LIVE UPDATES
Bota

Republikanët Haley dhe Cheney kritikojnë Trump dhe Vance

Kandidati republikan për president, Donald Trump, prezantoi Vance si kandidatin e tij në mes të korrikut. Menjëherë pas kësaj, politikani dhe autori u kritikua për deklaratat e tij seksiste për gratë pa fëmijë. Në një intervistë në vitin 2021, babai i tre fëmijëve i qe referuar politikaneve të larta demokrate si "gra mace pa fëmijë". Vance më vonë u ankua se ishte keqkuptuar.

10 September 2024, 09:50 Nga N.F
Republikanët Haley dhe Cheney kritikojnë Trump dhe Vance
Trump

SHBA- Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij J.D. Vance përballen me kritika të reja nga brenda partisë: Haley, ish-ambasadore në OKB, i quajti komentet e Vance "të padobishme". Cheney ishte edhe më e hapur.

Ish-kandidatja republikane për president, Nikki Haley ka kritikuar komentet nënçmuese të kandidatit për zëvendëspresident J.D. Haley. Vance për gratë pa fëmijë. "Nuk është e dobishme të flasim nëse gratë kanë fëmijë apo jo”, tha 52-vjeçarja për deklaratat e koleges së saj partiake. "Nëse doni të flisni për gjëra, qëndroni në përmbajtjen politike. Amerikanët janë të zgjuar. Ata nuk kanë nevojë për gjithë këtë zhurmë tjetër shpërqendruese."

Komente nënçmuese për ata pa fëmijë


Kandidati republikan për president, Donald Trump, prezantoi Vance si kandidatin e tij në mes të korrikut. Menjëherë pas kësaj, politikani dhe autori u kritikua për deklaratat e tij seksiste për gratë pa fëmijë. Në një intervistë në vitin 2021, babai i tre fëmijëve i qe referuar politikaneve të larta demokrate si "gra mace pa fëmijë". Vance më vonë u ankua se ishte keqkuptuar.

Megjithatë, nuk ishte deklarata e tij e vetme në këtë drejtim: Vance gjithashtu një herë bëri thirrje që njerëzit pa fëmijë të kenë më pak të drejtë që të flasin në demokraci dhe të paguajnë më shumë taksa. Ai gjithashtu vazhdoi të bënte komente nënçmuese për njerëzit pa fëmijë gjatë fushatës zgjedhore.

Haley dhe Trump ishin rivalë të ashpër në fushatën paraprake republikane në fillim të këtij viti. Në atë kohë, ish-ambasadorja amerikane në OKB kishte vënë në pikëpyetje aftësinë mendore të Trumpit për presidencën. Trump, nga ana e tij, përhapi dezinformata për partneren e tij të partisë dhe e ofendoi duke e quajtur atë një "tru zogu". Megjithatë, ajo e mbështeti demonstrativisht ish-rivalin e saj në konventën e Partisë Republikane në korrik.

Cheney: Trumpi është "kërcënim për republikën”


Republikanja Liz Cheney e ka kritikuar gjithashtu Trumpin. Në një intervistë për ABC, ajo e quajti kandidatin presidencial të partisë së saj një "kërcënim për republikën". Ai është i gatshëm të përdorë dhunën për të marrë pushtetin dhe është një "katastrofë e pariparueshme". "Ne duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të siguruar që ai të mos zgjidhet përsëri”, tha liderja veterane republikane.

Ajo ishte gjithashtu kritike për gjendjen e partisë së saj. "Ajo që po ndodh me Partinë Republikane sot është e pafalshme. Unë shpresoj se ne jemi në gjendje ta rindërtojmë atë në të ardhmen." Shumica e amerikanëve favorizojnë një transferim paqësor të pushtetit presidencial dhe presin që palët ta garantojnë atë.

Kritikja më e zëshme e Trumpit


Cheney aktualisht konsiderohet si kritikja më e zëshme i Trumpit në mesin e republikanëve. Politikania konservatore ka paguar një çmim të lartë për këtë. Ajo humbi rolin drejtues brenda partisë dhe përfundimisht edhe vendin e saj në Dhomën e Përfaqësuesve. Babai i saj, Dick Cheney, e përshkroi gjithashtu Trumpin si "kërcënimin më të madh për SHBA-në" në vitin 2022. Ai ishte nënpresident nën Presidentin e SHBA, George W. Bush nga viti 2001 deri në 2009. Dick Cheney konsiderohej i linjës së ashpër dhe një nga figurat qendrore prapa pushtimit amerikan të Irakut në 2003.

Këta politikanë i bashkohen një numri republikanësh që e konsiderojnë Trumpin një kërcënim për demokracinë dhe që, për rrjedhojë, refuzojnë ta mbështesin atë. Midis tyre janë përfaqësues të shquar të partisë si senatori dhe ish-kandidati presidencial Mitt Romney, Mike Pence, i cili ishte nënpresident nën Trump-in dhe ish-këshilltari i Trumpit për sigurinë, John Bolton.

Sondazhet flasin për garë të ngushtë


Në sondazhe, Trump dhe kundërshtarja e tij demokrate Kamala Harris mbeten pak a shumë të barabartë. Megjithatë, një sondazh i ri ka të ngjarë të shihet si një shenjë paralajmëruese nga ekipi i fushatës së demokratëve. Në një sondazh të votuesve të mundshëm të porositur nga New York Times, mbështetja për Trumpin ishte 48%, ndërsa ajo për Harrisin 47%. Duke marrë parasysh të gjithë votuesit e regjistruar, Harris ka një mbështetje prej 46% dhe Trumpi 48%. Diferenca është brenda kufirit të gabimit prej tre pikë përqindjeje./ DW

trump vance shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin