29 August 2023, 15:00
Nga a.l
Ebrahim Raisi
IRAN- Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, tha se Perëndimi ka dështuar ta izolojë vendin e tij, përderisa nuk e përjashtoi mundësinë e rinisjes së bisedimeve për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore.
“Armiku tentoi të ndjekë dy strategji: një ishte për ta izoluar Iranin nga bota dhe tjera ishte që ta dekurajonte kombin iranian. Të dy strategjitë dështuan. Perëndimi nuk pati sukses që ta izolonte Iranin”, tha ai në një konferencë për media në Teheran.
Raisi iu referua sanksioneve të vendosura ndaj Iranit që kur Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja bërthamore më 2018, por edhe protestave që shpërthyen në shtator të vitit 2022, pas vdekjes së një gruaje të re që ishte në paraburgim.
Presidenti ultrakonservator tha se Irani po vazhdon të kërkojë “heqjen e sanksioneve” përmes negociatave për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore që Teherani dhe fuqitë botërore arritën më 2015.
Por, ai shtoi se “ne nuk do të lidhim ekonominë e shtetit tonë me dëshirat” e shteteve perëndimore.
Tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit janë ulur gjatë këtij muaji pas njoftimit të një marrëveshjeje, sipas së cilës, Irani do të lirojë pesë të burgosur amerikanë në këmbim të kthimit të 6 miliardë dollarëve, fonde iraniane që ishin ngrirë në Korenë e Jugut. Por, kjo marrëveshje nuk përfshin edhe mundësinë e rikthimit në marrëveshjen bërthamore të Uashingtonit./ REL
ebrahim raisi
Bota
29 August 2023, 14:24
a.l
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehet se masat e BE-së po e dëmtojnë vendin në aspektin financiar. Në n...
Bota
29 August 2023, 14:19
a.l
Hollywood
Greva e shkrimtarëve të televizionit dhe filmit ka kaluar kufirin 100-ditor dhe WGA dhe producentët televizivë nuk kanë ...
Bota
29 August 2023, 14:13
a.l
Foto ilustruese
Komisioni Evropian (KE) nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian...
Bota
29 August 2023, 14:02
a.l
UNICEF
UKRAINË- Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ka blerë dhe dorëzuar 20 ambulanca neonata...
Bota
29 August 2023, 13:53
a.l
Roberto Calderoli
ITALI- Ministri për Çështjet Rajonale dhe Autonomitë, Roberto Calderoli, ka marrë një letë...
Bota
29 August 2023, 13:41
a.l
Korfuz
Problemi teknik që u raportua dje në sistemet e kontrollit të trafikut ajror të Britanisë vazhdon të shqet&e...
Bota
29 August 2023, 13:33
a.l
Roberta Metsola
GREQI- Kryetarja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola është duke shijuar ditët e fundit të verës n&eu...
Bota
29 August 2023, 13:13
a.l
El Nino
Çmimet e ushqimeve pritet të rriten në muajt e ardhshëm si pasojë e “El Niño”, sipas një artiku...
Bota
29 August 2023, 13:11
f.i
Imran Khan
PAKISTAN- Gjykata e Pakistanit pezulloi dënimin për korrupsion dhe dënimin me tre vjet burg të ish-kryeministrit t...
Bota
29 August 2023, 13:10
a.l
Iran
IRAN- Autoritetet iraniane kanë shkarkuar të paktën 10 profesorë universitarë të cilët i kishin mbështetur pro...