LIVE UPDATES
Bota

REL: Çfarë është “turizmi i errët”, i cili po e mban gjallë industrinë e udhëtimeve në Ukrainë?

Tani veterani i industrisë së turizmit është një nga disa operatorë që ofrojnë atë që ai e quan “turne të errëta” në vende që u bënë famëkeqe nga pushtimi rus.

31 May 2026, 22:20 Nga E.d
REL: Çfarë është “turizmi i errët”, i
Foto ilustruse

UKRAINA- Vitalii Syniakov dikur organizonte turne në kishat me kupola të arta të Kievit dhe në plazhet e Odesës. Por, pasi raketat e para ruse goditën Kievin në shkurt të vitit 2022, “turizmi vdiq për rreth një vit”, thotë ai.

Tani veterani i industrisë së turizmit është një nga disa operatorë që ofrojnë atë që ai e quan “turne të errëta” në vende që u bënë famëkeqe nga pushtimi rus.

“Sinqerisht, tani rreth 80 për qind e të gjitha turneve që ofrojmë janë turne të errëta”, i thotë ai Radios Evropa e Lirë. 

Edhe para pushtimit në shkallë të plotë nga Rusia, turizmi në Ukrainë ishte goditur nga kriza të njëpasnjëshme.

Në vitin 2013, më shumë se 24 milionë turistë vizituan Ukrainën — pothuajse gjysma e tyre rusë. “Ishte një bum i vërtetë”, thotë Syniakov për fillimin e viteve 2010.

Por, numrat ranë ndjeshëm në vitin 2014, kur aneksimi i Krimesë nga Kremlini dhe konflikti në rajonin e Donbasit krijuan një përçarje mes dy vendeve fqinje.

Pastaj erdhi pandemia e COVID-it, duke paralizuar pothuajse të gjitha udhëtimet ndërkombëtare.

Por, pak para shkurtit të vitit 2022, “pati një tjetër bum dhe kishim shumë turistë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga India”, thotë Syniakov. “Sinqerisht, ata po kërkonin vajza të bukura ukrainase.”

Pastaj, Kremlini nisi pushtimin e tij. Shifra prej 2.1 milionë vizitorësh që mbërritën në Ukrainë gjatë vitit 2022 përfaqësonte një rënie prej më shumë se 90 për qind krahasuar me nivelet e para vitit 2014.

Disa udhëtarë që mbërritën në Ukrainë rezervuan turne në vende të lidhura me luftën, të cilat po reklamoheshin që në verën e vitit 2022. 

Thomas, një infermier kanadez, ishte një prej atyre që donin ta shihnin konfliktin në Ukrainë me sytë e tyre.

Ai udhëtoi në qytetin lindor ukrainas të Harkivit për një tur në vitin 2024 sepse, sipas tij, ndryshe nga zonat përreth Kievit, ku donacionet dhe fondet qeveritare kanë ndihmuar në rindërtimin e disa vendeve të prekura nga lufta, “ka më pak para për t’i kuruar me kujdes këto vende [në Ukrainën lindore]”.

Ai thotë se Harkivi ofronte një pamje të drejtpërdrejtë të realitetit të luftës, në kontrast me kryeqytetin, ku në disa raste “lexon një pllakë përkujtimore ose një lloj teksti të përgatitur para teje”.

Kanadezi, i cili nuk pranoi të japë mbiemrin e tij, kujton se ishte prekur thellë nga pamja e jetës që vazhdonte në periferi të shkatërruara nga lufta në Harkiv.

“Në një ndërtesë kishte një vrimë të madhe nga një raketë ose diçka e tillë dhe menjëherë pranë saj dritat ishin ndezur dhe pashë një burrë që thjesht po përgatiste darkën”, kujton ai.

Përvoja e tij në Harkiv, thotë ai, ndryshoi rrjedhën e jetës së tij. Pas turneut, ai punoi vullnetarisht si mjek në Donbas. Më vonë u regjistrua në një shkollë mjekësore ukrainase. Ai foli me Radion Evropa e Lirë nga Britania e Madhe, ku po përgatit dokumentet për qëndrimin e tij në Ukrainë. 

Kur turistët filluan të vizitonin për herë të parë vendet e tragjedisë dhe shkatërrimit në Ukrainë, pati njëfarë armiqësie ndaj asaj që komentuesit e cilësuan si “vallëzim mbi varret” e viktimave të luftës.

Njerëzit e industrisë së turizmit thonë se kjo ka ndryshuar ndërsa grupet e gazetarëve të huaj janë larguar dhe janë bërë përpjekje qeveritare për të përkujtuar të vdekurit në qytete si Buça dhe Irpini.

Kirill Zarubin, i cili organizon turne në vende të prekura nga lufta në Harkiv, pranon se është përballur me disa reagime negative nga banorët vendas kur udhëhiqte ekipe filmike me pajisje të dukshme kamerash. Përndryshe, ai thotë se turistët janë trajtuar si ambasadorë të vendeve të tyre nga publiku ukrainas mirënjohës.

Banorët vendas, thotë ai, “e vlerësojnë mbështetjen e dhënë nga vende të ndryshme, kështu që për ta, kur shohin një person nga ato vende, mund t'i falënderojnë personalisht”.

Shumica e klientëve të Zarubinit vijnë nga Shtetet e Bashkuara dhe Japonia.

Gjatë një turi, udhërrëfyesi po i tregonte një turisti japonez një ndërtesë banimi të shkatërruar nga një sulm, kur iu afrua një pronar apartamenti.

“Ai na ftoi në banesën e tij të shkatërruar për të na treguar gjithçka, si dukej më parë, historinë pas saj dhe çfarë planifikon të bëjë më pas”, thotë Zarubin. “Ishte vërtet një njeri i mrekullueshëm.” 

Ndërsa vizitorët e huaj po fillojnë të kthehen gradualisht në Ukrainë në numër gjithnjë e më të madh, ka tregues se turnetë me temë lufte do të bëhen një pjesë e përhershme e peizazhit turistik të Ukrainës.

Agjencia Shtetërore për Zhvillimin e Turizmit në Ukrainë së fundmi përditësoi faqen e saj të internetit për të pranuar një “paradigmë të re të turizmit” që po zhvillon, duke “krijuar destinacione dhe itinerare që përkujtojnë sakrificat e bëra nga populli ukrainas në përpjekjen për liri, paqe dhe siguri”.

Për momentin, numri i turistëve që rezervojnë udhëtime në vende të lidhura me luftën mbetet i vogël. Në Harkiv, Zarubin thotë se priti vetëm katër turistë në prill. Syniakov nga Kievi thotë se numrat e përgjithshëm mbeten rreth një e treta e atyre që ishin para pushtimit rus.

Meqë vendet në mbarë botën vazhdojnë t’i paralajmërojnë qytetarët e tyre të mos udhëtojnë në Ukrainën e përfshirë nga lufta, shumë prej atyre që mbërrijnë atje i mbajnë planet e tyre për vete.

“Të gjithë ata për të cilët kam organizuar një tur [lufte], nuk u kanë treguar nënave të tyre se po vizitonin Ukrainën”, thotë Syniakov. “Ua kanë treguar baballarëve, por jo nënave”./REL

ukraina industri turizem

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin