7 September 2025, 21:51
Nga I.A

SERBI- Të dielën në Serbi janë mbajtur marshe të mbështetësve të Qeverisë, të cilët kundërshtojnë protestat që mbahen që 10 muaj kundër pushtetit. Në qytetet si Nishi, Çaçaku dhe Shabaci janë mbajtur marshe paralele dhe me raste janë raportuar tensione mes dy palëve.
Policia ka intervenuar në një incident të raportuar në Çaçak ndërsa në Shabac i ka ndarë dy grupet e protestuesve përmes kordonit. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i cili ka marrë pjesë në marshin në Borça, ka përsëritur thirrjen e tij për dialog.
Disa prej studentëve që protestojnë kundër Qeverisë, e kanë refuzuar ftesën e Vuçiqit për debat të hapur televiziv, duke thënë se do të flasin me të kur t’i thërrasë zgjedhjet e parakohshme dhe t’i përmbushë kërkesat.
Më 3 shtator, presidenti i partisë në pushtet, Partisë Përparimtare Serbe, Millosh Vuçeviq u ka bërë thirrje mbështetësve të mblidhen në 120 qytete dhe qyteza në Serbi.
Mbështetësit e Qeverisë janë mbledhur të dielën, një ditë pas protestave të radhës të studentëve kundër pushtetit, të cilat janë mbajtur për të kundërshtuar përdorimin e forcës policore kundër protestuesve në Novi Sad më 5 shtator.
Studentët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nëpër rrugë dhe të mos përleshen me protestuesit e palës tjetër.
“Qeveria është duke angazhuar njerëz që të krijojnë imazhe të shpikura ‘të popullit’. Dëshiron të shkaktojë incidente. Le të mos jemi viktimë e shfaqjes”, kanë thënë studentët.
Në protestat kundër pushtetit në mesin e muajit gusht, mbështetësit e partisë në pushtet kanë hedhur fishekzjarrë kundër protestuesve. Studentët dhe mijëra qytetarë tjerë protestojnë që 10 muaj, duke kërkuar përgjegjësi për 16 personat e vdekur në nëntor të vitit të kaluar në Novi Sad, si pasojë e shembjes së një strehe betoni.
Në kuadër të protestave janë bllokuar 60 fakultete në shtatë universitete nëpër Serbi. Ditëve të fundit disa kanë nisur të punojnë, ndërsa disa vazhdojnë të jenë të bllokuara. Me kalimin e kohës, studentët i kanë rritur kërkesat, duke përfshirë edhe atë për zgjedhje të parakohshme, mirëpo Vuçiq refuzon, duke thënë se kërkesat e studentëve janë plotësuar./REL
aleksandar vuçiç proteste ne serbi
Bota
7 September 2025, 21:30
I.A
Hena
Ndodh fenomeni i hënës së përgjakur. Mbrëmjen e sotme qielli po ndriçohet nga një spektakël unik: H&eum...
Bota
7 September 2025, 20:59
I.A
Protesta
BRUKSEL- Dhjetëra mijëra njerëz demonstruan sot në Bruksel, duke shprehur solidaritetin e tyre me palestinezët. Pjes...
Bota
7 September 2025, 20:41
I.A
Shtepia e Bardhe
SHBA- I dërguari special i SHBA-së për Ukrainën, Keith Kellogg, tha sot se sulmi i fundit i Rusisë n&eu...
Bota
7 September 2025, 19:51
I.A
TIRANË- Nis eklipsi i hënës. Mbrëmjen e sotme qielli po ndriçohet nga një spektakël unik: Hëna e plotë&nbs...
Bota
7 September 2025, 19:24
I.A
Donald Trump
SHBA- Sulmi i paprecedentë i nisur nga Rusia në Ukrainë në agim me qindra dronë dhe raketa po krijon t...
Bota
7 September 2025, 19:01
I.A
Pamjet
IZRAEL- Ushtria izraelite njoftoi se kishte bombarduar një tjetër ndërtesë shumëkatëshe në qy...
Bota
7 September 2025, 18:20
I.A
Permbytje
SUEDI- Shumë rrugë u përmbytën dhe trenat u bllokuan në verilindje të Suedisë për shkak të...
Bota
7 September 2025, 17:45
I.A
Kisha
ANGLI- Trazira u shkaktuan të dielën në mëngjes në Cleckheaton, West Yorkshire, Angli , kur fasada e një kish...
Bota
7 September 2025, 17:23
I.A
Foto Ilustruese
SHBA- Koreja e Jugut ka përfunduar bisedimet me Shtetet e Bashkuara për lirimin e shtetasve të saj të arrestuar gjat&e...
Bota
7 September 2025, 17:03
I.A
Rafael Grossi
AUSTRI- Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi ka paralajmëruar për një...