LIVE UPDATES
Bota

Republikani Mike Johnson zgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve

Me 220 vota pro dhe 209 kundër, ligjvënësi 51 vjeçar Johson, u zgjodh kryetar duke plotësuar vendin e lënë bosh të krijuar nga shkarkimi i ligjvënësit republikan Kevin McCarthy, më 3 tetor, me iniciativë të një grup ligjvënësish republikanë të vijës së ashpër

25 October 2023, 21:55 Nga r.ll
Republikani Mike Johnson zgjidhet kryetar i Dhomës së
Mike Johnson

SHBA-Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve zgjodhën të mërkurën republikanin Mike Johnson, një ligjvënës konservator, me pak përvojë në drejtim, si kryetar të kësaj Dhome. Ky zhvillim pason një periudhë të trazuar tre javore për zgjedhjen e kreut të ri për shkak të ndasive në gjirin e republikanëve. Punimet e dhomës ishin të bllokuara ndërsa vendit i duhet të trajtojë çështje të rëndësishme sikurse kriza në Lindje të Mesme apo mosmarrëveshjet mbi buxhetin, që rrezikojnë sërish mbylljen e qeverisë/

Me 220 vota pro dhe 209 kundër, ligjvënësi 51 vjeçar Johson, u zgjodh kryetar duke plotësuar vendin e lënë bosh të krijuar nga shkarkimi i ligjvënësit republikan Kevin McCarthy, më 3 tetor, me iniciativë të një grup ligjvënësish republikanë të vijës së ashpër. Zemërimi i tyre u nxit nga një marrëveshje që zoti McCarthy arriti me ligjvënësit demokratë, që shmangu mbylljen e qeverisë. Gjatë tre javëve të fundit, ligjvënësit republikanë, që gëzojnë një shumicë të brishtë në Dhomën e Përfaqësuesve, shqyrtuan dhe refuzuan tre kandidatë para se të votonin për kryetar republikanin Johnson, një avokat me profesion, nga Luiziana, që mbështetet nga ish Presidenti Donald Trump, i cili njihet për nxitjen e politikave konservatore, siç është çështja e lutjes në shkolla.

Zoti Johnson u zgjodh si ligjvënës për herë të parë në vitin 2016 dhe ai do të jetë kryetari më me pa përvojë ndër dekada, që është vënë ndonjëherë në krye të Dhomës së Përfaqësuesve. Ai njohet si autor i përpjekjeve të pasuksesshme nga 126 ligjvënës republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, në shtetet ku zoti Trump kishte humbur. Zoti Johnson refuzoi t’i përgjigjet pyetjes së një gazetari rreth kësaj çështjeje, pak pasi u emërua si kandidati republikan për pozitën e kryetarit të martën në mbrëmje. Përmes një letër drejtuar kolegëve, zoti Johnson u zotua të bëjë përpara me ligjin mbi buxhetin dhe të sigurohet që qeveri amerikane të mos mbyllet, me skadimin e afatit më 17 nëntor.

Gjithashtu ai duhet të ballafaqohet me kërkesën e Presidentit demokrat Joe Biden për ndihmë për Izraelin, Ukrainën dhe për sigurinë e kufirit amerikan, me vlerë prej 106 miliardë dollarësh. Edhe pse republikanët në tërësi përkrahin ndihmën financiare për Izraelin dhe kufirin amerikan, ata janë të ndarë sa i përket ndihmës për Ukrainën. Zoti Johnson njihet më shumë si një mbrojtës i qëndrimeve shoqërore konservatove.

Ai ka mbështetur ligjin që ndalon operimet që lidhen me ndryshimet gjinore dhe trajtimet hormonal të adoleshentëve transgjinorë. Po kështu ai është kundër mbajtjes së maskës në aeroplanë dhe mbështet politikat që shtrëngojnë çështjet e migracionit dhe të abortit. Në cilësinë e kryetarit, zoti Johnson do të përballet me të njëjtat sfida si paraardhësi i tij zoti McCarthy, sikurse kërkesat e një grupi më radikal ligjvënësish përballë faktit, që me një Senat të kontrolluar nga demokratët e një president demokrat, asnjë ligj nuk mund të miratohet pa përkrahjen e të dyja partive.

Marrë nga VOA.

mike johnson

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin