LIVE UPDATES
Bota

Rishqyrtimi i projektligjit “agjentët e huaj”, gjenerata Z në krye të protestave në rrugët e Tbilisit

Por, pasi Parlamenti e kaloi në lexim të parë këtë projektligj më 17 prill, shumë protestues të rinj nuk donin të pushonin.

13 May 2024, 07:42 Nga M.B
Rishqyrtimi i projektligjit “agjentët e huaj”, gjenerata Z
Protesta

GJEORGJIA- Kur filluan protestat në kryeqytetin e Gjeorgjisë kundër projektligjit të vendit për “agjentët e huaj” muajin e kaluar, organizatorët fillimisht planifikuan të mbanin protesta vetëm në ditët kur mblidhej Parlamenti për çështjen e projektligjit, në mënyrë që ta ruanin energjinë e protestuesve. Por, pasi Parlamenti e kaloi në lexim të parë këtë projektligj më 17 prill, shumë protestues të rinj nuk donin të pushonin. Demonstratat vazhduan gjatë fundjavës së kaluar dhe protestuesve iu bë thirrje ta kalojnë natën në qendër të kryeqytetit, në mënyrë që prania e tyre të ndihet në prag të tubimit të Parlamentit më 13 maj, kur pritet të votohet në lexim të tretë dhe përfundimtar ky projektligj. Projektligji do t’u kërkonte mediave dhe organizatave joqeveritare të regjistrohen si “ndjekës të interesave të një pushteti të huaj”, nëse më shumë se 20 për qind e të ardhurave të tyre vijnë nga jashtë vendit.

“Ata i ndalën protestat dhe u thanë njerëzve se ne duhet të presim deri në leximin e dytë”, tha Zviad Tsetskhladze, student 18-vjeçar në vitin e parë juridik në Universitetin Shtetëror të Tbilisit.

“Por, neve, Gjeneratës Z, nuk na pëlqeu kjo gjendje. Prandaj, ne filluam të protestojmë vetë”, shtoi ai.

Ai dhe studentët e tjerë filluan marshimet nga kampusi universitar deri te ndërtesa e Parlamentit, e cila ndodhet rreth një kilometër e gjysmë larg. Në fillim, organizatorët e protestës tjetër i dekurajuan marshuesit, tha Tsetskhladze, të shqetësuar se, nëse nuk do t’u bashkoheshin atyre shumë njerëz, fotografitë e protestave të vogla do të shpërndaheshin dhe do ta krijonin një narrativë se lëvizja po shuhej. Megjithatë, marshet fituan mbështetje të madhe menjëherë.

“Kur filluam të krijojmë marshe të mëdha, filluam edhe t’u pëlqejmë [organizatorëve të tjerë]”, shtoi ai.

Dhe tani, këta të rinj – kryesisht nga Gjenerata Z, pra njerëz të lindur mes viteve ’90 dhe fillimit të viteve 2010 – janë bërë faktori kryesor i protestave të Gjeorgjisë, duke ofruar energji, njerëz në rrugë dhe, në disa raste, duke i frymëzuar gjeneratat më të vjetra. Në një letër për Shërbimin gjeorgjian të Radios Evropa e Lirë, romancieri i mirënjohur Zaza Burchuladze shkroi se kjo lëvizje duhet të quhet “revolucioni i fëmijëve”.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, e cila i mbështet protestat, e ka lartësuar vazhdimisht rininë e vendit “me zemër të zjarrtë”. Ajo tha në një fjalim së fundmi se “ne do t’i tregojmë botës se çfarë mund të bëjë Gjeorgjia dhe rinia e saj”.

Rishqyrtimi i projektligjit “agjentët e huaj”

Pasi e solli projektligjin në Parlament fillimisht në mars 2023, partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, u detyrua ta tërheqë atë, për shkak të protestave të mëdha nëpër rrugë dhe kundërshtimeve publike. Një vjet më vonë, ringjallja e atij që kundërshtarët e quajnë si “ligji rus”, ka nxitur krizën më serioze politike në 12 vjetët e Ëndrrës Gjeorgjiane në pushtet, si dhe ka shqetësuar gjeorgjianët properëndimorë se kjo parti me gjasë po përpiqet ta largojë vendin e tyre nga rruga evropiane.

Protestat e kaluara gjeorgjiane nuk kanë qenë kaq të mbizotëruara nga rinia, tha Vano Abramishvili, drejtor i programit në Caucasian House, një organizatë joqeveritare në Tbilisi, e cila ka shumë programe në lidhje me rininë gjeorgjiane. “Ky është një fenomen i ri”, shtoi ai. Pas protestave të vitit 2023, Qeveria njoftoi për disa politika të reja për rininë, si masa lehtësuese për pagimin e borxheve të huave studentore dhe programe të praktikës me pagesë. Këtë vit, pak muaj para se ta risillte projektin për “agjentët e huaj”, kryeministri Irakli Kobakhidze, njoftoi për një plan të ri katërvjeçar për rininë.

“Ata i kushtuan vëmendje të mëdha të rinjve”, tha Abramishvili.

Tani që të rinjtë po protestojnë përsëri në numër shumë të madh – të palëkundur nga përpjekjet e partisë – zyrtarët e Ëndrrës Gjeorgjiane po përpiqen të reagojnë. Një tubim proqeveritar u organizua nga Ëndrra Gjeorgjiane, ku kishte marsh nga të rinjtë, gjithashtu – i udhëhequr nga Tsotne Ivanishvili, i biri adoleshent i Bidzina Ivanishvilit, themeluesit miliarder dhe ende liderit joformal të Ëndrrës Gjeorgjiane. Gjatë tubimit pati fjalime nga rreth pesë anëtarë të degës së të rinjve të kësaj partie. “Mund ta shihnit se në ç’mënyrë artificiale ishin sjellë këta të rinj këtu”, tha Abramashvili.

Mediat proqeveritare i kanë portretizuar protestat e të rinjve si “naive” dhe “të manipuluara” nga seniorët e tyre, në veçanti nga partitë politike dhe OJQ-të të cilat janë cak i ligjit të ri. Kobakhidze shkoi aq larg saqë e cilësoi tërë “Gjeneratën Z” si një “lëvizje të dhunshme”. Sondazhet kanë treguar se të rinjtë kanë shumë më pak besim në partinë në pushtet krahasuar me grupet e moshave të tjera. Në mars 2023, Qendra Hulumtuese Kaukaziane gjeti se 93 për qind e gjeorgjianëve mes moshës 18 dhe 24 vjeçe duan që vendi të futet në BE, krahasuar me 82 për qind të popullsisë në tërësi.

Një vlerë e cila shihet qartazi në protestat e të rinjve, dhe e cila i dallon të rinjtë gjeorgjianë nga shumë moshatarë të tyre në vendet e tjera, është një ndjesi e fuqishme e patriotizmit. Flamujt gjeorgjianë shihen gjithandej në demonstrata, ndërsa këndimi i himnit kombëtar është gjë e zakonshme. Tsetskhladze, i cili ndihmoi në fillimin e marsheve studentore, është njëri prej liderëve të një grupi të të rinjve, i cili quhet Dafioni (“Perëndimi i diellit”). Ky grup doli në sipërfaqe gjatë protestave. Grupi mori vëmendje në një protestë fillestare, kur anëtarët e tij u betuan “për ta mbrojtur shtetësinë e Gjeorgjisë” dhe për “të mos u joshur kurrë nga forcat që tentojnë t’ia dorëzojnë vendin tonë armikut tanë, Rusisë”.

“Gjenerata Z është gjenerata më patriotike që ka jetuar në vendin tonë prej pavarësisë”, tha Tsetskhladze.

Ndryshimi politik

Në shumë mënyra, politikat e Gjeneratës Z burojnë nga ato të paraardhësve të tyre. Sondazhet politike vazhdimisht tregojnë se çështjet ekonomike janë në krye të agjendës së tyre, siç ndodh gjithmonë me çdo gjeneratë në Gjeorgji. Por, në aspektet e tjera të rëndësishme, të rinjtë që po protestojnë sot përfaqësojnë një ndryshim të rëndësishëm në mendimin politik.

Studentët e sotëm kanë kujtesë të dobët të kohës para se Ëndrra Gjeorgjiane – e cila erdhi në pushtet më 2012 – ta udhëhiqte vendin. Kjo bën që ata të jenë më pak të cenueshëm nga sulmet e zakonshme të partisë në pushtet, e cila e ndërlidh çdo kundërshtar të vetin me ish-regjimin e Mikheil Saakashvilit – i cili edhe sot është tejet jopopullor – dhe me partinë e tij Lëvizja e Bashkuar Kombëtare (LBK).

“Ju nuk mund ta drejtoni gishtin kah ta dhe të thoni se ata janë mbështetës të LBK-së apo të Mishas”, tha Abramishvili, duke e përdorur nofkën e Saakashvilit.

Në të njëjtën kohë, shumica e gjeorgjianëve informohen kryesisht nga rrjetet sociale, ku lajmet në vend mbizotërohen nga mediat e financuar nga Perëndimi dhe prej OJQ-ve të udhëhequra nga gjenerata të mesme dhe të vjetra. Këto grupe – organizata për të drejtat e njeriut, organizata vëzhguese dhe organizatat mediatike liberale – e kontrollojnë narrativen kryesore në Gjeorgji, nëse jo shumicën e pushtetit politik.

“Mediat gjeorgjiane janë të polarizuara në pro dhe kundërqeveritare, dhe hapësira për këtë të fundit është plotësisht e zënë nga këto organizata. Është sikur një zë i ri nuk mund të dëgjohet, sepse hapësira është plotësisht e zënë”, tha Gio Meskhi, student në vitin e tretë të shkencave politike në Institutin për Çështje Politike të Gjeorgjisë.

“Këto OJQ kanë më shumë ndikim tek te rinjtë sesa Qeveria apo strukturat e tanishme politike”, theksoi ai.

Megjithëse e kundërshton ligjin për “agjentët e huaj”, ai nuk ka marrë pjesë në protesta, sepse ndien se agjenda e tyre “është plotësisht e manipuluar nga liderët e partive politike dhe shefat e OJQ-ve të mëdha”. Por, shumë të rinjtë nuk u besojnë fare partive politike në vend, as në Qeveri e as në opozitë. Sondazhet kanë treguar se gjeorgjianët e rinjtë kanë më shumë prirje të ndihen se asnjë parti politike nuk i përfaqëson ata. Lëvizjet e të rinjve të përfshira në protesta bashkëpunojnë me seniorët; ka takime të rregullta bashkërenduese, në të cilat figurat nga partitë opozitare, OJQ-të dhe lëvizjet e tjera bisedojnë së bashku për strategjinë.

“Ne koordinohemi me të gjithë, që është diçka e rrallë në politikat gjeorgjiane”, tha Kote Chakhunashvili, anëtar i një grupi tjetër i të rinjve, i quajtur Jiuti (Kokëfortë)./ REL

gjeorgjia

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin