LIVE UPDATES
Bota

REL: Dokumentet serbe për qytetarët e Kosovës, ilegale në deklarime e të njohura në praktikë

Këto lloj pasaporta, që Serbia i lëshon kryesisht për serbët e Kosovës, konsiderohen të pavlefshme nga autoritetet kosovare, dhe ato nuk mund të përdoren për udhëtim nga Kosova.

26 July 2024, 18:21 Nga r.ll
REL: Dokumentet serbe për qytetarët e Kosovës, ilegale në
foto ilustruese

KOSOVË- Vendim “i padrejtë dhe i dëmshëm”, si dhe “cenim i integrimit të serbëve të Kosovës” - këto ishin disa prej cilësimeve që liderët e Kosovës i bënë një vendimi të fundit të Bashkimit Evropian për t’ua hequr regjimin e vizave qytetarëve të Kosovës që posedojnë pasaporta serbe, të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë për Kosovën.

Këto lloj pasaporta, që Serbia i lëshon kryesisht për serbët e Kosovës, konsiderohen të pavlefshme nga autoritetet kosovare, dhe ato nuk mund të përdoren për udhëtim nga Kosova. Përveç pasaportave, Policia e Kosovës ka pohuar për Radion Evropa e Lirë se nuk njeh as letërnjoftimet që Serbia i lëshon për qytetarët e Kosovës.

“Dokumentet e potencuara nuk njihen dhe nuk janë të vlefshme për autoritetet e Republikës së Kosovës”, tha Policia më 24 korrik, e pyetur nëse njeh këto letërnjoftime.

Praktika, megjithatë, tregon se aktualisht, të paktën në pikat kufitare Kosovë-Serbi, qytetarët që posedojnë letërnjoftime të këtilla mund të kalojnë kufirin pa probleme.

Millica nga Graçanica (identiteti i plotë i së cilës dihet për redaksinë) shkon në Serbi të paktën një herë në muaj, përmes vendkalimeve kufitare Kosovë-Serbi në Merdarë apo në Jarinjë.

Ajo thotë se në këto udhëtime më së shumti përdor letërnjoftimin e lëshuar nga autoritetet serbe për qytetet e Kosovës, në rastin e saj nga Departamenti i Policisë për Prishtinë.

“Askush nuk më ka bërë kurrë ndonjë problem. Edhe pse e kam edhe letërnjoftimin e Kosovës, dhe ndonjëherë ua jap [policëve në vendkalim]”, tha Millica për Radion Evropa e Lirë.

Serbët nga Kosova, përgjithësisht, i marrin dokumentet e tyre personale në sistemin serb, në departamentet e policisë, të cilat u zhvendosën në qytetet e Serbisë pas luftës më 1999.

Për shembull, Departamenti i Policisë për Prishtinën është i vendosur në Nish, ai për Pejën ndodhet në Kragujevc, ndërsa Departamenti i Policisë për Mitrovicën ndodhet në Rashkë.

Autoritetet e Kosovës i konsiderojnë këto organe si institucione paralele dhe ilegale, por Beogradi zyrtar refuzon t'i mbyllë, për shkak se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila u shpall në vitin 2008.

Policia e Kosovës, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk i është përgjigjur pyetjeve shtesë në lidhje me njohjen e këtyre dokumenteve në pikat kufitare me Serbinë.

Marina, një banore tjetër e Kosovës nga Mitrovica e Veriut, thotë se përdor letërnjoftimin e saj, të lëshuar nga autoritetet serbe, në të gjitha pikat kufitare Kosovë-Serbi.

"Vetëm në kufirin me Maqedoninë [e Veriut] dhe Shqipërinë nuk mund të përdorim letërnjoftimin e Serbisë, duhet përdorur një të Kosovës. Por, kur kaloni kufirin me Serbinë, mund të shkoni kudo me letërnjoftim serb", thotë ajo.

Ajo thotë se nuk posedon letërnjoftim të Kosovës, pasi procedura për ta marrë "ishte e komplikuar".

As Qeveria e Kosovës nuk është përgjigjur në kërkesat për koment në lidhje me çështjen e njohjes së letërnjoftimeve.

Në verën e vitit 2022, Kosova dhe Serbia u patën dakorduar për të mundësuar lëvizje të lirë për qytetarët e të dyja vendeve, duke pranuar letërnjoftimet e dy shteteve përkatëse si mjete për hyrje-dalje nga të dy vendet.

Pas këtij dakordimi, udhëheqësit e Kosovës nuk specifikuan publikisht se për kalimet kufitare lejohet edhe përdorimi i letërnjoftimeve të Serbisë me emërtime të qyteteve të Kosovës.

Megjithatë, atëbotë këtë e bëri të ditur drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviç.

“Me [këtë marrëveshje], ne arritëm të sigurojmë paqe dhe stabilitet në Kosovë dhe të ruajmë letërnjoftimet serbe për serbët në krahinën jugore, si në veri, ashtu edhe në jug të Ibrit. Kjo do të thotë se çdo qytetar i Serbisë, që jeton në Kosovë, do të mund të lëvizë lirshëm me letërnjoftim serb”, kishte thënë Petkoviç.

Çështja e njohjes së dokumenteve identifikuese ka qenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi që nga viti 2011, në po të cilin vit ishte arritur edhe marrëveshja e parë për liri të lëvizjes mes dy vendeve.

Për pasaportat, megjithatë, nuk ka pasur asnjëherë dakordim për njohje nga asnjëra palë.

A ndikon vendimi i BE-së në integrimin e serbëve të Kosovës?

Sipas autoriteteve të Kosovës, vendimi i Brukselit ndikon shumë për të larguar nevojën që qytetarët serbë të marrin pasaportat kosovare.

Megjithatë, në mesin e pjesëtarëve të shoqërisë civile në Kosovë, nga komuniteti serb dhe ai shqiptar, ka mendime të ndryshme mbi këtë.

Miodrag Milliqeviç, drejtor ekzekutiv i organizatës joqeveritare Aktiv, thotë se ky vendim është thjesht diçka pozitive për një pjesë të qytetarëve, që kishin mbetur të përjashtuar nga liberalizimi i vizave deri më tani.

Ai mendon, po ashtu, se shumë prej qytetarëve serbë në Kosovë tashmë janë pajisur edhe me dokumente të Kosovës, ndonëse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare.

“Unë nuk do të thosha që kjo e ndan shoqërinë më shumë, përkundrazi, tashmë ata mund të zgjedhin cilëndo pasaportë që duan për të udhëtuar lirisht. Dhe, në këtë kuptim, unë nuk shoh ndonjë problem me këtë vendim”, thotë Milliqeviç.

=Duke komentuar faktin se autoritetet e Kosovës i konsiderojnë ilegale këto dokumente, ai mendon se në praktikë kjo është ndryshe.

“Është një çështje komplekse. Çfarë është e sigurt është që nuk [janë] ilegale në bazë të ligjit të Kosovës. Kjo është vendosur sipas marrëveshjes së Brukselit, që të dyja palët të njohin dokumentet personale, por me fokus në letërnjoftime dhe jo pasaporta, në këtë rast”, thotë ai.

Milliqeviτ, megjithatë, mendon se të gjitha institucionet duhet të jenë më të qarta dhe më të sakta se për cilat vendkalime kufitare, hyrje-dalje apo transite lejohet përdorimi i dokumenteve përkatëse.

“Qytetarët janë shpesh të pasigurt se cilin vendkalim apo kufi duhet të përdorin, duke udhëtuar nëpër rajon [me dokumente të ndryshme]”, thotë ai.

Në anën tjetër, Emir Abrashi, nga organizata joqeveritare Demokracia Plus, thotë se me vendimin e fundit të BE-së “është dëmtuar më së shumti interesi i Kosovës, ndoshta në dekadën e fundit”.

“Kjo për shkak se tanimë edhe de facto, edhe de juro, me vendimin e fundit njihet në njëfarë forme sovraniteti i Serbisë mbi qytetet e Kosovës”, thotë ai.

Çështjen e njohjes së letërnjoftimeve nga Kosova, ai e sheh si të ndarë nga çështja e pasaportës.

“Çështja e përdorimit të letërnjoftimeve për kalimin e kufijve tokësorë është çështje reciprociteti, sepse Serbia nuk i njeh pasaportat dhe dokumentet e tjera zyrtare të Kosovës, dhe [tani] qytetarët e Kosovës mund të kalojnë në Republikën e Serbisë me letërnjoftime, çështje e rregulluar në bazë të reciprocitetit”, thotë Abrashi, duke theksuar se çfarëdo vendimi i Kosovës për bllokimin e kësaj lëvizjeje do të çonte në një vendim të njëjtë nga Serbia.

Ai ka kritikuar qeverinë e Kosovës, për mungesë lobimi paraprak për të parandaluar vendimin e BE-së lidhur me liberalizimin e vizave, pasi thotë se do të ndalë interesimin e serbëve të Kosovës për të marrë pasaportat e Kosovës, që kishte marrë hov në muajt e parë të vitit.

“Kjo çështje nuk është diçka e re, është duke u diskutuar që disa muaj, dhe në vend se të gjitha energjitë e diplomacisë kosovare të orientohen drejt lobimit, qoftë te shtetet individuale, qoftë në BE, ne nuk kemi lëvizur në atë drejtim, dhe tani po merremi me pasojat”, thotë ai.

BE-ja i kishte hequr qytetarëve serbë regjimin e vizave për udhëtim në vendet e zonës Shengen në vitin 2009, por nga ky vendim ishin përjashtuar pasaportat e lëshuara nga Serbia për qytetarët me vendbanim të përhershëm në Kosovë.

Qytetarët e Kosovës, në anën tjetër, fituan liberalizimin vetëm në fillim të vitit 2024.

Ndërkaq, në fund të korrikut 2024, u publikua vendimi për liberalizim të vizave edhe për pasaportat e Serbisë të lëshuara për qytetarët e Kosovës./REL

kosove dokumente serbe

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin