LIVE UPDATES
Aktualitet

Regjistrimet deri në 24 shkurt/ Hapet thirrja për mësuesit e rinj që duan të fitojnë licencë, ja kriteret

I gjithë procesi përmbyllet brenda muajit shkurt, ndërsa provimet parashikohet të mbahen përgjatë prillit.

9 February 2023, 16:47 Nga a.l
Regjistrimet deri në 24 shkurt/ Hapet thirrja për mësuesit e rinj
Mesimi

TIRANË- Ndërkohë që testohen bluzat e bardha, janë hapur thirrjet për mësuesit e rinj që duan të fitojnë licencën. Drejtoritë rajonale të arsimit kanë afishuar njoftimet me procedurën dhe afatet brenda të cilit pranohen aplikimet. I gjithë procesi përmbyllet brenda muajit shkurt, ndërsa provimet parashikohet të mbahen përgjatë prillit.

APLIKIMET

Mësuesit që kanë përfunduar studimet universitare në fushën e mësuesisë, “Bachelor” e “Master” në mësuesi, si dhe plotësojnë kriteret ligjore ftohen të regjistrohen në sezonin e radhës të provimeve të shtetit, i cili do të zhvillohet në muajin prill. Aplikimet tashmë janë hapur dhe të interesuarit duhet të bëjnë gati paketën e dokumenteve deri në fundin e këtij muaji, 24 shkurt. “Mbështetur në Ligjin 69/2012, datë 21.102009 ‘Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë’ i ndryshuar, Ligjit nr.10171 datë 22.10.2009 ‘Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë’. Bazuar në shkresën e MAS me Nr.280/1 prot, datë 30.01.2023 ‘Për zhvillimin e provimit të shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit’.

Zyra Vendore Arsimore Tiranë njofton të gjithë kandidatet e interesuar për provimin e shtetit që plotësojnë kriteret ligjore se afati i dorëzimit të dokumentacionit do jetë nga data 01.02.2023 deri me 24.02.2023”, citohet në njoftimin e zyrës vendore arsimore Tiranë, e cila kërkon që dokumentacioni të depozitohet në rrugë postare, ndërkohë që zyra të tjera procedojnë ndryshe. Për këtë arsye, secili duhet të njihet me zyrën përkatëse të arsimit. Kamza, për shembull kërkon që personi ë paraqitet personalisht me një kartë identiteti për regjistrimin e emrit në listë.

Njëjtë do procedohet edhe me kandidatët për mësues që e përsëritin këtë testim. “Në rast se nuk konfirmohet pjesëmarrja, nuk do të kryhet regjistrimi i tyre për provimin e shtetit”, citohet në njoftimin e kësaj zyre, e cila tregohet e kujdesshme të trajtojë dhe raste të veçanta, siç janë mësuesit që po kryejnë aktualisht praktikën e detyrueshme profesionale, hallkë që duhet ndjekur me patjetër për marrjen e licencës. “Kandidatët që kanë kryer ose po kryejnë aktualisht praktikën profesionale për vitin shkollor 2022-2023, periudha e dytë dhe e parë, do të regjistrohen mbështetur në listat dhe dokumentacionin e dorëzuar për praktikën profesionale pranë Komisionit të Vlerësimit në njësitë arsimore vendore përkatëse”.

Marrë nga Panorama.al


DOSJA

Një listë me tetë dokumente kërkohen si pjesë e dosjes personale të çdo mësuesi që aplikon për të qenë pjesë e testimit. Në tabelën përbri përmenden ato që duhen: CV, librezë pune ose kopje e certifikatës së praktikës profesionale, diplomë “Bachelor” dhe “Master” bashkë me listën e notave të të dy diplomave të noterizuar, fotokopje të kartës ID, vërtetim të gjendjes gjyqësore, vërtetim vendbanimi dhe një kërkesë me shkrim për t’u regjistruar në provimin e shtetit në të cilën saktësohet hera e pjesëmarrjes në këtë testim. Ata që nuk u shpallën fitues në sezonet e mëparshme, duhet të aplikojnë gjithashtu, duke dorëzuar një paketë tjetër dokumentesh, nga ato të mësuesve që futen për herë të parë në provim. Më konkretisht: kopje të librezës së punës ose certifikatës së praktikës, kopje të diplomave, kartës së identitetit.

licenca per mesuesit

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin