7 December 2022, 14:14
Nga I.A
Kosove
KOSOVË- Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se janë duke pritur vlerësimin e situatës në veri nga organet e sigurisë “për hapat e mëtejmë” për zgjedhjet në veri. Ai ka shkruar në Facebook se institucionet e Kosovës kanë treguar gatishmërinë për të ofruar kushtet e nevojshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.
“Pengimi apo pamundësimi i tyre [zgjedhjeve] është sulm ndaj demokracisë”.
“Bandat kriminale mund edhe mos të marrin pjesë në zgjedhje, por ato nuk mund ta diktojnë mbajtjen apo jo të zgjedhjeve demokratike. Aktet e dhunës dhe veprimet kriminale duhet të dënohen njëzëri”, ka shkruar ai.
Të martën grupe të qytetarëve serbë në veri penguan hapjen e zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke shkaktuar edhe incidente me armë zjarri dhe granata.
Më herët gjatë ditës, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës "duhet të jetë prioriteti më i lartë", dhe se aktualisht nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës.
Zgjedhjet në katër komunat e banuara me shumicë serbe - Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan - janë planifikuar të mbahen më 18 dhjetor. Edhe shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë thënë më 7 dhjetor se janë të shqetësuar për situatën në veri të vendit.
Zgjedhjet u shpallën pasi kryetarët e tyre dhanë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj planit të Qeverisë së Kosovës për t'i riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri. Lista Serbe - partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila me mbështetjen e Beogradit zyrtar i udhëhoqi këto komuna - i kundërshton këto zgjedhje.
Udhëheqësit e Kosovës i dënuan incidentet e së martës, ndërsa kryeministri Albin Kurti paralajmëroi shtim të forcave në veri. Zyrtarë të KQZ-së thanë, po ashtu, se në rrethana të tilla, "nuk mund të punohet sipas planeve të parapara".
Marrë nga REL
qeveria e kosovës
Bota
7 December 2022, 13:41
a.l
Papa Françesku
UKRAINË- Papa Françesku përkujtoi përvjetorin e 'Operacionit Reinhardt' në Luftën e Dytë Bo...
Bota
7 December 2022, 13:44
A.B
Dritan Abazoviç
BRUKSEL- Në sesionin e diskutimeve që u zhvillua dot në Bruksel pas samitit të djeshëm të Tiranës...
Bota
7 December 2022, 12:47
a.l
Mary O'Connor
SHBA- Shefja e Policisë së Tampës, SHBA, Mary O’Connor, e cila kërkoi të lirohej pas një ndalese p&...
Bota
7 December 2022, 12:50
I.A
Kyriakos Mitsotakis dhe kryepeshkopi Anastas
TIRANË- Ballkani Perëndimor dhe Shqipëria i përkasin zemrës së Evropës, i t...
Bota
7 December 2022, 12:24
I.A
Postimi
KOSOVË- Një marshim do të bëhet nesër në mesditë në Prishtinë. Më 8 dhjetor në orën 12:...
Bota
7 December 2022, 12:16
I.A
Elisabeth Borne
FRANCË- Kryeministrja franceze Elisabeth Borne, njoftoi këtë të mërkurë se nga fillimi i janarit do të j...
Bota
7 December 2022, 12:07
I.A
Dmytro Kuleba
UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba renditi dy kushte për të nisur një proces të "di...
Bota
7 December 2022, 11:43
a.l
Gjermani
GJERMANI- Janë zbardhur detaje të reja nga operacioni antiterrorizën në Gjermani. Mediat e huaja bëjnë me dije se me...
Bota
7 December 2022, 11:48
I.A
Mitrovice
KOSOVË- Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, kanë thënë se jan&eum...
Bota
7 December 2022, 11:44
I.A
Xhelal Sveçla
KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “grupe të organizu...