LIVE UPDATES
Bota

Reuters: Macron trysni Kanadasë të lehtësojë sanksionet ndaj titaniumit të importuar nga Rusia

Kërkesa delikate u bë gjatë një telefonate mes dy udhëheqësve në muajin mars, disa javë pasi Kanadaja, në dallim nga vendet e tjera aleate, vendosi sanksione ndaj importit të këtij metali strategjik, duke alarmuar kompaninë franceze Airbus dhe kompanitë e tjera që ende mbështeten tek furnizimet ruse për fabrikat e gjendura në Kanada apo vende të tjera.

30 May 2024, 18:39 Nga N.F
Reuters: Macron trysni Kanadasë të lehtësojë sanksionet ndaj
Macron

FRANCË- Agjencia e lajmeve Reuters njofton se presidenti francez Emmanuel Macron ndërhyri personalisht për të bindur kryeministrin kanadez Justin Trudeau që të ndihmojë kompaninë Airbus dhe kompanitë e tjera të aeronautikës, duke i përjashtuar nga sanksionet e vendosura ndaj titaniumit rus, thanë tre persona në dijeni të çështjes.

Kërkesa delikate u bë gjatë një telefonate mes dy udhëheqësve në muajin mars, disa javë pasi Kanadaja, në dallim nga vendet e tjera aleate, vendosi sanksione ndaj importit të këtij metali strategjik, duke alarmuar kompaninë franceze Airbus dhe kompanitë e tjera që ende mbështeten tek furnizimet ruse për fabrikat e gjendura në Kanada apo vende të tjera.

Një person i afërt me zotin Macron tha se presidenti francez pati bërë një “përpjekje domethënëse” për ta bindur zotin Trudeau që të bënte një përjashtim për kompanitë evropiane.

“Mesazhe të shumta u shkëmbyen në të gjitha nivelet”, tha personi i afërt me presidentin francez, duke iu referuar trysnisë së gjerë diplomatike dhe industriale.

Një kanadez në dijeni të çështjes tha se zoti Macron e ngriti këtë çështje gjatë një telefonate me zotin Trudeau në 29 mars, përpara vizitës së kryeministrit francez Gabriel Attal, i cili gjithashtu e trajtoi këtë çështje gjatë takimeve në Kanada.

Për ta mbështetur këtë lobim, ndërhyri të paktën edhe një tjetër qeveri evropiane, tha një person i tretë.

Otava fillimisht rezistoi, por brenda disa ditëve ndryshoi politikën e saj duke përjashtuar nga sanksionet kompaninë Airbus dhe disa kompani të tjera. Kjo zbutje e sanksioneve, e njoftuar për herë të parë nga agjencia e lajmeve Reuters, shkaktoi mosmarrëveshje për politikat e sanksioneve dhe u kritikua nga ambasadorja e Ukrainës.

"Nuk ishte e lehtë të hiqeshin sanksionet. Mendoj se nëse qeveria franceze nuk do ta kishte ngritur vazhdimisht çështjen në atë nivel, do të kishim qëndruar mjaft të vendosur", tha burimi kanadez.

Zyrat e të dy udhëheqësve refuzuan të komentojnë dhe kompania Airbus tha se ishte "në përputhje me të gjitha sanksionet e vendosura në lidhje me Rusinë".

Burimet folën në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.

Përpjekja e nivelit të lartë për të ruajtur furnizimin me titaniumin rus nxjerr në pah se sa e vështirë është për vendet perëndimore të ndëshkojnë Rusinë për luftën e saj në Ukrainë, pa dëmtuar zinxhirët e furnizimit të sektorëve industrialë, për të cilët duhen hartuar plane disa vite më herët.

Kompania VSMPO-AVISMA, që mbështetet nga shteti rus, është historikisht prodhuesja më e madhe e titaniumit që përdoret në hapësirën ajrore, forca dhe pesha e lehtë e të cilit e bëjnë atë ideal për pjesët e motorit dhe pajisjet e uljes për avionët e mëdhenj.

Heqja dorë e industrive nga titaniumi rus dhe mineralet e tjera jetike të prodhuara në vende si Kina, po rezulton i vështirë.

"Problemi është se një fabrikë e re titaniumi... kërkon vite për t'u ndërtuar dhe mund të duhen një ose dy vite për t'u çertifikuar", tha Kevin Michaels, drejtor i firmës AeroDynamic Advisory.

Ndërsa Perëndimi ka rritur sanksionet ndaj Moskës, ai ka shmangur në të kaluarën bllokimin e qasjes tek produktet e specializuara të VSMPO-së nga frika se mos dëmtonte industritë perëndimore të hapësirës ajrore. Vendimi i papritur i Kanadasë për të ndaluar importet nga VSMPO-ja përkoi me përvjetorin e dytë të sulmit rus në Ukrainë dhe e kapi industrinë e hapësirës ajrore në befasi.

Telefonatat e tensionuara me Otavën filluan "menjëherë, realisht në të njëjtën ditë", tha një burim i dytë kanadez. Kompania Airbus e gjeti veten në vijën e parë. Të gjitha pajisjet e uljes për avionin e saj kryesor A350-1000 vijnë nga një fabrikë e vetme në Ontario.

“Kompania Airbus ishte një nga zërat më të mëdhenj që lobonte dhe ata e bënë këtë edhe përmes qeverisë franceze”, tha burimi i parë kanadez. Zyrtarët e kompanisë Airbus dhe zyrtarët francezët nuk pranuan të komentojnë. Vendimi i Kanadasë tronditi zinxhirin e furnizimit.

Kompania gjigande amerikane e hapësirës ajrore RTX RTX.N është përgjegjëse për ndërtimin e pajisjeve të uljes së avionëve A350-1000, në uzinën në Oakville, të filialit të saj Collins Aerospace, në afërsi të Torontos.

Pas vendimit të Otavës për të ndaluar titaniumin rus, kompania Collins ndaloi marrjen e lëndëve të para, thanë burimet.Kompania RTX refuzoi të komentojë. Në prill u desh të paguhet një tarifë shtesë prej 175 milionë dollarësh për të mbuluar furnizimet e reja, pjesërisht për shkak të sanksioneve kanadeze.

Sanksionet e Kanadasë mund të kenë dëmtuar gjithashtu rivalen e kompanisë Airbus, kompaninë amerikane Boeing BA.N, por veprimtaria e saj prodhuese nuk u dëmtua për shkak të një përjashtimi të dhënë kompanisë furnizuese franceze të pajisjeve Safran SAF.PA, thanë burime nga kjo industri.

Kompania Boeing njoftoi në mars 2022 se kishte ndaluar blerjen e titaniumit direkt nga Rusia dhe shihet gjerësisht si më pak e ekspozuar ndaj kësaj teme politikisht të ndjeshme, krahasuar me kompaninë rivale evropiane.

Por ashtu si kompania Airbus, edhe kompania Boeing blen pajisje uljeje të prodhuara në Kanada për avionët 787 Dreamliner. Dy burime të industrisë thanë se uzina e zonës së Torontos e drejtuar nga Safran SAF.PA vazhdon të mbështetet në titaniumin e VSMPO-së, ndërsa kompania po përpiqet të gjejë burime të reja në Evropë.

Kompania Safran tha muajin e kaluar se kishte përfituar një përjashtim nga sanksionet kanadeze në një lëvizje që ekspertët e zinxhirit të furnizimit thanë se do ta lejonte atë të vazhdonte furnizimin me pajisje uljeje për avionët 787 të kompanisë Boeing.

Kompania Safran refuzoi të bëjë komente të mëtejshme. Kompania Boeing ia referoi firmave furnizuese pyetjet në lidhje me ekspozimin ndaj Rusisë të firmave nënkontraktore.

"Boeing-u aktualisht merr titanium në Shtetet e Bashkuara... dhe vazhdojmë të ndërmarrim hapa për të siguruar një vazhdimësi afatgjatë", tha një zëdhënës.

Kompania Airbus, e cila tha në dhjetor 2022 se do të heqë dorë nga titaniumi rus brenda "disa muajsh dhe jo disa viteve", tha se po punonte intensivisht për të ulur varësinë, por nuk pranoi të jepte një datë të caktuar se kur do t’ia arrijë kësaj.

"Kjo tashmë është në proces dhe po realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur", tha një zëdhënës.

Kanadaja nuk ka thënë se kur do të skadojnë përjashtimet e dhëna nga sanksionet, por një person në dijeni të çështjes tha se janë dhënë për këtë industri leje trevjeçare që i përjashtojnë nga sanksionet. Ukraina u ka kërkuar vendeve perëndimore të thellojnë sanksionet e tyre.

Disa kanë frikë se mosmarrëveshja me Kanadanë mund të përkeqësojë një dilemë tjetër për firmat e hapësirës ajrore: ankesat kundër sanksioneve nxjerrin në pah varësinë e tyre për materialet strategjike nga vendet eksportuese, të cilat nga ana e tyre mund ta përdorin këtë fuqi për t’iu kundërpërgjigjur Perëndimit. Kina tha të enjten se do të vendosë kufizime ndaj eksporteve të disa komponentëve të rëndësishëm për aviacionin dhe hapësirën, duke filluar nga 1 korriku.

Marrë nga VOA

macron franca kanadaja rusia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin