LIVE UPDATES
Bota

Qyteti smart më i madh në Europë po ngrihet në Greqi

Qyteti i ardhshëm do të ketë burime të qëndrueshme energjie dhe hapësira të gjelbra të bollshme, që Athinës i mungojnë aktualisht.

7 May 2024, 15:27 Nga M.B
Qyteti smart më i madh në Europë po ngrihet në Greqi
Foto ilustruese

GREQIA- Përgjatë bregut të Athinës, një kompleks i madh shtëpish, hotelesh, marinash dhe më shumë, po merr formë. Në vijën bregdetare jugore të kryeqytetit të Greqisë, një plan i shumëpritur për të shndërruar ish-aeroportin e qytetit, në qytetin inteligjeng (smart city) më të madh në Europë, më në fund po merr vrull. Pas një dekade vonese, po shfaqet vizioni i Ellinikon. Kulla Marina, qe së shpejti që do të jetë qiellgërvishësi i parë i Greqisë, ka filluar të ngrihet. Skeletet prej hekuri të apartamenteve, po marrin formë. Qyteti i ardhshëm do të ketë burime të qëndrueshme energjie dhe hapësira të gjelbra të bollshme, që Athinës i mungojnë aktualisht.

“Kishte mosbesim të justifikueshëm” tha Odisseas Athanasiou. Athanasiou është drejtuesi ekzekutiv i Lamda, zhvilluesi që qëndron pas këtij projekti.

I shtrirë në 6200 hektarë, rreth 20 minuta larg Athinës, Ellinikon do të transformojë, si vijën bregdetare, ashtu edhe vendin. Është lloji i projektit, që shihet normalisht në Kinë ose Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe një shenjë e ringjalljes së Greqisë pas krizës, si dhe entuziazmit pasues të investitorëve. Zhvilluesit, parashikojnë se do të shtojë 2.5 pikë përqindje në PBB-në e Greqisë, do të krijojë deri në 80,000 vende të reja pune dhe do të gjenerojë të ardhura tatimore, prej më shumë se 10 miliardë euro, pas përfundimit të tij në 2037. Gjithashtu, pritet të tërheqë një milion turistë shtesë në vit, të cilët do të zgjedhin të qëndrojnë në Mandarin Oriental Hotel apo një resort-kazino të integruar.

Sektori i turizmit në Greqi, është rimëkëmbur, që nga epoka Covid, me 32 milionë vizitorë vitin e kaluar dhe është në rrugën e duhur këtë vit, për të parë një numër rekord hyrjesh. Për ata, që duan të qëndrojnë përgjithmonë, tashmë janë nxjerrë në shitje 243 njësi, në lagjen e quajtur Athina e Vogël dhe 140 janë rezervuar. Apartamentet Marina Tower, vilat dhe apartamentet buzë plazhit, u shitën të parat dhe Lamda njoftoi në fillim të këtij muaji, se të ardhurat nga shitja e pronave, kanë arritur në 641 milionë euro, që nga marsi i kaluar. Shumica e blerësve, kanë qenë shtetas grekë dhe qyteti pritet të strehojë deri në 20,000 njerëz, në rreth 10,000 rezidenca, brenda 13 viteve të ardhshme.

Duke punuar sipas konceptit të planifikimit urban të ‘qytetit 15-minutësh’ (15-minute city), banorët e Ellinikon, do të kenë mundësi të shkojnë në shkolla, parqe, zyra, dyqane dhe madje edhe plazh, në më pak se një çerek ore. Softueri, për të mbikëqyrur shërbimet e mbetjeve, ujit dhe energjisë, do të instalohet në të gjithë kompleksin. “Është një qytet smart, nga fillimi në fund,” tha Athanasiou, duke shtuar, “ne na pëlqen ta quajmë atë “Parajsa e kodit postar”.

Procesi i fillimit të zbatimit të projektit, nuk ka qenë i qetë. Kur Lamda bleu tokën në vitin 2014, pjesë të saj, ishin të mbushura me rrënojat e ish-aeroportit – duke përfshirë avionët e braktisur – ndërsa pjesët e tjera, strehonin refugjatë dhe emigrantë pa dokumente. Zona e plazhit, kishte godina dhe objekte sportive të harruara prej kohësh. Vonesat, në procesin e dhënies së lejeve, i zvarritën gjërat më tej, dhe fakti që Greqia, ishte në fakt e falimentuar, kur projekti u propozua, e bëri të dukej edhe më e pamundur, që ai të realizohej.

“Ne kishim një sektor ndërtimi në Greqi, që ishte në pikën më të ulët në dhjetë vjet, për shkak të krizës,” shpjegoi Athanasiou. “Njerëzit ishin larguar nga vendi, dhe kompanitë e ndërtimit, nuk ishin aq të forta sa dikur. Rritja e kostove të ndërtimit, për shkak të krizës energjetike, pas problemit në Ukrainë, e përkeqësoi situatën.”

Ndërkohë që këto sfida janë zbutur, Lamda ishte – dhe është – ende duke u përballur me mungesën e fuqisë punëtore. Rreth 7,000 punëtorë do të nevojiten, kur ndërtimi të fillojë vitin e ardhshëm, rreth ndërtimit të qendrës tregtare Ellinikon. Lamda ka rreth 2000 punëtorë për momentin dhe është në bisedime të avancuara me kontraktorët, për importimin e punëtorëve të ndërtimit nga vende të tjera.

Megjithatë, Athanasiou e përshkroi sfidën më të madhe të kompanisë, si “mungesa e besueshmërisë”. Përpara se të fillonte ndërtimi, CEO tha, “Vendi ishte i falimentuar, projekt ishte i madh edhe për standardet europiane, e aq më shumë për Greqinë dhe një kompani, që nuk kishte marrë kurrë më parë një projekt si ky”.

Megjithatë, këto pengesa janë zbehur gradualisht, pasi qyteti i ri është bërë realitet. Deri në fund të verës, shtatë ndërtesa të reja apartamentesh, do të jenë të dukshme nga bregu, së bashku me qiellgërvishësin në ndërtim. Deri në fund të vitit, ndërtesa shumëkatëshe do të ketë arritur lartësinë 100 metra dhe numri i ndërtesave rezidenciale buzë detit, do të jetë rritur në 15. Deri në fund të vitit 2025, një qendër sportive me fusha futbolli, fusha tenisi dhe pishinat, do të hapen për publikun.

“Deri në Krishtlindjet e vitit 2026,” tha Athanasiou, “ne duam, që banorët të jetojnë në shtëpitë e tyre.”

Ndërsa ekonomia e Greqisë, rimëkëmbet nga kriza dhjetëvjeçare, interesi po rritet edhe nga investitorët. Pavarësisht rritjes me gati 16% në vitin 2023, aksionet e Lamda kanë mbetur të ngecur rreth 7 euro, gjë që Athanasiou ia atribuon ‘dhimbjes’ më të gjerë, në tregun e pasurive të paluajtshme. “Qëllimi ynë strategjik është të diversifikojmë asetet e investimit, qendrat tregtare dhe marinat,” tha CEO. Kompania ka vendosur investitorë të mundshëm në MB dhe SHBA, në marinat e Ellinikon, dhe po pret çastin e duhur, për të listuar në bursë qendrat tregtare.

Ka gjithashtu arsye, për të menduar se Ellinikon, do të jetë fitimprurës që këtu e tutje. Lamda, e blerë nga shteti grek për 915 milionë euro në vitin 2014, rezidencat buzë plazhit tani shiten për 15,000 euro për metër katror. “Ka një vlerë të madhe të fshehur” në rezultatet e kompanisë, thotë Athanasiou. Ofertat për sipërfaqet e tokës përreth qendrës tregtare dhe zyrave, kanë kaluar gjithashtu 2000 euro për metër katror. “Kjo është pothuajse trefishi i vlerës në librat tanë,” vuri në dukje ai.

Shkurtimisht, optimizmi është i lartë. Dhe sa i përket shqetësimit, se turistët, që dynden në Athinë, mund të jenë më të interesuar për historinë e qytetit të lashtë, sesa për pajisjet e tij moderne, CEO i Lamda nuk është i shqetësuar.

“A ka ndonjë arsye pse dikush, që viziton Ellinikon, do të vendosë të mos shkojë të shohë edhe Akropolin apo Sounion?” U habit Athanasiou. Në të njëjtën kohë, “a ka ndonjë mënyrë, që ata të dëgjojnë për një vend aty pranë me ndërtesat më të larta, një resort kazinoje, dhe të zgjedhin të qëndrojnë vetëm në Akropoli?”/ Monitor

greqia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin