LIVE UPDATES
Bota

Putin dhe Erdogan pritet të takohen mes përpjekjeve për ripërtëritjen e marrëveshjes së grurit

Njoftimi u dha fund javëve të tëra spekulimesh se kur dhe ku mund të takoheshin dy udhëheqësit, ndërsa vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për të ripërtërirë marrëveshjen që bën të mundur dërgimin e drithërave dhe ushqimeve të tjera në pjesë të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, ku po shtohet rreziku i përhapjes së urisë.

1 September 2023, 22:50 Nga I.A
Putin dhe Erdogan pritet të takohen mes përpjekjeve për
Putin dhe Erdogan

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin do të presë homologun turk Rexhep Tajip Erdogan për bisedime të hënën, njoftoi Kremlini të premten, më shumë se gjashtë javë pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Ankaraja dhe OKB-ja që lejonte eksportin e grurin ukrainas në mënyrë të sigurt drejt tregjeve botërore, pavarësisht luftimeve 18 mujore. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se presidentët Putin dhe Erdogan do të takohen të hënën në vendpushimin Soçi, të Detit të Zi. Njoftimi u dha fund javëve të tëra spekulimesh se kur dhe ku mund të takoheshin dy udhëheqësit, ndërsa vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për të ripërtërirë marrëveshjen që bën të mundur dërgimin e drithërave dhe ushqimeve të tjera në pjesë të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, ku po shtohet rreziku i përhapjes së urisë.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov u takuan të premten në Moskë për të diskutuar për marrëveshjen e grurit, përpara takimit të planifikuar mes dy udhëheqësve. Ukraina dhe Rusia janë të dyja furnizuese kryesore globale të grurit, elbit, vajit të lulediellit dhe mallrave të tjera tek të cilat mbështeten vendet në zhvillim. Turqia, së bashku me Kombet e Bashkuara, ndërmjetësuan marrëveshjen e korrikut të vitit 2022, e cila i dha mundësinë Ukrainës të rifillonte transportin e produkteve ushqimore nga tre porte të Detit të Zi. Bazuar në këtë marrëveshje, inspektimet e anijeve dhe ngarkesave u mbikëqyrën nga Turqia. Ukraina eksportoi pothuajse 33,000 tonë drithë ndërsa marrëveshja ishte në fuqi. Roli i Ankarasë ishte kyç. Turqia është një nga partnerët kryesorë tregtarë të Rusisë dhe një qendër logjistike për tregtinë e jashtme të Rusisë mes sanksioneve perëndimore.

Në një tjetër memorandum, për të cilin u ra dakord në të njëjtën kohë me nismën e Ukrainës, Rusia dhe Kombet e Bashkuara u zotuan për të ndihmuar në tejkalimin e pengesave ndaj eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave, për shkak të luftës. Zyrtarët rusë kërcënuan vazhdimisht se do të tërhiqeshin nga marrëveshjet dhe e bënë këtë në korrik, me pretendimin e mospërmbushjes së kushteve të memorandumit. Rusia është ankuar se kufizimet në transport kanë penguar eksportet e saj bujqësore, por ajo ka eksportuar sasi rekord gruri që nga viti i kaluar. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i dërgoi Rusisë një propozim të ri me shpresën për të rikthyer marrëveshjen, por ai nuk i plotësoi kërkesat e Moskës, tha të enjten ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, ndërsa priti homologun e tij turk, Hakan Fidan.

Zoti Lavrov tha se i kishte dhënë qeverisë turke një listë me veprimet që duhet të ndërmarrë Perëndimi në mënyrë që të rifillojnë eksportet e Ukrainës në Detin e Zi të. Bisedimet e planifikuara ndërmjet presidentëve Putin dhe Erdogan mund të ndihmojnë në zhbllokimin e marrëveshjes. Njoftimi i takimit të së hënës përkoi me nisjen e dy anijeve mallrash nga qyteti port i Ukrainës Yuzhne. Ndërkohë, zyrtarët rusë thanë të premten se mbrojtja ajrore interceptoi dronët që po u drejtoheshin tre prej rajoneve perëndimore të vendit. Guvernatorët rajonalë thanë se sistemet e mbrojtjes ndaluan tre dronë në rajonet Kursk, Belgorod dhe Moskë. Aeroportet e Moskës ndërprenë për pak kohë fluturimet, por nuk pati njoftime për dëme të mëdha apo lëndime, sipas autoriteteve ruse. Dronët, që synojnë objektivat brenda Rusisë, për të cilët Moska fajëson Ukrainën, janë bërë thuajse të përditshëm, ndërsa lufta ka hyrë në muajin e 19-të dhe forcat e Kievit po vazhdojnë kundërofensivën ndaj trupave ruse.

Kohët e fundit, dronët kanë arritur në zona në zemër të Rusisë. Strategjia e dukshme e Ukrainës është të nervozojë Rusinë dhe të shtojë trysninë mbi presidentin rus Vladimir Putin, megjithëse zyrtarët e Kievit kryesisht as marrin përsipër dhe as mohojnë përgjegjësinë për sulmet në territorin rus. Agjencia e lajmeve “Associated Press” nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë nëse dronët janë lëshuar nga Ukraina apo nga brenda Rusisë. Shefi i zbulimit ushtarak të Ukrainës, gjeneral major Kyrylo Budanov, tha në një intervistë për gazetën online "The War Zone" se "ne veprojmë nga territori i Rusisë". Ai nuk dha detaje të mëtejshme. Ndërkohë, imazhet satelitore të analizuara nga agjencia e lajmeve "Associated Press" tregojnë se sulmet me dron, që dyshohet se janë kryer nga Ukraina, të martën vonë, shkatërruan të paktën dy avionë transporti ushtarak Ilyushin Il-76 në një bazë ajrore ruse.

Sipas gjeneralit Budanov, avionët e transportit u vunë qëllimisht në shënjestër. Imazhet e marra të enjten tregojnë aeroportin ndërkombëtar “Princesha Olga Pskov”, që është një aeroport ushtarako-civil rreth 700 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën dhe afër Estonisë dhe Letonisë. Avionët e transporti ushtarak Ilyushin Il-76 me katër motorë janë ndër mjetet më të forta të kapacitetit të transportit ajror të ushtrisë ruse. Ata mund të ulen dhe të ngrihen në kushte të vështira. Ushtria ruse besohet se ka mbi 100 të tilla në flotën e saj. Imazhet e analizuara këtë të premte nga agjencia “Associated Press” , tregonin ato që dukej të ishin avionë të shkatërruar Il-76 në platformën e bazës ajrore. Dëmet nga goditja mund të vëreheshin edhe përreth platformës. Njëmbëdhjetë avionë të tjerë Il-76 u zhvendosën, ndoshta në një përpjekje për ta bërë më të vështirë që të goditeshin përsëri.

Imazhi satelitor është marrë në orën 13:03. sipas orës lokale atje. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të enjten se vendi i tij kishte zhvilluar një armë që goditi një objektiv 700 kilometra larg, me sa duket duke iu referuar sulmit ndaj bazës ajrore. Ai e përshkroi armën si të prodhuar nga Ministria e Industrive Strategjike të Ukrainës, por nuk dha detaje të tjera. Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, sugjeroi në një intervistë televize të premten se arma mund të fluturojë edhe më larg se distanca e përmendur Zelenskyy.

Marrë nga VOA

vladimir putin rexhep tajip erdogan

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin