LIVE UPDATES
Bota

REL: Deklaratat e zyrtarëve evropianë për Asociacionin ndër vite

Megjithatë, qëndrimi i ndërmjetësuesve (nga BE-ja) për këtë çështje, ndër vite, ka ndryshuar, nga “Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, në deklaratën se “Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël që të mos mund të ndryshohet”, e deri te mesazhet se për çështjen e kompetencave të Asociacionit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut.

22 September 2023, 18:30 Nga f.i
REL: Deklaratat e zyrtarëve evropianë për Asociacionin ndër
foto ilustruese

KOSOVË- Si sot një dekadë, çështja e kompetencave të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë ka rënduar procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët kanë pikëpamje diametralisht të kundërta se si do të duhej të dukej Asociacioni.

Qëndrimi i Kosovës është se ai duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të vitit 2015, i cili përcakton se Marrëveshja mbi parimet duhet të harmonizohet me legjislacionin e Kosovës. Nga ana tjetër, Serbia insiston që Asociacioni të formohet siç është rënë dakord në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, i cili ndërmjetësohet nga BE-ja.

Megjithatë, qëndrimi i ndërmjetësuesve (nga BE-ja) për këtë çështje, ndër vite, ka ndryshuar, nga “Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive”, në deklaratën se “Kushtetuta e Kosovës nuk është Bibël që të mos mund të ndryshohet”, e deri te mesazhet se për çështjen e kompetencave të Asociacionit duhet të diskutohet në kuadër të dialogut. Më poshtë mund të lexoni më shumë lidhur me Asociacionin, si dhe qëndrimin e zyrtarëve evropianë për të, ndër vite:

19. 04. 2013
Nënshkruhet Marrëveshja e parë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e Catherine Ashtonit, asokohe përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri. 

23. 05. 2013
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë miratuan planin për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila i hapi rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të para lokale në veri të Kosovës dhe formimit të katër komunave sipas sistemit të Kosovës: Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. 

24. 08. 2015
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, i dërgoi letër kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Isa Mustafa, në të cilën theksoi se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të përfaqësojë nivelin e tretë të qeverisjes dhe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

25. 08. 2015
Një ditë më pas, Kosova dhe Serbia, në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, arritën Marrëveshjen lidhur me parimet për formimin e Asociacionit. Kjo marrëveshje përbëhet nga 22 pika, të cilat specifikojnë kornizën ligjore, qëllimet, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, buxhetin dhe mbështetjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.   Disa nga qëllimet që theksohen, janë: forcimi i demokracisë lokale; kryerja e mbikëqyrjes së plotë për zhvillimin e ekonomisë lokale; arsimimi; mbrojtja shëndetësore dhe sociale; planifikimi urban dhe rural; dhe ofrimi i shërbimeve për anëtarët e saj në përputhje me ligjet e Kosovës.

25. 08. 2015
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, vlerësoi se marrëveshja e arritur është “arritje kyçe në procesin e normalizimit” të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Angazhimi i kryeministrave ishte shumë i rëndësishëm dhe konfirmoj se BE-ja do të mbështesë në mënyrë aktive zbatimin e plotë të marrëveshjes së sotme”, tha Mogherini. Marrëveshja për parimet e Asociacionit u nënshkrua nga Isa Mustafa, si kryeministër i Kosovës dhe Aleksandar Vuçiq, si kryeministër i Serbisë.

23. 12. 2015
Gjykata Kushtetuese e Kosovës mori vendim se Marrëveshja për parimet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk është në harmoni të plotë me frymën e Kushtetutës së Kosovës. Në sqarim thuhet se e kontestueshme është se "Asociacioni nuk bazohet në shumë-etnicitet, por mbledh komuna, në të cilat një komunitet etnik është shumicë”.  Megjithatë, konstatohet se pikat kontestuese mund të harmonizohen me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe me statutin e Asociacionit.  

29. 12. 2015
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, tha se, “të gjitha palët duhet ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”. Ajo shprehu pritjen e Bashkimit Evropian që akti juridik i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të miratohet sa më shpejt.

22. 06.2016
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, i tha presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut, duhet të zbatohen “plotësisht dhe me mirëbesim nga të dyja palët”.

11.04. 2018
Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së, Maja Kocijançiç, tha se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të formohet brenda kornizës ligjore të Kosovës.  

“Gjykata vendosi se Marrëveshja e Parë është në përputhje me Kushtetutën. Gjykata, gjithashtu, thekson se statuti i Asociacionit/Bashkësisë që do të hartohet, do të bazohet në kornizat e Parimeve të përgjithshme nga viti 2015. Vendimi i gjykatës shton se arsyetimi dhe konkluzionet e saj do të shërbejnë si bazë për hartimin e aktit juridik dhe të Statutit”, theksoi Kocijançiç për REL-in. 

03. 04. 2020
Këshilli i BE-së emëroi Mirosllav Lajçakun si të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.  
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte bllokuar që nga fundi i vitit 2018, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia.  Dialogu rinisi në korrik të vitit 2020, kur Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti i hoqi këto taksa.

30. 09. 2020
Brukseli i bëri thirrje Kosovës që të dalë me propozime konkrete se si të zbatohet marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ndërsa zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka sqaruar se në kuadër të kësaj mund të përfshihet korniza Kushtetuese e Kosovës.  
“I takon Kosovës që të propozojë se si të zbatohen marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015, duke marrë parasysh këtu mendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, tha Stano për REL-in.  

15.10. 2020
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, tha në Prishtinë se duhet të dakordohen “detajet” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.  Ai nënvizoi se BE-ja “nuk ka interes që ta destabilizojë Kosovën apo ta bëjë Kosovën jofunksionale”, si dhe theksoi se Kosova është obliguar për formimin e Asociacionit, me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 dhe se duhet “ t’i respektojë këto obligime”. 

15.10. 2020
Po atë ditë, në Beograd, të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, iu kërkua të sqarojë kërkesën e tij për zyrtarët kosovarë që Asociacioni të formohet në përputhje me rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Lajçak u përgjigj se “gjithçka është dakorduar dhe nënshkruar dhe duhet të zbatohet”.  
Ai më pas theksoi qëndrimin e BE-së se Serbia dhe Kosova janë duke negociuar për “procese aq serioze sa që është logjike që Kushtetuta e Kosovës do të ndryshohet”. “Kushtetuta nuk është Bibël”, përfundoi Lajçak.

19. 10. 2020
Brukseli zyrtar vlerësoi se deklarata e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, për ndryshimet kushtetuese, është keqinterpretuar, gjegjësisht, se ndryshimet kushtetuese vlejnë edhe për Beogradin. Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008, ndërkaq në Kushtetutën saj thuhet që “Krahina autonome e Kosovës dhe Metohisë është pjesë përbërëse e Serbisë”.   

07.12.2021
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, theksoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk është pengesë për zbatimin e marrëveshjes për formimin e tij. Ai kështu iu përgjigj qëndrimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk është i mundur formimi i Asociacionit për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. 

05.11.2022
Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, i bëri thirrje Kosovës që menjëherë të fillojë hapat drejt krijimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai përsëriti qëndrimin se Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendim se “Asociacioni duhet të krijohet” dhe se themelimi i saj është obligim ligjor për Prishtinën zyrtare. Ai nuk saktësoi qartë nëse statuti i Asociacionit duhet të harmonizohet me ligjet e Kosovës, siç rekomandohet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.  

02. 02. 2022
I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, i bëri thirrje Prishtinës që të deklarojë se çfarë Asociacioni të komunave me shumicë serbe dëshiron. Ai tha se respekton rendin kushtetues të Kosovës, si dhe parimet e Kosovës në dialogun me Serbinë, por se bashkësia ndërkombëtare pret përparim në lidhje me formimin e Asociacionit. Ai nënvizoi se “të gjithë duhet ta kenë të qartë se askush nuk dëshiron të krijojë një Republikë Sërpska të re”.  

Për vite me radhë, Kosova e ka refuzuar formimin e Asociacionit, me arsyetimin se mund të ndikojë në funksionalitetin e brendshëm, duke aluduar në krijimin e një Republike Sërpska të re, që është një nga entitetet në Bosnjë e Hercegovinë.  
“Në vend se të themi se çfarë nuk duam, pse nuk e themi atë që duam... Mos kini frikë nga diçka që nuk ekziston, askush nuk dëshiron që t’ju imponojë këtë, jeni partnerë të barabartë, nuk ka arsye të keni frikë nga procesi që po zhvilloni me Serbinë, duhet të thoni çfarë doni”, tha Lajçak.  

21. 03. 2023
Pasi Kosova dhe Serbia e pranuan Marrëveshjen për normalizim në bazë të propozimit të BE-së, si dhe më pas ranë dakord për Aneksin për zbatimin e saj, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, në një intervistë për REL-in theksoi edhe një herë obligimin e Kosovës për formimin e Asociacionit, gjegjësisht, që zbatimi i asaj marrëveshjeje të fillojë menjëherë. Në Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve është rënë dakord që të vendoset një nivel i caktuar i vetë-menaxhimit për komunitetin serb, ndërkaq Lajçaku konfirmoi se kjo i referohet formimit të Asociacionit.  

21.09.2023
Bashkimi Evropian përsëriti thirrjet për Kosovën që menjëherë dhe pa vonesë të fillojë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Mirëpo, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, nuk u përgjigj drejtpërdrejt nëse Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. 

“Lidhur me atë se si të bëhet, në çfarë mënyre, si do të duket, si do të funksionojë, cili do të jetë statuti, duhet të diskutohet në kuadër të dialogut”, tha Stano.  

Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, pas takimit të fundit në kuadër të dialogut në nivel të lartë politik, tha se qëndrimi i BE-së është që Asociacioni duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosova, por që ky qëndrim nuk mund të jetë publik dhe formal. Sipas të njëjtit burim, strukturat e BE-së kanë hartuar udhëzime se si duhet të duket Asociacioni i ardhshëm i komunave me shumicë serbe, si dhe kanë thënë se qëndrimi i BE-së është se ai duhet të bazohet në shembujt më të mirë evropianë dhe në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, Kushtetutën e Kosovës dhe udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.  

Në fund, i njëjti burim ka theksuar se statuti i Asociacionit duhet të shkojë sërish për konfirmim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, por se është Kosova ajo që duhet të fillojë përmbushjen e obligimeve të saj në këtë moment, sepse formimi i Asociacionit është “proces dhe jo një akt”.  

Marrë nga REL

asocacioni dialogu kosove-serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin