LIVE UPDATES
Bota

Robotët po bëhen më të zgjuar. Çfarë ka ndryshuar?

Firma Figure nuk është e vetmja që ka dhënë rezultate kaq mbresëlënëse. Pas disa vitesh përparimi të ngadaltë, papritur duket se robotët po bëhen shumë më të zgjuar.

28 July 2024, 07:27 Nga r.ll
Robotët po bëhen më të zgjuar. Çfarë ka
foto ilustruese

SHBA- Inteligjenca Artificiale nuk ka të bëjë vetëm me ChatGPT, shkruan The Economist.

“Çfarë shihni tani?” një burrë pyet një robot humanoid që qëndron pas një tavoline. “Unë shoh një mollë të kuqe në një pjatë në qendër të tryezës, një tabaka me gota dhe një pjatë bosh, dhe ju që qëndroni afër, me dorën tuaj në tryezë”, përgjigjet roboti.

“Shkëlqyeshëm. A mund të kem diçka për të ngrënë?” thotë njeriu. “Sigurisht”, përgjigjet roboti. Përkul krahët, merr mollën me dorën e djathtë, e kalon në dorën e majtë dhe më pas ia jep burrit. Ai i kërkon robotit të shpjegojë veprimet e tij.

“Unë ju dhashë mollën, sepse është i vetmi artikull i ngrënshëm që mund t’ju ofroj nga tavolina”, përgjigjet roboti.

Kjo video e publikuar në mars nga kompania robotike startup Figure, shkaktoi habi të madhe. Ajo tregon një robot që mund të bisedojë, të njohë dhe të zhvendosë sende, të zgjidhë probleme dhe të shpjegojë veprimet e veta.

Firma Figure nuk është e vetmja që ka dhënë rezultate kaq mbresëlënëse. Pas disa vitesh përparimi të ngadaltë, papritur duket se robotët po bëhen shumë më të zgjuar.

Çfarë ndryshoi?

Përbërësi magjik është Inteligjenca Artificiale. Studiuesit akademikë, kompanitë startup dhe gjigantët e teknologjisë, po bëjnë përparime në fushën e Inteligjencës Artificiale, si me modelet e mëdha gjuhësore (LLM), sintezën e të folurit dhe njohjen e imazheve, duke i zbatuar ato më pas në robotikë.

Modelet e mëdha gjuhësore mund të fuqizojnë chatbot-e si aplikacioni ChatGPT, por ato gjithashtu mund të fuqizojnë edhe robotët e vërtetë. “Algoritmet mund të shndërrohen”, thotë Peter Chen, drejtuesi ekzekutiv i firmës startup Covariant, me seli në Emeryville, Kaliforni. “Kjo po fuqizon rilindjen e robotikës”.

Roboti në video kishte aftësi të njohjes dhe të folurit, që ishin mundësuar nga firma e Inteligjencës Artificiale OpenAI, e cila është investitore në firmën Figure. OpenAI mbylli njësinë e vet të robotikës rreth vitit 2020, duke parapëlqyer që të investonte në firmën Figure dhe firma të tjera startup.

Por tani OpenAI ka ndryshuar mendim, dhe muajin e kaluar nisi të ndërtojë një ekip të ri robotik. Kjo është shenjë se ndjenjat kanë filluar të ndryshojnë.

Një hap kyç drejt zbatimit të Inteligjencës Artificiale te robotët, ishte zhvillimi i modeleve “multimodale”. Këto janë modele të Inteligjencës Artificiale të trajnuar në lloje të ndryshme të dhënash.

Për shembull, një model gjuhësor është trajnuar, duke përdorur shumë tekst, ndërsa “modelet e gjuhës së vizionit” trajnohen duke përdorur edhe ndërthurje imazhesh (të palëvizshme ose në lëvizje) në harmoni me përshkrimet tekstuale përkatëse.

Kështu, modele të tilla mësojnë marrëdhënien midis të dyjave, duke u lejuar atyre që t’i përgjigjen pyetjeve rreth asaj çfarë po ndodh në një foto ose video, ose të krijojnë imazhe të reja duke u mbështetur në kërkesat e tekstit.

Modelet robotike VLAM

Modelet e reja që përdoren në robotikë, e çojnë këtë ide një hap më larg. Këto “modele vizion-gjuhë-veprim” (VLAM), marrin tekst dhe imazhe, plus të dhëna në lidhje me praninë e robotit në botën fizike, duke përfshirë të dhënat në sensorët e brendshëm, shkallën e rrotullimit të nyjeve të ndryshme dhe pozicionet (si gishtat e duarve të një roboti).

Për rrjedhojë, këto modele mund t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me një skenë të caktuar, për shembull, pyetjes “a mund të shihni një mollë?” Por ato gjithashtu mund të parashikojnë se si duhet të lëvizë një krah robotik, për ta marrë atë mollë, dhe si do të ndikojë kjo në mjedisin rrethues.

Me fjalë të tjera, një model VLAM, mund të veprojë si një “tru” për robotët me të gjithë llojet e trupave, qofshin krahë gjigantë të palëvizshëm në fabrika apo magazina, apo robotë të lëvizshëm me këmbë ose rrota.

Dhe ndryshe nga modelet e mëdha gjuhësore, të cilat përdorin vetëm tekstin, modelet VLAM duhet të përshtasin së bashku disa të dhëna të ndryshme nga bota e jashtme, qoftë në formë teksti, imazhesh ose lexime me sensorë. Në këtë mënyrë, perceptimi i botës reale ul shumë shanset për halucinacione (që quhet prirja që kanë modelet e mëdha gjuhësore për të sajuar gjëra ose për të bërë gabime).

Covariant, kompania e doctor Chen, ka krijuar një model të quajtur RFM-1, i cili është trajnuar, duke përdorur tekste, imazhe dhe të dhëna nga më shumë se 30 lloje robotësh.

Softueri i tij përdoret edhe nga robotët automatikë në magazina dhe qendra shpërndarjeje, të vendosura në zonat periferike ku toka është e lirë, por puna e pakët. Kompania Covariant nuk prodhon asnjë nga pajisjet robotike, por përdoret softueri për të përmirësuar “trurin” e robotëve.

“Parashikojmë se inteligjenca e robotëve do të përmirësohet me rritjen e shpejtësisë së softuerit, sepse kemi mundësuar shumë më tepër të dhëna nga të cilat roboti mund të mësojë”, thotë doktor Chen.

Përdorimi i këtyre modeleve të reja për të kontrolluar robotët, ka disa përparësi ndaj qasjeve të mëparshme, thotë Marc Tuscher, bashkëthemelues i firmës robotike startup Sereact, me seli në Shtutgart.

Një nga përfitimet është të mësuarit “zero-shot”, që në zhargonin teknologjik, nënkupton aftësinë për të bërë diçka të re, si për shembull, të ndjekësh urdhrin “për të marrë frutën me ngjyrë të verdhë”, pa u trajnuar në mënyrë të qartë për ta bërë këtë.

Natyra multimodale e modeleve VLAM i ka bërë robotët shumë më të aftë për të perceptuar botën e jashtme, si për shembull, për të ditur faktin që bananet janë një lloj frute dhe që kanë ngjyrë të verdhë.

Bisedë me robotët

Një përfitim tjetër i modeleve të reja, është “të mësuarit në kontekst”, që në gjuhën teknologjike nënkupton aftësinë për të ndryshuar sjelljen e një roboti, duke përdorur kërkesat me tekst, në vend të riprogramimit të përpunuar.

Doktor Tuscher jep si shembull një robot magazine që është programuar për të renditur pako, por që hutohej kur kutitë e hapura po vendoseshin gabimisht në sistem. Më parë, në mënyrë që roboti t’i shpërfillte këto kuti, ai duhej riprogramuar.

“Ndërsa tani mjafton t’i japim një urdhër me tekst për të mos marrë parasysh kutitë e hapura dhe roboti zgjedh vetëm kutitë e mbyllura”, thotë doktor Tuscher. “Ne mund të ndryshojmë sjelljen e robotit tonë, thjesht duke i dhënë një urdhër, gjë që është çmenduri”. Robotët mund të programohen nga njerëz jospecialistë, duke përdorur gjuhën e zakonshme, në vend të kodit kompjuterik.

Modele të tilla edhe mund të përgjigjen. “Kur roboti bën një gabim, ju mund ta pyesni dhe ai përgjigjet në formë teksti”, thotë doktor Chen. Kjo është e dobishme për korrigjimin e gabimeve, sepse më pas mund të jepen udhëzimet e reja që ndryshojnë sjelljen e robotit, thotë doktor Tuscher.

“Mund t’i thuash robotit, ‘kjo është gabim, të lutem bëje ndryshe në të ardhmen”. Kjo e bën më të lehtë punën me robotët për ata njerëz që nuk janë specialistë.

Të jesh në gjendje të pyesësh një robot se çfarë po bën dhe pse, është veçanërisht e dobishme në fushën e makinave me vetëdrejtim, të cilat në thelb janë një formë roboti. Firma Wayve, një startup i automjeteve autonome me seli në Londër, ka krijuar një model VLAM të quajtur Lingo-2.

Përveç kontrollit të makinës, modeli mund të kuptojë komandat me tekst dhe të shpjegojë arsyetimin pas çdo vendimi. “Ai mund të japë shpjegime gjatë drejtimit të makinës dhe na lejon të korrigjojmë gabimet, t’i japim udhëzime sistemit, ose të ndryshojmë sjelljen e tij për të ndjekur një stil të caktuar”, thotë Alex Kendall, bashkëthemeluesi i firmës Wayve.

Ai për shembull thotë se modelit mund t’i bëhet pyetja se sa është kufiri i shpejtësisë dhe cilat shenja mjedisore (si shenjat rrugore) ka përdorur makina. “Ne mund të kontrollojmë se çfarë lloj konteksti mund të kuptojë roboti dhe çfarë mund të shohë”, thotë ai.

Ashtu si me format e tjera të Inteligjencës Artificiale, qasja në sasi të mëdha të të dhënave të trajnimit është me rëndësi thelbësore.

Firma Covariant, e themeluar në vitin 2017, ka mbledhur të dhëna për shumë vite, të cilat i përdori për të trajnuar modelin robotik RFM-1. Robotët gjithashtu mund të udhëzohen manualisht për të kryer një detyrë të caktuar disa herë, dhe modeli më pas mund të bëjë përgjithësime nga të dhënat që rezultojnë. Ky proces njihet si “të mësuarit imitues”.

Por kjo nuk është e vetmja mundësi. Një projekt i zgjuar kërkimor në Universitetin Stanford, i quajtur Mobile Aloha, gjeneroi të dhëna për t’i mësuar një roboti detyra të thjeshta shtëpiake, si përgatitja e kafesë, duke përdorur një proces të njohur si teleoperacion, që në thelb, nënkupton imitimin.

Studiuesit qëndruan pas robotit dhe i lëvizën gjymtyrët e tij drejtpërdrejt, duke i mundësuar atij të ndiejë, të mësojë dhe më pas të përsërisë një grup të caktuar veprimesh. Ata thonë se kjo qasje “i lejon njerëzit që t’u mësojnë robotëve aftësi arbitrare”.

Investitorët po tregojnë interes. Chelsea Finn, profesor në Stanford që mbikëqyri projektin Mobile Aloha, është edhe një nga bashkëthemeluesit e firmës Physical Intelligence, një startup që së fundmi grumbulloi 70 milionë dollarë nga mbështetësit, përfshirë firmën OpenAI.

Firma robotike startup Skild, e krijuar nga Universiteti Carnegie Mellon, mendohet se ka grumbulluar 300 milionë dollarë në prill. Kompania Figure, e cila përqendrohet te robotët humanoidë, grumbulloi 675 milionë dollarë në shkurt.

Firma Wayve grumbulloi 1.05 miliardë dollarë në maj, raundi më i madh i financimit i kryer ndonjëherë për një startup europian të Inteligjencës Artificiale.

Doktor Kendall nga kompania Wayve, thotë se interesi në rritje për robotët, pasqyron zhvillimin e Inteligjencës Artificiale, pasi përparimi në softuerin e Inteligjencës Artificiale, po zbatohet gjithnjë e më shumë në harduerin që ndërvepron me botën reale.

“Inteligjenca Artificiale është shumë më tepër sesa chatbot-et”, thotë ai. “Në disa dekada, kur njerëzit do të mendojnë për Inteligjencën Artificiale, gjëja e parë që do t’u vijë në mendje, do të jenë pikërisht robotët që ndërveprojnë me njerëzit”.

Ndërsa softueri për pajisjet robotike po përmirësohet, hardueri tani po bëhet faktori kufizues, thonë studiuesit, veçanërisht kur bëhet fjalë për robotët humanoidë. “Por për sa i përket trurit të robotëve”, thotë doktor Chen, “Ne po bëjmë përparim shumë të shpejtë në inteligjencë”./MONITOR

robotet

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin