LIVE UPDATES
Bota

Reuters: Administrata e Trump do të mbajë në punë vetëm 294 nga 10 mijë persona nga stafi i USAID-it

Agjencia kryesore amerikane që shpërndan ndihma humanitare në nivel ndërkombëtar, me një buxhet rreth 40 miliardë dollarë në vit, është synuar nga programi i ristrukturimit të administratës publike i drejtuar nga Elon Musk. 

7 February 2025, 10:07 Nga E. D
Reuters: Administrata e Trump do të mbajë në punë vetëm
foto ilustruese

SHBA- Administrata e presidentit amerikan Donald Trump planifikon të mbajë në punë më pak se 300 anëtarë të stafit të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila ka më shumë se 10,000 të punësuar në mbarë botën dhe punon kryesisht në vende të huaja. Agjencia kryesore amerikane që shpërndan ndihma humanitare në nivel ndërkombëtar, me një buxhet rreth 40 miliardë dollarë në vit, është synuar nga programi i ristrukturimit të administratës publike i drejtuar nga Elon Musk. 

Programi i pezullimit për 90 ditë filloi të zbatohej pasi Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar. Katër burime të Reuters thanë se vetëm 294 punonjës të USAID-it do të mbeten në pozicionet e tyre, nga të cilët 12 punojnë në drejtorinë përgjegjëse për Afrikën dhe 8 në drejtorinë përgjegjëse për Azinë.

Gjithashtu John Brian Atwood, i cili shërbeu si drejtues i USAID-it për më shumë se gjashtë vjet, tha se ky vendim është skandaloz që në thelb do të shfuqizojë një agjenci që jep një kontribut vendimtar për mbijetesën e miliona njerëzve ndërkombëtarisht.

“Shumë njerëz nuk do të mbijetojnë nëse shërbimi hiqet, tha Atwood. 

Presidenti Trump dhe kreu i një komiteti të ri për “efikasitetin” e qeverisë Musk kanë ngritur akuza të rënda kundër USAID-it, duke e përshkruar atë si një organizatë “kriminale”.  Qeveria të martën njoftoi se do të lirojë nga puna të gjithë personelin e agjencisë në mbarë botën. Synimi është që USAID të jetë në varësi të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Shefi i Departamentit të Shtetit, Marco Rubio, ka marrë tashmë detyrën e drejtorit në detyrë të USAID.

Shtetet e Bashkuara janë kontribuesi më i madh i ndihmës humanitare në nivel botëror. Ndihma për vendet e tjera në përgjithësi arrin në më pak se 1% të buxhetit të Shteteve të Bashkuara, më pak se buxheti që shpenzojnë disa shtete të tjera për këtë qëllim. Programet shëndetësore si ato për ndihmë për t’i dhënë fund poliomielitit dhe një pragrami që ndihmoi në frenimin e epidemisë globale të AIDS-it duke shpëtuar më shumë se 20 milionë jetë në Afrikë, janë mbyllur.

Po ashtu është ndëprerë mbikqyrja dhe vendosja e ekipeve të reagimit të shpejtë për sëmundje ngjitëse siç është Ebola në Ugandë. Qindra miliona dollarë ushqim dhe ilaçe që tashmë janë dërguar nga kompanitë amerikane kanë mbetur në porte për shkak të mbylljes së papritur të agjencisë nga ana e adminsitratës.

Ligjvënësit demokratë dhe të tjerë thonë se ligji përcakton se USAID-i është një agjenci e pavarur dhe nuk mund të mbyllet pa miratimin e Kongresit. Mbështetësit e USAID-it nga të dyja partitë politike thonë se puna e agjencisë jashtë vendit është thelbësore për të kundërshtuar ndikimin e Rusisë, Kinës dhe dhe rivalëve të tjerë jashtë vendit, si dhe për çimentimin e aleancave dhe partneriteteve.

donald trump elon musk usaid

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin