LIVE UPDATES
Bota

Putini takon sot udhëheqësin e Koresë së Veriut, zotohet se bashkë do tejkalojnë saksionet e Perëndimit

Komentet e Presidentit Putin u bënë publike në median shtetërore të Koresë së Veriut disa orë para se ai të mbërrinte atje për një vizitë dy ditore në një kohë që të dy vendet kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërsa përballen me përshkallëzim të tensioneve me Washingtonin.

18 June 2024, 15:50 Nga E. D
Putini takon sot udhëheqësin e Koresë së Veriut, zotohet se
vladimir putin

KOREJA E VERIUT- Presidenti rus Vladimir Putin falenderoi Korenë e Veriut për mbështetjen që i ka dhënë ndërhyrjes ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës dhe tha se dy vendet do të bashkëpunojnë ngushtë për të tejkaluar sanksionet e drejtuara nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa qëndron sot në Phenian për një takim të nivelit të lartë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Komentet e Presidentit Putin u bënë publike në median shtetërore të Koresë së Veriut disa orë para se ai të mbërrinte atje për një vizitë dy ditore në një kohë që të dy vendet kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin ndërsa përballen me përshkallëzim të tensioneve me Washingtonin.

Në kryeqytetin e Koresë së Veriut, Phenian, rrugët ishin dekoruar me portrete të presidentit Putin dhe me flamuj rus. Në rrugë ishte vendosur një banderolë në të cilën shkruhej: E mirëpresim ngrohtësisht Presidentin e Federatës Ruse”.

Presidenti Putin i cili po zhvillon vizitën e tij të parë në Korenë e Veriut pas 24 vjetësh tha se e vlerëson lart mbështetje e saj të vendosur për aksionin e tij ushtarak në Ukrainë.

Ai tha se dy vendet do të vazhdojnë të “kundërshtojnë me vendosmëri” ato që i cilësoi si ambicie të Perëndimit “për të penguar zbatimin e një rendi botëror shumëpolar të bazuar në drejtësi dhe respektin e ndërsjellë për sovranitet, duke marrë parasysh interesat e secilit vend”.

Zoti Putin tha gjithashtu se Rusia dhe Koreja e Veriut do të zbatojnë marrëveshje tregtie dhe sisteme pagesash që “nuk kontrollohen nga Perëndimi” dhe se së bashku do të kundërshtojnë sanksionet e vëna ndaj dy vendeve, të cilat i cilësoi “të paligjshme dhe të njëanshme”.

Koreja e Veriut po përballet me sanksione të ashpra ekonomike nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të programeve të saj të raketave dhe armëve bërthamore, ndërsa Rusia po përballet me sanksionet e vëna nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj Perëndimorë për shkak të agresionit kundër Ukrainës.

Presidenti Putin tha se dy vendet do të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e turzmit, kulturës dhe arsimit.

Para se të nisej drejt Koresë së Veriut, zoti Putin udhëtoi drejt qytetit në lindje të Rusisë, Yakutsk, ku u njoftua se pati një takim me guvernatorin rajonal Aisen Nikolayev dhe u përditësua mbi projektet e rajonit në fushën e teknologjisë dhe mbrojtjes.

Vizita e presidentit Putin vjen mes shqetësimeve në rritje rreth një marrëveshjeje armësh që Pheniani të furnizojë Moskën me armatime shumë të nevojshme për luftën në Ukrainë në këmbim të ndihmës ekonomike dhe teknologjike që do të shtonte kërcënimin që bart programi i armëve dhe raketave bërthamore të zotit Kim.

Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut thonë se shkëmbimet ushtarake, ekonomike dhe të tjera mes Koresë së Veriut dhe Rusisë janë shtuar ndjeshëm që kur zoti Kim vizitoi Lindjen e largët ruse në shtator për të takuar zotin Putin, takimi i tyre i parë që nga viti 2019.

Zyrtarë nga Uashingtoni dhe Seuli e akuzojnë Korenë e Veriut se e ka furnizuar Rusinë me artileri, raketa dhe pajisje të tjera ushtarake që t‘i përdorë në Ukrainë, me gjasë në këmbim të ndihmës në fushën e teknologjisë ushtarake.

Si Pheniani ashtu edhe Moska i kanë mohuar akuzat mbi furnizimin me armë nga ana e Koresë së Veriut, akt që do të përbënte një shkelje të rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, të cilat vetë Rusia i ka mbështetur më parë.

Së bashku me Kinën, Rusia ka ofruar mbështetje politike mbi planet e udhëheqësit Kim për të çuar përpara programin bërthamor, duke bllokuar vazhdimisht përpjekjet e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara për sanksione të tjera nga ana e Kombeve të Bashkuara lidhur me provat e saj të armëve.

Në muajin mars, vetoja e Rusisë në Kombet e Bashkuara i dha fund mbikqyrjes së sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Koresë së Veriut mbi programin e saj bërthamor, duke nxitur akuzat e Perëndimit se Moska po kërkon të shmangë mbikqyrjen ndërsa blen armë nga Pheniani për t’i përdorur në Ukrainë.

Zyrtarë amerikanë dhe ata të Koresë së Jugut kanë thënë se po shqyrtojnë alnternativat për një mekanizëm të ri për mbikqyrjen e programit të Koresë së Veriut.

John Kirby, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare tha se thellimi i marrëdhënieve mes Moskës dhe Phenianit është shqetësuese, “jo vetëm për shkak të ndikimit që mund të ketë tek populli ukrainas, sepse ne e dimë që raketat balistike të Koresë së Veriut vazhdojnë të përdoren për të goditur objektivat ukrainase, por edhe sepse mund të ndikojë në sigurinë në gadishullin Korean”.

Lim Soosuk, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut, tha se Seuli u ka thënë autoriteteteve të Moskës se çdo bashkëpunim ndërmjet Rusisë dhe Koresë së Veriut nuk duhet "të shkelë rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB0-së, ose të minojë paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon".

Tensionet mes Koreve janë në pikën më të nxehtë të viteve të fundit, me një temperaturë të shtuar që po çon në një cikël përplasjeje “dhëmbë për dhëmbë”, mbas testeve të armëve (bërthamore) të Phenianit dhe stërvitjeve të përbashkëta ushtarake të Shteteve të Bashkuara, Koresë e Jugut dhe Japonisë.

Po ashtu, gjatë kohëve të fundit, Koreja e Veriut ka dërguar balona me mbeturina në Korenë e Jugut dhe Seuli ka rinisur transmetimin e propagandës me altoparlantë kundër Phenianit.

Ushtria e Koresë së Jugut tha se ushtarët qëlluan në shenjë paralajmërimi për të zmbrapsur ushtarët e Koresë së Veriut, të cilët kaluan përkohësisht kufirin tokësor të martën, për herë të dytë gjatë këtij muaji.

Presidenti Putini është përpjekur vazhdimisht të rindërtojë lidhjet me Phenianin në kuadër të synimeve të tij për të rivendosur ndikimin dhe aleancat e epokës sovjetike të vendit të tij. Lidhjet e Moskës me Korenë e Veriut u dobësuan pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991. Kim Jong Un u takua për herë të parë me zotin Putin në vitin 2019 në Vladivostok të Rusisë.

Pas Koresë së Veriut, Kremlini njoftoi se zoti Putin do të vizitojë Vietnamin të mërkurën dhe të enjten për bisedime që pritet të përqendrohen tek tregtia. Shtetet e Bashkuara, të cilat prej vitesh kanë forcuar lidhjet dhe përshpejtuar tregtinë me Vietnamin, e kritikuan vizitën e planifikuar të presidentit rus.

"Ndërsa Rusia vazhdon të kërkojë përkrahje ndërkombëtare për të mbështetur agresionin e paligjshëm dhe të egër kundër Ukrainës, ne përsërisim se asnjë vend nuk duhet t'i japë zotit Putin një mundësi për të inkurajuar agresionin, përndryshe do t’i krijonte atij shansin që mizoritë t’i paraqesë si normalitet", thuhet në deklaratë të zëdhënësit të ambasadës amerikane në Vietnam./VOA

vladimir putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin