10 April 2024, 21:04
Nga h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian e ka miratuar një reformë të madhe për rregullat e migrimit dhe azilit në Bashkimin Evropian.
Pakti i BE-së për Migrimin dhe Azilin është diskutuar prej vitit 2015.
Tani, pas miratimit, ai duhet të hyjë në fuqi brenda dy vjetëve.
Pakti është i hartuar për të përshpejtuar procesin e azilit dhe për të mundësuar kthimin më të shpejtë të migrantëve nëpër vendlindjet e tyre.
Ky dokument do t’iu kërkojë vendeve anëtare të BE-së që ta ndajnë përgjegjësinë për azilkërkuesit.
Vitin e kaluar janë regjistruar rreth 380.000 kalime ilegale nëpër kufijtë e bllokut evropian, shifra më e lartë prej vitit 2016.
Pakti për migrimin është përkrahur prej dy grupeve kryesore politike – grupit të qendrës së djathtë, Partisë Popullore Evropiane dhe Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, grup i qendrës së majtë.
Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka thënë se është arritur “balanci në mes të solidaritetit dhe përgjegjësisë”.
Megjithatë, grupet e krahut të majtë dhe të djathtës ekstreme e kanë kundërshtuar marrëveshjen.
Shumë organizata joqeveritare kanë kërkuar, po ashtu, prej ligjvënësve që të mos votojnë për këtë reformë.
Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, ka paralajmëruar se kjo reformë mund të rezultojë me rritje të vuajtjeve të azilkërkuesve.
bashkimi europian
Bota
10 April 2024, 17:52
N.F
Allen Weiselberg
SHBA- Ish-shefi financiar i Organizatës Trump, Allen Weiselberg u dënua me pesë muaj burg pasi u deklarua fa...
Bota
10 April 2024, 17:47
h.k
Foto ilustruese
KOSOVË-Përpara se policia kosovare të fillojë patrullimin e saj në kufirin me Serbinë, ata e ngarkojnë ...
Bota
10 April 2024, 17:48
N.F
foto ilustruese
IZRAEL- Tre djemtë e udhëheqësit të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, janë vrarë në një ...
Bota
10 April 2024, 17:39
N.F
Takimi me familjarët
KOLUMBI- Aura Guerrero nga Kolumbia ishte vetëm katër vjeç kur u rrëmbye në v...
Bota
10 April 2024, 17:39
h.k
Foto ilustruese
BRITANIA E MADHE-Madhësia dhe forma ideale e gjoksit janë zbuluar në një studim të ri – dhe madhësia n...
Bota
10 April 2024, 17:20
N.F
Muzeu
SHBA- Prilli është muaji i trashëgimisë arabo-amerikane në Shtetet e Bashkuara. Ky muaj vë në qendër të ...
Bota
10 April 2024, 17:07
N.F
Cameron dhe Blinken
SHBA- Sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron u takua me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në U...
Bota
10 April 2024, 17:03
N.F
GJEDNJ
ZVICËR- Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) u dha të drejtë të moshuarve zviceranë, që e kon...
Bota
10 April 2024, 16:21
N.F
foto ilustruese
GAZA- Në muajin e gjashtë, lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë gjendet në një udhëkryq. Forcat izrae...
Bota
10 April 2024, 16:07
N.F
foto ilustruese
GJERMANI- Më shumë akte dhune, më shumë vjedhje, më shumë vjedhje banesash: Në mbarë federatë...