LIVE UPDATES
Bota

Refugjatët dhe migrimi, kritika të ashpra ndaj Gjermanisë

Raporti Global për Refugjatët është një thirrje për qeverinë e re gjermane që të mos veprojë e vetme në nivel kombëtar. Në vend të kësaj, Gjermania duhet të luajë një rol pionier në Evropë.

21 May 2025, 08:50 Nga r.ll
Refugjatët dhe migrimi, kritika të ashpra ndaj Gjermanisë
foto ilustruese

GJERMANI- «Politika gjermane ndaj refugjatëve nuk është në lartësinë e sfidave globale», thotë drejtpërdrejt Benjamin Etzold. Rasti është prezantimi në Berlin i Raportit të tretë Global për Refugjatët. Studiuesi në Qendrën Ndërkombëtare për Studimin e Konflikteve në Bonn (BICC) kujton fushatën zgjedhore parlamentare gjermane. Kjo u karakterizua kryesisht nga çështja e refugjatëve dhe migrimit.

Debatet u përqendruan kryesisht te Gjermania dhe ishin "të nxehta”, thotë studiuesi i refugjatëve. Sipas mendimit të tij, kjo do të vazhdojë edhe nën qeverinë e re gjermane. Megjithatë, Etzold kritikon faktin se kjo nuk bazohet në fakte dhe përfundime shkencore. Dimensioni global i ikjes dhe zhvendosjes injorohet kryesisht.

Kontrollet kufitare si instrument parandalimi?

Eksperti i migrimit kritikon ashpër edhe shtrëngimin e kontrolleve kufitare dhe kthimin e refugjatëve: Ato shërbejnë si pengesë dhe efektiviteti i tyre është i mbivlerësuar, thotë Etzold. Kolegu i tij Franck Düvell i Universitetit të Osnabrück-ut mbështet këtë pikëpamje: "Nëse dikush kthehet mbrapsht, ai përpiqet përsëri e përsëri, derisa të mbërrijë në vend."

Kjo vlen si për kufijtë e brendshëm ashtu edhe për ata të jashtëm të Bashkimit Evropian (BE). "Kur një rrugë mbyllet, ka një tjetër menjëherë pranë saj. Kjo ndonjëherë është më e rrezikshme, por atëherë është më e frekuentuar", thotë Düvell, duke shpjeguar efektin që ai dhe ekspertë të tjerë e kanë analizuar shpesh. Kjo, nga ana tjetër, tërheq kriminelë: kontrabandistët e njerëzve.

Si fitojnë para bandat e kontrabandës nga njerëzit

Studiuesi i refugjatëve aludon për migrimin e parregullt, ndonjëherë të paligjshëm dhe shpesh kërcënues për jetën: "Mund të jenë dokumente të falsifikuara, mund të jenë vende fshehjeje në kamionë, mund të jenë anije të papërshtatshme për lundrim", thotë Düvell, duke përshkruar metodat e përdorura nga bandat e kontrabandës në të gjithë botën që janë vërejtur për shumë vite. "Ky është efekti anësor i padëshirueshëm që e shohim herë pas here me këto lloj masash."

Në këtë kontekst, ekspertët e refugjatëve dhe migrimit i bëjnë thirrje qeverisë së re gjermane dhe bashkësisë ndërkombëtare që të bashkojnë përsëri forcat: "Ekziston një nevojë urgjente për të ringjallur politikën shumëpalëshe për refugjatët, edhe pa përfshirjen e SHBA", thotë Benjamin Etzold i Qendrës Ndërkombëtare për Studime të Konflikteve në Bonn. "Gjermania mund dhe duhet të marrë një rol pionier këtu në Evropë dhe globalisht, në vend që të ndjekë vetëm përpjekjet kombëtare."

Përmirësimi i perspektivave të jetesës në vend

Gjithnjë e më shumë njerëz që kërkojnë mbrojtje i mbajnë të mbyllur në vazhdimësi në kampe, i ushqejnë dhe kujdesen për ta atje, kritikon drejtpërdrejt eksperti. Për shkak të mungesës së perspektivave në kampe, gjithnjë e më shumë refugjatë largohen, shumë prej tyre vijnë drejt Gjermanisë.

Etzold beson se ka vetëm një mënyrë për të ndryshuar këtë situatë: "Në fund të fundit, vetëm siguria ligjore dhe perspektivat e përmirësuara të jetës në terren mund të zvogëlojnë presionin për të vazhduar emigrimin dhe për të parandaluar migrimin e parregullt në Gjermani."

Etzold beson se njoftimi i qeverisë së re gjermane se synon t'i japë fund në një masë të madhe aksesit ligjor në Gjermani përmes programeve të pranimit humanitar ose ribashkimit familjar, është kundërproduktiv. Ai beson se kjo mund të inkurajojë edhe migrimin e parregullt, të cilin ne duam ta luftojmë.

"Atëherë i hapet dera arbitraritetit"

Kolegia e tij, Petra Bendel, nga Universiteti i Erlangen-Nurembergut, madje druhet se Gjermania mund të shkelë ligjin me prapësimet në kufi. Ajo i referohet të drejtës individuale për azil të sanksionuar në Kushtetutë, në Ligjin Themeltar dhe në legjislacionin evropian. "Po t'i japësh politikës përparësi mbi këtë të drejtë, kjo hap derën për arbitraritet."/DW

gjermani

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin