LIVE UPDATES
Bota

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e jashtëm të Kongos dhe Ruandës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Është folur që Tshisekedi dhe Presidenti i Ruandës, Paul Kagame, të shkojnë në Uashington për t'u takuar së bashku me Trumpin, megjithëse nuk është caktuar ende një datë.

27 June 2025, 19:56 Nga r.ll
Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë
pamje nga nenshkrimi

UASHINGTON- Ruanda dhe Republika Demokratike e Kongos kanë nënshkruar një marrëveshje paqeje në Uashington që synon t'i japë fund dekadave të konfliktit shkatërrues midis dy fqinjëve dhe potencialisht t'i japë SHBA-së akses fitimprurës në minerale. Marrëveshja kërkon "çangazhimin, çarmatimin dhe integrimin e kushtëzuar" të grupeve të armatosura që luftojnë në lindje të Republikës Demokratike të Kongos.

Detajet e mëtejshme janë të pakta dhe marrëveshjet e mëparshme të paqes në rajon kanë dështuar, megjithatë kjo nuk i ka penguar presidentët e SHBA-së dhe Kongos që ta paraqesin këtë si një fitore të gjeneratës.

“Kjo është një ditë e madhe për Afrikën dhe... një ditë e madhe për botën!”, shkroi Presidenti Donald Trump në platformën e tij Truth Social javën e kaluar kur u arrit një marrëveshje fillestare.

"Një tjetër sukses diplomatik për Presidentin Félix Tshisekedi - sigurisht më i rëndësishmi në më shumë se 30 vjet", tha zyra e presidentit kongolez përpara nënshkrimit të së premtes, shkruan BBC. 

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e jashtëm të Kongos dhe Ruandës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së. Është folur që Tshisekedi dhe Presidenti i Ruandës, Paul Kagame, të shkojnë në Uashington për t'u takuar së bashku me Trumpin, megjithëse nuk është caktuar ende një datë.

Dekadat e konfliktit u përshkallëzuan në fillim të këtij viti kur rebelët e M23 morën kontrollin e pjesëve të mëdha të Republikës Demokratike të Kongos lindore, duke përfshirë kryeqytetin rajonal, Goma, qytetin e Bukavu dhe dy aeroporte. Mijëra njerëz janë vrarë dhe qindra mijëra civilë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre pas ofensivës së fundit rebele.

Pas humbjes së territorit, qeveria në Kinshasa iu drejtua SHBA-së për ndihmë, duke u ofruar qasje në minerale kritike në këmbim të garancive të sigurisë. Republika Demokratike e Kongos Lindore është e pasur me koltan dhe burime të tjera jetësore për industritë globale të elektronikës.

Ruanda mohon mbështetjen e M23 pavarësisht provave dërrmuese dhe këmbëngul se prania e saj ushtarake në rajon është një masë mbrojtëse kundër kërcënimeve të paraqitura nga grupe të armatosura si FDLR - një milici rebele e përbërë kryesisht nga Hutu etnikë të lidhur me gjenocidin e Ruandës në vitin 1994. Ruanda nga ana tjetër akuzon qeverinë kongoleze për mbështetjen e FDLR-së, gjë që mohohet nga RD e Kongos. Prania e tyre është shqetësuese për Kigalin.

Sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters, negociatorët kongolezë kishin kërkuar tërheqjen e menjëhershme të ushtarëve ruandezë, por Ruanda, e cila ka të paktën 7,000 trupa në tokën kongoleze, refuzoi. Në një deklaratë të zemëruar një ditë para nënshkrimit të marrëveshjes, Ministri i Jashtëm i Ruandës, Olivier Nduhungirehe, dënoi "rrjedhjen e një draft-marrëveshjeje paqeje", duke thënë se Ruanda kishte "kërkuar që palët e tjera të respektonin konfidencialitetin e diskutimeve" .

Thirrjet për tërheqjen e plotë të trupave ruandeze nga Republika Demokratike e Kongos janë pika kryesore e mosmarrëveshjes. Por Nduhungirehe tha se "fjalët 'Forca Mbrojtëse e Ruandës', 'trupat ruandeze' ose 'tërheqje' nuk shihen askund në dokument".

Vetëm pak orë para ceremonisë së nënshkrimit, zyra e Tshisekedi tha se marrëveshja "me të vërtetë parashikon tërheqjen e trupave ruandeze... [por] preferoi termin shkëputje në vend të tërheqjes thjesht sepse 'shkëputja' është më gjithëpërfshirëse".

Derisa detajet e plota të marrëveshjes së nënshkruar të bëhen publike, disa pyetje thelbësore mbeten pa përgjigje:

A do të tërhiqet grupi rebel M23 nga zonat që ka pushtuar?

A do të thotë "respekti për integritetin territorial" që Ruanda pranon se ka trupa në lindje të RD të Kongos dhe do t'i tërheqë ato?

A do t’u lejonte “kthimi i refugjatëve” i dakordësuar mijëra kongolezëve të ktheheshin nga Ruanda?

A do të thotë "çarmatimi" që M23 tani do të dorëzojë armët?

Kush do ta çarmatosë FDLR-në, pas dështimit të disa përpjekjeve të mëparshme?

A do të lejonte qasja humanitare e dakordësuar rihapjen e aeroporteve të mbajtura nga rebelët për furnizimin me ndihma?

Vitin e kaluar, ekspertët ruandezë dhe kongolezë arritën dy herë një marrëveshje nën ndërmjetësimin e Angolës mbi tërheqjen e trupave ruandeze dhe operacionet e përbashkëta kundër FDLR-së - por ministrat nga të dy vendet nuk arritën ta miratonin marrëveshjen. Angola përfundimisht dha dorëheqjen si ndërmjetësuese në mars.

republika e kongos ruanda

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin