LIVE UPDATES
Bota

Rezultati i zgjedhjeve në Moldavi, fitore si për Brukselin ashtu edhe për Kishinjevin

PAS, një parti properëndimore në një nga vendet më të varfra të Evropës, u përball me një sfidë të fortë nga rivali më i madh i saj, Blloku Patriotik, një aleancë partish proruse e drejtuar nga ish-presidenti i Moldavisë, Igor Dodon.

29 September 2025, 09:20 Nga I.A

Rezultati i zgjedhjeve në Moldavi, fitore si për Brukselin ashtu edhe

MOLDAVI- Partia për Veprim dhe Solidaritetit (PAS) e presidentes së Moldavisë, Maia Sandu, pritet të dalë e para në zgjedhjet vendimtare, megjithëse u përball me një fushatë dezinformimi që besohet se u orkestrua nga Kremlini. Por, fituesi i vërtetë mund të jetë Brukseli.

PAS, një parti properëndimore në një nga vendet më të varfra të Evropës, u përball me një sfidë të fortë nga rivali më i madh i saj, Blloku Patriotik, një aleancë partish proruse e drejtuar nga ish-presidenti i Moldavisë, Igor Dodon.

PAS-i parashikohet t’i ketë marrë të paktën 55 nga 101 ulëse në Parlament. Ky rezultat është tronditës, duke pasur parasysh se shumë sondazhe para votimit parashikonin garë shumë të ngushtë, ndërsa Kremlini kishte bërë përpjekje të mëdha për ta ndryshuar rezultatin në të mirë të vetin.

Brukseli ka qenë i merakosur për javë të tëra para zgjedhjeve të 28 shtatorit në një Moldavi të gjendur mes Ukrainës dhe Rumanisë, anëtares së NATO-s dhe BE-së.

Një fitore proruse do të kishte përbërë goditje të rëndë për krahun lindor të BE-së, në një kohë kur Moska ka shfaqur guxim për ta testuar vendosmërinë e Perëndimit teksa vazhdon të fitojë terren në fushëbetejat e Ukrainës.

Por, duket se tani Brukseli mund të marrë frymë i lirshëm, meqë Moldavia nuk ka rënë në dorën e Kremlinit, të paktën për tani për tani.

“Fitorja proevropiane e Moldavisë është mësim për të gjithë Evropën se si të mbrohesh kundër ndërhyrjes ruse”, tha Siegfried Muresan, anëtar i Parlamentit Evropian dhe nënkryetar i Partisë Popullore Evropiane.

“Moldavia mbetet fuqishëm në rrugën proevropiane. Lajm i mirë për popullin e Moldavisë! Lajm i mirë për Evropën!”

Rezultati është fitore e trefishtë politike për Sandunë, pasi fitorja në zgjedhjet parlamentare vjen më pak se një vit pasi ajo u rizgjodh presidente dhe pas një referendumi për anëtarësimin në BE që u fitua me një dallim shumë të ngushtë.

Rreziku ishte vërtet i madh në këto zgjedhje që u cilësuan si një zgjedhje mes Brukselit dhe Moskës. Dhe, asnjëra palë nuk bëri përpjekje për ta fshehur se kë po mbështeste.

Në prag të zgjedhjeve, Rusia pretendoi se NATO-ja po përgatitej ta “pushtonte” Moldavinë, megjithëse nuk ofroi prova dhe vazhdimisht akuzoi Qeverinë në Kishinjev për “histeri antiruse”.

Sanduja dhe të tjerë e akuzuan Kremlinin se po “derdhte qindra miliona euro” në vend për të përhapur dezinformata.

Në javët e fundit, autoritetet moldaviane mbështetën këto akuza duke kryer bastisje policore në gjithë vendin, të cilat i përshkruan si “përgatitje për trazira masive dhe destabilizim, të cilat u koordinuan nga Federata Ruse përmes elementeve kriminale”.

Dy partive proruse – Zemra e Moldavisë dhe Moldavia e Madhe – iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhjet e kësaj fundjave pas akuzave për blerje votash, financim të paligjshëm të partive dhe pastrim parash.

Bashkimi Evropian, zakonisht goxha neutral për zgjedhjet në vendet anëtare dhe ato kandidate, bëri pak për të fshehur simpatitë për PAS-in, pasi një zëdhënës i Komisionit Evropian theksoi se Rusia po “ndërhynte thellësisht në procesin zgjedhor”.

Shumë liderë evropianë vizituan së fundi Kishinjevin për fotografi të detyrueshme me Sandunë. Janë vendosur sanksione ndaj politikanëve prorusë në vitet e fundit, ndërsa në fillim të vitit 2025 u njoftua një plan zhvillimi prej 1.9 miliardë euro për tri vjetët e ardhshme për të financuar projekte infrastrukturore dhe energjetike në vend.

Ndoshta goditja vendimtare u dha vetëm tri ditë para votimit, kur Greqia lejoi ekstradimin e oligarkut Vlad Plahotniuc.

Pamja e të dyshuarit kryesor në një hetim të gjatë për zhdukjen e rreth 1 miliard dollarëve nga bankat në vitin 2014, duke mbërritur me pranga në Kishinjev, ishte pikërisht ajo që i duhej Sandusë, e cila e ka ndërtuar të gjithë karrierën e saj mbi luftën kundër korrupsionit.

E vërteta është se BE-ja thjesht nuk mund t’ia lejonte vetes t’i humbte këto zgjedhje.

Që nga zgjedhjet parlamentare në Gjeorgji vitin e kaluar, kur Ëndrra Gjeorgjiane arriti ta mbante pushtetin, Tbilisi është larguar nga bisedimet për anëtarësim në BE, edhe pse vendi ende mbetet kandidat.

Duke qenë se luftës në Ukrainë nuk po i shihet fundi dhe përparësia ushtarake është ende në anën e Rusisë, Moldavia mbetet i vetmi vend në pjesën lindore të BE-së që ka shans real për t’u bërë anëtare.

Synimi për ta arritur këtë brenda dekadës mbetet pas zgjedhjeve. Kishinjevi dhe Brukseli janë gati t’i hapin negociatat për të gjithë 33 kapitujt e anëtarësimit. Procesi mund të ecë shpejt pasi BE-ja dëshiron të shtojë të paktën disa anëtarë të tjerë si nga Ballkani Perëndimor ashtu edhe nga lindja, para zgjedhjeve të ardhshme evropiane në vitin 2029.

Deri më tani, asgjë nuk ka lëvizur pasi Moldavia dhe Ukraina janë të lidhura bashkë në proces dhe Hungaria po bllokon rrugën e Kievit drejt BE-së për shkak të çështjeve të të drejtave të pakicave. Mund të ndodhë që Moldavia të ecë përpara pa Ukrainën, mbase madje kah fundi i këtij viti.

Fitorja e PAS-it është gjithashtu fitore për Ukrainën. Si një nyje e rëndësishme për vendin e shkatërruar nga lufta, Kievi nuk do të përballonte dot të kishte një tjetër fqinj armiqësor, këtë herë në perëndim të tij.

Tani, mund të ndodhë që Moldavia të jetë lokomotiva që e tërheq Ukrainën drejt BE-së. Kjo është ajo që kishin parasysh zyrtarët e BE-së kur të dyja vendeve iu dha drita jeshile për t’iu bashkuar bllokut tri vjet më parë. Fitorja proevropiane të paktën siguron që mundësia të mbetet reale./REL

pas maia sandu

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin