5 June 2024, 21:08
Nga E. D
Vladimir Putin
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e paralajmëroi të mërkurën Gjermaninë se përdorimi i armëve gjermane nga Ukraina për të kryer sulme brenda Rusisë, do të shënonte “hap të rrezikshëm” dhe do t’i shkatërronte marrëdhëniet mes Berlinit dhe Moskës.
Së voni, Gjermania iu bashkua Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë leje Ukrainës t’i përdorë armët me rreze të gjata veprimi, me të cilat e furnizojnë ato, për të kryer sulme ndaj disa caqeve brenda Rusisë.
Putini tha se furnizimi i Ukrainës me tanke gjermane i tronditi shumë njerëz në Rusi.
“Tani, nëse ata përdorin raketa për sulme ndaj objekteve në territorin rus, marrëdhëniet Rusi-Gjermani do të shkatërrohen plotësisht”, tha Putin.
Gjermania ka qenë njëra prej mbështetësve më të mëdha të Ukrainës prej se Rusia e nisi pushtimin e saj në shkurt 2022, por deri së voni, Qeveria e kancelarit Olaf Scholz kishte ngurruar t’i jepte leje asaj për të kryer sulme brenda territorit të Rusisë.
Në muajt e fundit, Rusia ka kryer sulme të pareshtura ajrore dhe tokësore kundër Ukrainës, e cila po përballet me mungesë municioni.
Kievi i ishte lutur aleatëve ta përshpejtojnë dërgimin e municionit, si dhe ka kërkuar që t’i lejohet të përdorë armë me rreze të gjata veprimi – pasi e kishte të kufizuar përdorimin e tyre brenda territorit të Rusisë.
Më 31 maj, një zëdhënës i Qeverisë gjermane, duke konfirmuar se Ukrainës i lejohet t’i përdorë në mënyrë të kufizuar armët gjermane për sulme brenda Rusisë, tha: “Ne jemi të bindur se Ukraina ka të drejtë, me ligj ndërkombëtar, për ta mbrojtur veten kundër këtyre sulmeve”.
“Për ta bërë këtë, ajo mund t’i përdorë armët me të cilat furnizohet për këtë qëllim, në përputhje me detyrimet ligjore ndërkombëtare, përfshirë armët me të cilat e furnizojmë ne”, shtoi ai./REL
vladimir putin
Bota
5 June 2024, 20:50
E. D
foto ilustruese
FRANCË- Policia franceze ka arrestuar një 26-vjeçar me shtetësi të dyfishtë ukrainase dhe ruse pasi i jan&e...
Bota
5 June 2024, 20:20
E. D
te akuzuarit
ANGLI- Shtatë burra janë shpallur fajtorë për një sërë shkeljesh të abuzimit seksual ndaj dy vajzave a...
Bota
5 June 2024, 19:23
E. D
foto ilustruese
AFRIKË- 14 persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën kur një kamion përplasi automjetet,...
Bota
5 June 2024, 19:04
E. D
Robert Fico
SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është shfaqur për herë të parë në publik që k...
Bota
5 June 2024, 19:06
Dosja
Foto ilustruese
KOSOVË - Partia katalunase “Junts per Catalunya” ka dorëzuar këtë të mërkurë një propoz...
Bota
5 June 2024, 18:48
E. D
John Kirby
UKRAINA- Ukraina është lejuar të rrëzojë aeroplanët e Moskës mbi territorin rus me armë amerikane që...
Bota
5 June 2024, 18:45
B.Z
Pamje e fshatit Mekinicë në Leposavic.
KOSOVË - Në vendimin përfundimtar të Qeverisë së Kosovës për shpro...
Bota
5 June 2024, 18:20
E. D
António Guterres
NEW YORK- Planeti sapo shënoi një moment historik të ri tronditës, duke duruar 12 muaj radhazi vapë t...
Bota
5 June 2024, 17:56
E. D
joe biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden, ka treguar shenja të qarta të lodhjes fizike dhe mendore. Kështu shkruan gazeta Wall Street ...
Bota
5 June 2024, 17:40
E. D
pamje nga vendngjarja
ITALI- Një stuhi e fortë shkaktoi daljen e përroit Chiese gjatë natës, duke përmbytur rrugët n&eum...