LIVE UPDATES
Bota

REL: Zhbllokimi i potencialit turistik të Maqedonisë së Veriut

Udhëtarët që gjejnë kohë për të vizituar Pazarin e Vjetër (Old Bazar) aty pranë -- pazari më i madh dhe më i ruajtur osman i rajonit -- shpërblehen me një udhëtim nëpër korsitë e tij dredha-dredha, dyqanet tradicionale, xhamitë dhe hamamet (banjat turke).

28 April 2024, 15:49 Nga N.F
REL: Zhbllokimi i potencialit turistik të Maqedonisë së Veriut
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Derisa qëndroni në mes të sheshit Maqedonia të Shkupit, ju jeni të rrethuar nga pamjet dhe tingujt e grupeve turistike nga larg si: Austria, Gjermania, Spanja dhe vendet aziatike si Kina dhe Japonia.

Udhëtarët që gjejnë kohë për të vizituar Pazarin e Vjetër (Old Bazar) aty pranë -- pazari më i madh dhe më i ruajtur osman i rajonit -- shpërblehen me një udhëtim nëpër korsitë e tij dredha-dredha, dyqanet tradicionale, xhamitë dhe hamamet (banjat turke).

Vitrina e pasur e historisë që shtrihet në epokën romake, i josh turistët të qëndrojnë pak më gjatë.

Me gjithë vendet e pasura arkeologjike dhe kulturore të vendit, turistët po kalojnë më pak ditë në Maqedoninë e Veriut - një shenjë treguese se vendi po e nënvlerëson një industri potencialisht fitimprurëse turistike.

Lara, e shoqëruar nga 10 miq, qëndron mes rrezeve të diellit në sheshin plot zhurmë të Shkupit. Udhëtimi i tyre nëpër Maqedoninë e Veriut filloi me një vizitë në zonën mahnitëse të Liqenit të Ohrit, e pasuar nga një ndalesë e shkurtër në kryeqytet përpara se të niseshin për në kanionin e gjelbëruar të Matkës. Turneu i tyre gjatë tri ditësh ofron një vështrim të vogël në trashëgiminë e pasur dhe bukurinë natyrore të vendit.

"Natyra është e mrekullueshme. E vetmja gjë që nuk më pëlqen është të shoh kaq shumë qen në rrugë sepse ndihem shumë keq për ta", tha ajo.

Më shumë turistë, qëndrime më të shkurtra


Pavarësisht rritjes së numrit të turistëve, Maqedonia e Veriut përballet me sfida të vazhdueshme, duke përfshirë akomodimin, transportin dhe infrastrukturën e papërshtatshme. Këto mangësi kontribuojnë në tendencën e uljes së qëndrimeve më të gjata të turistëve dhe nënvizojnë nevojën për një reformë gjithëpërfshirëse. Udhërrëfyesi turistik Zoran Stavrevski thotë se ka një çështje tjetër: llojin e turistëve që po ndjek vendi.

“Kam përshtypjen se shteti fokusohet tek operatorët e huaj që sjellin grupe të organizuara turistësh nga vendet e tyre”, thotë Stavrevski.

Udhëtarët që dëshirojnë të planifikojnë të largohen shpejt ose vetëm ta kalojnë vendin, si individë apo çifte, nuk ndihmohen nga sektori i turizmit, shton ai. Stavrevski përmend gjithashtu rritjen e fluturimeve të linjave ajrore që hyjnë dhe dalin nga Shqipëria dhe Bullgaria e afërt, e që janë më shumë se dyfishi i fluturimeve që realizohen nga Maqedonia e Veriut.

“Duket se jemi të kënaqur me mbledhjen e thërrimeve”, shton ai.

Vend i bukur, por ku janë tualetet?


Spase Perovski, drejtor i Institucionit Kombëtar Stobi, thekson problemin më të madh, me të cilin përballen shumë prej vendeve të rëndësishme kulturore dhe arkeologjike të Maqedonisë së Veriut - infrastrukturën e pamjaftueshme për t'i mbështetur ato.

"Ndërsa turistët vizitojnë vendet tona, infrastruktura jonë aktuale është e mangët për të përmbushur nevojat e tyre", thotë ai.

“Është e nevojshme të miratohet një plan urbanistik i përgjithshëm për të ndërtuar hotele, muze, dhe gjithçka tjetër që nevojitet”, para se ta pranojmë që “Ne jemi pak vonë për këtë”.

Vetëm 30 mijë euro për promovimin e turizmit


Mesatarja e qëndrimit të vizitorëve të huaj në vend është 1.9 netë, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Promovimit dhe Mbështetjes së Turizmit (APPT). Kjo është një rënie nga viti 2021, kur mesatarja e qëndrimit ishte 2.3 netë. Sipas Jasmina Laskarovskas, drejtoreshë e APPT-së, Qeveria duhet të bëjë një sërë përmirësimesh për të tërhequr dhe mbajtur turistët. Ajo beson se kur të ketë më shumë opsione akomodimi, objekte publike dhe fushata marketingu për të tërhequr turistët, do të rritet edhe numri edhe kohëzgjatja e qëndrimit të vizitorëve.

"Në vitet e fundit kemi bërë shumë pak. Duhet të ketë më shumë akomodim dhe objekte publike", thotë Laskarovska.

Me buxhetin total të APPT-së prej 2.58 milionë eurosh, vetëm 30.000 euro (32.000 dollarë) përdoren për promovimin e turizmit - një rënie prej 25 për qind. Përveç kësaj, agjencia praktikisht nuk ka asnjë bashkëpunim me komunat e vendit, me të cilat duhet të punojë.

Të ardhurat nga turizmi


APPT-ja raporton se në vitin 2023 qarkullimi i turizmit në Maqedoninë e Veriut solli 598 milionë dollarë, një rritje prej 25 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Kryetari i Odave Tregtare të Maqedonisë së Veriut, Arkan Kerim, pohon se shteti ka potencial për të rritur industrinë e tij të turizmit në mbi 1 miliard dollarë në vit nëse e kontrollon atë në mënyrë më efektive.

“Që të kemi zhvillim të mjaftueshëm, duhet të kemi vullnet politik”, konsideron ai.

Kerim shton se kryeministri i ardhshëm duhet ta kuptojë rëndësinë e turizmit.

“Duhet të krijojmë një Ministri të Turizmit dhe t'i japim autoritet që të investojë në turizëm”, thotë ai.

Me caktimin e Shkupit si Kryeqytet Evropian i Kulturës në vitin 2028, lindin pyetje në lidhje me gatishmërinë e qytetit për të akomoduar fluksin e parashikuar prej 2 milionë deri në 3 milionë mysafirë në një qytet që vitin e kaluar priti afërsisht 376.000 turistë.

“Ku do t'i akomodojmë ata mysafirë, sepse edhe tani kemi vështirësi me akomodimin”, shprehet Kerim.

Pa strategji


Pavarësisht përfitimeve të mundshme financiare nga turizmi, Maqedonia e Veriut ende nuk ka zhvilluar një strategji të re turistike që nga viti 2021. Aktualisht, Ministria e Ekonomisë është duke zhvilluar një plan të ri që do të theksojë turizmin aktiv, eko-miqësor, rural, turizmin me banja dhe atë kulturor. Ndonëse shumica e turistëve vijnë nga vendet fqinje, përpjekjet për të tërhequr një gamë më të larmishme vizitorësh janë vendimtare për rritjen e qëndrueshme të industrisë.

Për një turist nga Kurdistani, i impresionuar me malet e bukura dhe vendet e pasura arkitekturore të vendit, mungesa e informacionit turistik ishte një befasi zhgënjyese.

"Nëse do të kishte një aplikacion ose një faqe interneti për turistët, do të ishte shumë e dobishme", shprehet ai.

Marrë nga REL

maqedoni e veriut turizem potencial

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin