LIVE UPDATES
Politike

"Domani": Rama dhe Meloni, dy kryeministra që urrejnë median e lirë

Dy kampionë në artin e viktimizimit, të cilët kërkojnë armiq kudo, vetëm që të shmangin problemet reale.

6 June 2024, 14:24 Nga Giovanni Tizian
"Domani": Rama dhe Meloni, dy kryeministra që urrejnë median
edi rama, giorgia meloni

ITALI-Porti i Shëngjinit i kthyer në një skenë farsë me dy protagonistë, kryeministren Giorgia Meloni dhe Edi Rama. Dy kampionë në artin e viktimizimit, të cilët kërkojnë armiq kudo, vetëm që të shmangin problemet reale. Meloni është e shqetësuar për zgjedhjet e ardhshme evropiane. Konfirmimi është udhëtimi i kotë, një reklamë elektorale, nën shoqërinë e socialistit Edi Rama për të ripërsëritur se qendrat do të ndërtohen, pavarësisht vonesave, kritikave dhe atyre gazetarëve që vazhdojnë të ndërhyjnë në rrugën tek e cila gati 1 miliard euro të komunitetit do të shpërdorohen.

Udhëtimi shqiptar është vetëm kapitulli i fundit i serialit të transmetuar në frekuencat e Palazzo Chigi-t me titull, le të supozojmë, ‘Për një grusht vota’. Në fakt, kjo pasohet nga shtrëngimi institucional i Vicenzo De Luca-s me gjuhën e ndyrë bashkëngjitur, ‘Unë jam ajo budallaqja Meloni’, në favor të kamerave të ekipeve të sa të rrjeteve sociale. Dhe vjen pak orë pas takimit të parregullt të prokurorit kombëtar antimafia, Giovanni Melillo, për të paraqitur zyrtarisht një ankesë kundër mashtrimeve të dekreteve rrjedhëse të kontaminuara nga organizatat mafioze. Një fakt i njohur tashmë prej të paktën tre vitesh dhe që Meloni e zbulon papritur pesë ditë para zgjedhjeve.

Gabime gramatikore institucionale, tregues i një lideri që nuk është aq i fortë sa do që ajo të besojmë. Megjithatë, bie në sy heshtja e saj përballë monologut të Ramës që sulmon gazetën tonë (Domani), investigimin e RAI-3 (Report) dhe shkon deri në surrealizëm duke mohuar ekzistencën e mafies në vendin e tij. Nëse nuk do të kishte ndodhur vërtet, mund të dukej si komploti i një filmi fantastiko-shkencor.

Ndonëse fjalët e Ramës për ‘Domnani’ janë të rënda, ka një fakt edhe më shqetësues: kur, duke marrë fjalën, Meloni simpatizon, ‘edhe në emër të popullit italian’, për sulmet (siç i përcakton ajo artikujt) që janë bërë për kryeministrin e Shqipërisë.

Teatri i vogël kurioz në të cilin kryeministrja e të gjithë italianëve legjitimon sulmet (sigurisht që janë) ndaj gazetarëve që hetonin aferat mafioze në Shqipëri. Heshtja nuk duhet të na befasojë kur dihet që kryeministrja nuk na pëlqen ne, e për më tepër në 10 korrik zhvilohet seanca e parë e gjyqit për shpifje ndaj Emiliano Fittipaldi (drejtorit të Domani) pas padisë së Melonit për shkak të një artikulli që asaj nuk i pëlqeu.

Meloni ka pohuar gjithmonë se filloi të merrej me politikë pas vdekjes së Paolo Borsellino.

Për të, përsërit vazhdimisht ajo, ai është një shembull. Kush e di se si do t'i kishte komentuar gjyqtari i vrarë nga mafia siciliane, deklaratat mohuese të Ramës për krimin e organizuar të lëshuara gjatë konferencës për shtyp, brenda qendrës së Shëngjinit.

Rama akuzoi Domanin se ka dhënë një imazh ‘mafioz’ për Shqipërinë.

Faji ynë është publikimi i një raporti me titull ‘Qendrat e emigrantëve në bastionin e mafias’. Sipas Ramës ‘nuk ka mafia’ dhe koncepti shërben vetëm ‘për të hedhur baltë’. Madje ai arrin deri aty sa jep edhe analizën e tij për fenomenin mafioz në përgjithësi: ‘Grupet kriminale shqiptare nuk janë mafioze, sepse nuk kanë një strukturë nga lart-poshtë, por horizontale’. E tha vërtet. Por është një gënjeshtër. Aleatët më të mirë të ‘grupeve shqiptare’ janë klanet 'Ndrangheta dhe Camorra, të cilat kanë një strukturë horizontale. Në Itali ka edhe dënime që vërtetojnë aleancën mafioze mes klaneve shqiptare, kalabreze dhe të Kampanias.

Një treshe që së bashku menaxhon më shumë se gjysmën e trafikut të kokainës që hyn në Evropë. Ata kanë kontakte të drejtpërdrejta me kartelet kolumbiane dhe meksikane.

Në Holandë ata kanë kthyer një sipërmarrje të vërtetë, të përbashkët, për të shfrytëzuar sa më shumë portin e Roterdamit.

Madje Rama shkon deri aty sa thotë se ka folur me superprokurorin e Tiranës dhe se prokurori autoritar i ka konfirmuar analizat e tij. Nuk e dimë përmbajtjen e dialogut mes prokurorit të SPAK dhe kryeministrit, por është kurioz fakti që një kryeministër fut në valle zyrën që në fund të muaji Maj kreu një hetim delikat në bashkinë e Lezhës.

Një rrëfim për këtë investigim e kemi dhënë në artikullin e publikuar dhe kontestuar nga Rama.

Lezha është bashkia në të cilën janë zonat ku do të vendosen qendrat italiane të emigrantëve. Lista e krimeve të dyshuara ndaj të dyshuarve për të cilët kemi shkruar ne, mjafton që lexuesi të krijojë një ide mbi kapacitetin kriminal të këtyre grupeve që për Ramën nuk janë mafioze: vrasje, tentativë vrasje, korrupsion, shpërdorim detyre, trafik emigrantësh, rrahje, lojëra të fatit, bixhoz, kërcënime.

Të përfshirë në këtë operacion kompleks të prokurorisë gjejmë si policë nga Lezha, drejtues klanesh dhe një politikan, ish-deputeti socialist Arben Ndoka, i akuzuar gjithashtu se ka ngritur një organizatë kriminale për të kryer një vrasje.

Ndoka konsiderohet shumë i afërt me kryeministrin Edi Rama. Dhe ndoshta ishte përmendja e këtij emri që e mërziti më shumë partnerin e ri politik të Melonit?

Gënjeshtrat e Ramës për mafian të kujtojnë ato të politikanëve sicilianë demokristiane që u zunë duke bërtitur ‘po çfarë mafie, çfarë mafie’.

Ata e bënë për të fshehur ekzistencën e një fuqie kriminale që po gllabëronte vendin.

Ishte sistemi i portretizuar nga Leonardo Sciascia në ‘Dita e Bufit’.

Një epokë e largët.

Ndoshta jo për Shqipërinë.

Marrë nga Domani.

edi rama giorgia meloni

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin