga Bashkimi Sovjetik në vitet ’50, ishte baza më e madhe e SHBA-së në Afganistan dhe shërbeu si komandë qendrore gjatë okupimit 20-vjeçar të shtetit.

Gjatë konferencës më 18 shtator, Trump tha se Bagrami ishte një nga bazat ajrore më të mëdha në botë dhe kishte një nga pistat më të gjata të ndërtuara nga betoni i rëndë dhe çeliku.

Baza ka një pistë të gjatë 3.6 kilometra, e aftë të jetë mikpritëse e bombarduesve dhe aeroplanëve të mëdhenj transportues.

Trump kishte arritur një marrëveshje për tërheqje nga Afganistani nga fundi i mandatit të tij të parë presidencial. Por, më pas këto plane i vazhdoi presidenti Joe Biden më 2021. Trump vazhdimisht ka kritikuar pasardhësin e tij lidhur me menaxhimin e tërheqjes nga Afganistani, kur SHBA-ja la pas mijëra armë dhe pajisje të tjera ushtarake dhe një kompleks të madh ku gjendej ambasada në qendër të Kabulit, e cila sot e kësaj dite mbetet bosh.

Argumenti i Trumpit se Bagrami është një pikë e rëndësishme rajonale për shkak të afërsisë me Kinën nuk është diçka e re.

Gjatë fushatës zgjedhore, presidenti amerikan pretendoi se Bagrami ishte nën kontrollin e Ushtrisë Popullore të Kinës dhe gjatë takimit të parë të kabinetit – pasi mori mandatin e dytë presidencial – ai tha se në planin e tij për tërheqje nga Afganistani “ne do të mbanim Bagramin... jo për shkak të Afganistanit, por për shkak të Kinës, sepse baza është një orë larg nga vendi ku Kina prodhon raketat e saj bërthamore”.

Në atë kohë, ai pretendoi se Bagrami “tani është nën ndikimin e Kinës”.

Talibanët mohuan pretendimet dhe Kina tha se nuk ka prani ushtarake në Bagram.

Por, deklaratat e tij për ndërtesat bërthamore kineze duket se i referohen poligonit të testimeve bërthamore, Lop Nur, që gjendet 2.000 kilometra përtej kufirit, në rajonin veriperëndimor të Ksinjangut.

Kjo ndërtesë ishte vendi ku Kina testoi bombën e saj të parë bërthamore gati 60 vjet më parë dhe imazhet satelitore tregojnë se ka një zgjerim të ndërtesave dhe rrugëve përreth zonës që nga viti 2017. Ky vend nuk njihet si qendra ku prodhohen armët bërthamore, pasi besohet se prodhimi kinez është i përqendruar në pjesën qendrore të shtetit.

Kina me shpejtësi ka zgjeruar forcat e saj bërthamore në vitet e fundit, gjë që ka ngritur alarmin në Pentagon, i cili ka thënë se se Ushtria Popullore e Kinës ka rritur arsenalin bërthamor në 600 koka bërthamore deri në mesin e vitit 2024 – një rritje prej 20 për qind në vit.

Në deklaratat e tij të fundit, Trump nuk specifikoi se çfarë saktësisht parashikon për Bagramin, por deklaratat e tij vijnë në mes të një angazhimi në rritje mes talibanëve dhe të dërguarve amerikanë.

Uashingtoni ka mbajtur një nivel minimal të angazhimit publik me Afganistanin që nga marrja e pushtetit nga talibanët, duke e kufizuar atë kryesisht në negociata për pengjet. Afganistani ka mbetur gjerësisht i izoluar në skenën botërore dhe ekonomia e tij po përballet me vështirësi për të tërhequr mbështetje të huaj dhe investime private.

Por, në një vizitë të rrallë të zhvilluar javën e kaluar, Adam Boehler, i dërguari i posaçëm i administratës Trump për çështjen e pengjeve, u takua me ministrin e Jashtëm taliban, Amir Khan Muttaqi, në Kabul.

Zyrtarët talibanë po ashtu hodhën poshtë sugjerimin e Trumpit se SHBA-ja mund të rikthejë kontrollin mbi Bagramin, por ata e lanë të hapur mundësinë e bisedimeve për përmirësimin e raporteve.

“Pa pasur SHBA-ja ndonjë prani ushtarake në Afganistan, si Afganistani ashtu edhe SHBA-ja duhet të angazhohen me njëri-tjetrin dhe ata mund të kenë raporte politike dhe ekonomike të bazuara në respekt të ndërsjellë dhe interesa të përbashkëta”, shkroi në rrjetet sociale, Zakir Jalaly, zyrtar i Ministrisë së Jashtme të talibanëve.

“Afganët nuk kanë pranuar kurrë praninë ushtarake të askujt gjatë gjithë historisë”, shtoi Jalaly. “Por, për lloje të tjera të angazhimit, të gjitha rrugët mbeten të hapura për ta”.

Zyrtarë të tjerë talibanë ishin më të ashpër në deklarimet e tyre publike.

Muhajer Farahi, një zëvendësministër taliban postoi një pjesë të një poezie në X: “Ata që dikur përplasën kokat e tyre në shkëmbinj bashkë me ne, mendjet e tyre ende nuk kanë gjetur paqe”.

Ai e përfundoi postimin e tij me “Bagram, Afganistan”.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe Shtëpia e Bardhë ende nuk kanë bërë asnjë deklarim publik rreth Bagramit, ndërkaq zëdhënësi kryesor i Pentagonit, Sean Parnell, tha përmes një deklarate për gazetarë se Departamenti i Luftës “rishikon rregullisht se si departamenti do të përgjigjej për një sërë ngjarjesh në mbarë botën” dhe se “ne gjithmonë jemi të gatshëm të kryejmë çdo mision sipas udhëzimit të presidentit”./REL

donald trump

Sondazh

Bota 19 September 2025, 20:21 E. D

KFOR ndalon fluturimet mbi KEK

foto ilustruese Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ndalur fluturimet mbi zonën operacionale të Korporatës Energ...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin