LIVE UPDATES
Bota

REL: A do të ndalohet Tik Toku në Kosovë?

Shqetësimet, nëse instalimi dhe përdorimi i aplikacionit TikTok në telefonat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës paraqet rrezik për sigurinë shtetërore, janë ngritur në Komisionin parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, të martën, më 26 prill, gjatë raportimit të komisionares së Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë, Krenare Sogojeva-Dërmaku.

28 April 2023, 13:53 Nga DOSJA
REL: A do të ndalohet Tik Toku në Kosovë?
Tik Tok

KOSOVË- Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës do të iniciojë takime me institucionet e sigurisë së Kosovës për të analizuar nëse aplikacioni TikTok paraqet rrezik për sigurinë shtetërore. TikTok-u është aplikacion i popullarizuar për shpërndarjen e videove të shkurtra, kompania amë e së cilës, ByteDance, e ka bazën në Kinë. Në vitin 2021, TikTok-u është shpallur aplikacioni më i shkarkuar në botë, përdoret nga të gjitha moshat, por të rinjtë janë shënjestra kryesore. Kjo ka rritur shqetësimet për sigurinë e tyre çdo ditë e më shumë.

Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, e kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në pajisjet qeveritare, për shkak të dilemave se TikTok-u mund të ndajë të dhënat e përdoruesve me Qeverinë kineze.Ekspertët e fushës në Kosovë thonë se Kosova duhet t’i ndjekë hapat e SHBA-së dhe BE-së lidhur me TikTok-un, pasi që pajisjet dhe aplikacionet kineze mund te jenë “rrezik potencial pë të dhënat”.

Shqetësimet, nëse instalimi dhe përdorimi i aplikacionit TikTok në telefonat e zyrtarëve të institucioneve të Kosovës paraqet rrezik për sigurinë shtetërore, janë ngritur në Komisionin parlamentar për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, të martën, më 26 prill, gjatë raportimit të komisionares së Agjencisë së Informimit dhe Privatësisë, Krenare Sogojeva-Dërmaku.

“Gjatë raportimit në Kuvend gjatë kësaj jave, jam pyetur nga njëri prej deputetëve të Komisionit për siguri, lidhur me rrezikun që mund të ofrojë platforma TikTok dhe mundësinë e ndalimit të kësaj platforme, konkretisht që të mos përdoret nga ana e qytetarëve të Kosovës. Kështu që, Agjencia do ta marrë përsipër që të iniciojë takimet me aktorët e sigurisë dhe mbrojtjes dhe më pas do të shohim se cilat janë vlerësimet që do të dalin pas një analize”, thotë Sogojeva-Dërmaku për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shqoi se analiza dhe vlerësimet, më pas, duhet t’iu dërgohen institucioneve të larta të vendit, Kuvendit dhe Qeverisë, të cilat, siç thotë ajo janë instanca që vendosin nëse TikTok-u do të ndalohet ose jo.

*Podkasti i Radios Evropa e Lirë

Driart Elshani, ekspert i sigurisë kibernetike, thotë për Radion Evropa e Lirë se të dhënat e platformës TikTok ruhen në Kinë. Sipas tij, ekziston shqetësimi se këto të dhëna mund të ndahen me autoritetet kineze.

“Mendoj që Kosova duhet të bëjë njëjtë sikurse aleatët e saj dhe të marrë hapa në këtë drejtim, ta përcjellë këtë temë, sepse ka shqetësime për sigurinë shtetërore në rast se të dhënat që ruhen në platformën TikTok ndahen me autoritetet kineze. Rrjedhimisht, duhet të veprohet në koherencë me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian”, vlerëson Elshani.

Mentor Hoxhaj, drejtues i Organizatës për Siguri Kibernetike dhe Privatësi në Kosovë, thotë se gati në të gjitha të dhënat që individët ruajnë në telefonat celularë, pjesa më e madhe e aplikacioneve kanë qasje në to.

“Ky është konstatim për të gjitha aplikacionet. Shqetësuese është se cili aplikacion është i sigurt (nga keqpërdorimi i të dhënave) dhe cili nuk është i sigurt. E rëndësishme është se kush i ka ato të dhëna dhe kompania apo shteti, i cili i ka ato të dhëna, si i shfrytëzon ato më pas. Nga ky konstatim, ne mund të përfundojmë që pajisjet me prejardhje nga Kina dhe aplikacionet që janë me bazë kineze, paraqesin rrezik potencial se të dhënat, të cilat ata i kanë, mund të keqpërdoren”, shprehet Hoxhaj.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjet se çfarë mendon lidhur me platformën TikTok dhe nëse u ka dhënë ndonjë sugjerim ose rekomandim zyrtarëve të institucioneve lidhur me përdorimin ose jo të kësaj platforme. Deri në publikimin e këtij teksti, përgjigja nuk ka arritur.

Kah fundi i marsit të sivjetmë, ligjvënësit amerikanë e kanë pyetur shefin e rrjetit social të videove, TikTok, Shou Zi Chew, në lidhje me ndikimin e mundshëm kinez mbi këtë platformë.

Në dëshminë para Kongresit, Shou Zi Chew mohoi që aplikacioni ndan të dhëna ose ka lidhje me Partinë Komuniste Kineze, por ligjvënësit i konsideruan shmangëse përgjigjet e tij, të cilat nuk ndikuan shumë në uljen e shqetësimeve të SHBA-së për kompaninë amë me bazë në Kinë të TikTok-ut. Ata, po ashtu, theksuan shqetësimet se videot e shkurtra të këtij aplikacioni po dëmtojnë shëndetin mendor të fëmijëve.

Ende nuk dihet nëse një vendim eventual për ndërprerjen e përdorimit të TikTok-ut nga autoritetet e Kosovës, do të vlente vetëm për pajisjet e institucioneve shtetërore e publike apo për të gjithë pa dallim.

Por, Sogojeva-Dërmaku shpreh mendimin se Kosova nuk do të veprojë ndryshe nga vendet si SHBA-ja dhe BE-ja.

“Varësisht prej zhvillimeve, do të ndërmarrin hapa sikurse në Evropë. Por, kjo nuk varet nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, por do të varet nga Qeveria dhe Kuvendi”, thekson ajo.

Eksperti i sigurisë kibernetike, Driart Elshani, thekson se ndërprerja e përdorimit të TikTok-ut, në rast se autoritetet e Kosovës do të vendosnin eventualisht për një gjë të tillë, mund të bëhet përmes operatorëve furnizues të qasjes në internet, të cilët veprojnë në Kosovë. Megjithatë, ai e sheh si sfidë ndalimin eventual të TikTok-ut në tërësi në Kosovë.

“Keni parasysh, deri tash në Kosovë nuk ka pasur ndonjë rast kur një platformë është ndaluar plotësisht dhe mendoj se zbatimi do të ishte mjaft sfidues, por është i mundshëm. Unë mendoj që në qoftë se platforma TikTok ndalohet në SHBA dhe BE, atëherë Kosova duhet të marrë hapa të shpejtë që ta bëjë pikërisht të njëjtën gjë edhe brenda territorit të saj”, thotë Elshani.

Por, Mentor Hoxhaj, e sheh rrezikun për sigurinë e të dhënave në kontekst më të gjerë te sektorë të ndryshëm institucionalë.

“Nuk është rreziku vetëm te TikTok-u. Rrezik paraqet çdo aplikacion, të cilin ata e instalojnë në telefonat e tyre. Rreziku është që këta komunikojnë me linjën GSM (Sistemi Global për Komunikimet Mobile), e cila me një pajisje të thjeshtë mund të ekspozohet ose mund përgjohet përmbajtja e tyre”, vlerëson Hoxhaj.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kompania kineze e teknologjisë, ByteDance, pranoi se punonjësit e saj siguruan qasje në të dhënat nga platforma e mediave sociale, TikTok, për t'i gjurmuar gazetarët në një përpjekje për të identifikuar burimin e rrjedhjeve të informacioneve në media.

Marrë nga REL

kosove tik tok

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin