LIVE UPDATES
Bota

REL: Shpresat e fundit për të nxjerrë të mbijetuar nga tërmetet

Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të hapen për një periudhë fillestare prej tre muajsh. Deri më tani, OKB-së i është lejuar të dërgojë ndihma në zonën e Idlibit vetëm përmes një kalimi të vetëm në Bab Al-Haua. Kombet e Bashkuara kanë qenë nën presion të madh që të dërgojnë më shumë ndihma dhe pajisje të rënda në veriperëndimin e Sirisë të kontrolluar nga rebelët, ku mungojnë mjetet bazike për gërmim për të mbijetuar të tjerë, teksa numri i të vdekurve po rritet.

14 February 2023, 13:01 Nga DOSJA
REL: Shpresat e fundit për të nxjerrë të mbijetuar nga
Fotografi fëmijësh

TURQI- Ekipet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë punën edhe të martën, për të nxjerrë njerëz nën rrënojat në tri provinca të prekura rëndë nga tërmetet shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar. Numri i të vdekurve nga tërmetet me magnitudë 7.8 dhe 7.5 që tronditën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë më 6 shkurt, kaloi shifrën prej 35.000, teksa ekspertët paralajmërojnë se ky numër do të rritet.

Ekspertët thanë se dritarja për të gjetur të mbijetuar po mbyllet. Tre persona u shpëtuan nga një ndërtesë që është shkatërruar në qendër të Kahramanmarasit, pranë epiqendrës, të martën, rreth 198 orë pas tërmetit. Gjendja shëndetësore e të mbijetuarve nuk dihet ende. Në Siri, presidenti Bashar Assad ra dakord të hapë dy pika të reja kalimi nga Turqia në veriperëndim të vendit të kontrolluar nga rebelët për të ofruar ndihmë dhe pajisjet e nevojshme për miliona viktima të tërmetit, njoftuan Kombet e Bashkuara të hënën.

Vendkalimet në Bab Al-Salam dhe Al Rae do të hapen për një periudhë fillestare prej tre muajsh. Deri më tani, OKB-së i është lejuar të dërgojë ndihma në zonën e Idlibit vetëm përmes një kalimi të vetëm në Bab Al-Haua. Kombet e Bashkuara kanë qenë nën presion të madh që të dërgojnë më shumë ndihma dhe pajisje të rënda në veriperëndimin e Sirisë të kontrolluar nga rebelët, ku mungojnë mjetet bazike për gërmim për të mbijetuar të tjerë, teksa numri i të vdekurve po rritet.

Avioni i parë me ndihma nga Arabia Saudite, me 35 tonë ushqime, ateroi në aeroportin e Alepos të mbajtur nga Qeveria të martën në mëngjes, sipas mediave shtetërore siriane. Arabia Saudite ka mbledhur rreth 50 milionë dollarë në një fushatë publike për të ndihmuar Turqinë dhe Sirinë. Disa vende të tjera arabe kanë dërguar avionë të ngarkuar me ndihma në Sirinë e kontrolluar nga Qeveria, duke përfshirë Jordaninë dhe Egjiptin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Algjerinë, Irakun, Omanin, Tunizinë, Sudanin dhe Libinë. Të gjitha këto vende i kanë dorëzuar ndihmat në Damask.

Tërmeti preku 10 provinca në Turqi, ku jetojnë rreth 13.5 milionë njerëz, si dhe një zonë të madhe në Sirinë veriperëndimore, që është shtëpi e miliona njerëzve. Më shumë se 41 mijë e 500 ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan shumë, tha ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë. Nën ato ndërtesa ka trupa dhe numri i të zhdukurve mbetet i paqartë. Në Turqi shumica fajësojnë ndërtimin e gabuar për shkatërrimin e madh. Turqia ka rregulla ndërtimi që plotësojnë standardet e inxhinierisë së tërmeteve, por ekspertët thonë se këto rregulla zbatohen rrallë. 

Numri i të vdekurve në Turqi ishte 31.643 të hënën. Zyrtarët kanë ulur frekuencën e përditësimeve të numrit të vdekjeve dhe tani lëshojnë përditësime më të mëdha një ose dy herë në ditë. Numri i të vdekurve në rajonin veriperëndimor të kontrolluar nga rebelët ka arritur në 2.166, sipas grupit të shpëtimit Helmetat e Bardha, ndërsa 1.414 njerëz kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga Qeveria, sipas Ministrisë siriane të Shëndetësisë në Damask. Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Siri është rreth 3.580. Kabineti i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka planifikuar një takim të martën, ku do të flasë për tërmetin shkatërrues.

Marrë nga REL

termet ne turqi

Sondazh

Bota 14 February 2023, 10:54 I.A

Si dronët po sfidojnë burgjet e Francës

Drone FRANCË- Sistemi penal francez njoftoi se kishte 68 fluturime me dron mbi burgje në vitin 2022, nga të cilat 29 ishin fluturime pë...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin