LIVE UPDATES
Bota

Racizmi dhe varfëria në Gjermani, dy anët e medaljes?

Njerëzit me ngjyrë, muslimanët dhe njerëzit nga Azia janë më të rrezikuarit nga varfëria, tregon një studim i ri. Nuk ndikon tepër madje as shkollimi i tyre.

9 May 2024, 08:20 Nga r.ll
Racizmi dhe varfëria në Gjermani, dy anët e medaljes?
foto ilustruese

GJERMANI- Racizmi është shumë i përhapur në Gjermani. Por çfarë pasojash konkrete mund të ketë për ata që janë prekur prej tij? Qendra Gjermane për Kërkimin, Integrimit dhe Migracionit (DeZIM) në Berlin e trajtoi këtë çështje në një studim. Sociologët Zerin Salikutluk dhe Klara Podkovik donin të zbulonin nëse ka një lidhje midis racizmit dhe varfërisë. Dhe arriti në përfundimin se - ka.

Baza e analizës së tyre është Monitori Kombëtar i Diskriminimit dhe Racizmit (NaDiRa), në të cilin Salikutluk bashkëpunon. "Nëse shikoni statistikat zyrtare ose raportet e qeverisë gjermane mbi varfërinë dhe pasurinë, ato ndahen kryesisht midis atyre me prejardhje migrante dhe atyre me shtetësi gjermane. Por cila është gjendja e njerëzve që janë të prekur nga racizmi në Gjermani – nuk mund të themi asgjë për këtë deri më tani”.

Diskriminimi i përditshëm

Për të hedhur më shumë dritë mbi këtë fushë janë bërë hulumtime të ndryshme, shpjegon studiuesi në një intervistë për DW. Sistemi arsimor, tregu i punës, tregu i banesave dhe sistemi shëndetësor, kanë qenë disa prej fushave të studiuara. Studime të tjera kanë treguar tashmë se diskriminimi ndodh kur kërkoni një punë. E gjithë kjo rrit rrezikun që njerëzit të jetojnë nën kufirin e varfërisë.

Në Gjermani, ata që kanë më pak se 60 për qind të të ardhurave mesatare konsiderohen si të rrezikuar nga varfëria. Në vitin 2023 ky nivel ishte 1.310 euro në muaj. Nën këtë kufi, siç thonë ata, ishin pesë për qind e gjermanëve vendorë. Ndërsa në mesin e njerëzve me ngjyrë, myslimanëve dhe njerëzve nga Azia, kishte një mesatare prej plot 20 për qind.

Shkollimi i mirë dhe varfëria

Në të njëjtën kohë, një arsim i mirë (duke u nisur nga një diplomë master e deri në një doktoraturë nga një universitet) mbron vetëm në raste të caktuara nga një situatë e vështirë financiare. Nga gjermanët pa prejardhje migrante me shkollim të mirë, pesë për qind deklaruan se janë të kërcënuar nga varfëria. Ndërsa njerëzit që kanë përjetuar ndonjëherë racizëm raportuan një rrezik dy deri në shtatë herë më të madh të varfërisë.

Burrat myslimanë janë më të prekurit me 33 për qind. Autorja e studimit, Zerin Salikutluk, ka këtë shpjegim për këtë: rreth 20 për qind e të anketuarve të besimit mysliman kanë ardhur në Gjermani pas vitit 2013 - kryesisht nga Siria dhe Afganistani. Pra nga vendet që ishin shumë të prekura nga lufta dhe varfëria. E tek refugjatët tashmë dihet se ata janë më të kërcënuarit nga varfëria për shkak të aksesit më të vështirë në tregun e punës”.

Nëse emri tingëllon i huaj…

Megjithatë, diskriminohen edhe personat me origjinë të huaj që kanë jetuar në Gjermani për shumë më gjatë ose kanë lindur madje në këtë vend dhe kanë nënshtetësi gjermane. Salikutluk kujton eksperimentet në të cilat dërgoheshin aplikime për një vend të lirë pune me kualifikime të njëjta, por me emra të ndryshëm. Rezultati ishte si më poshtë: "Njerëzit, emri i të cilëve tingëllon turqisht, kanë më pak shanse të ftohen në një intervistë për një punë."

Rezultatet e këtij hulumtimi tregojnë se është e nevojshme të merren masa të synuara në luftën kundër varfërisë dhe të inkurajohen mundësitë e barabarta për grupet që janë të diskriminuara, thotë Salikutluk. Në studim jepen edhe propozime konkrete se si të tejkalohet gjendja. Një prej rekomandimeve është njohja e diplomave të marra jashtë vendit, thuhet në studim.

Si të ulni shkallën e varfërisë?

"Kjo do të përshpejtonte hyrjen e refugjatëve dhe emigrantëve të tjerë në tregun gjerman të punës dhe do të mundësonte aksesin e specialistëve me diploma të huaja në profesione të përshtatshme”, thuhet në studim. Për integrim më të shpejtë në tregun e punës, ekipi rreth Zerin Saliktluk dëshiron akses më të shpejtë në kurset e gjuhës dhe kurset e integrimit. Sepse, vetëm nëse është e mundur që të ardhurat nga disa punë të mbulojnë nevojat e jetesës, shkalla e varfërisë te refugjatët mund të ulet./DW

gjermani racizmi dhe varferia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin