LIVE UPDATES
Bota

Përplasja për ligjin ‘Mos thuaj gay’, DeSantis përshkallëzon marrëdhënien me Disney: Do u heqim autonominë ose do u ndërtojmë një burg ngjitur me parkun

DeSantis tha se legjislativi do të ndërmarrë hapa për të anuluar një marrëveshje zhvillimi të arritur nga Disney me anëtarët në largim të bordit mbikëqyrës, që ndalon të emëruarit e DeSantis, të bëjnë kontrolle në parqet e lojrave të Disney në Florida.

17 April 2023, 20:21 Nga I.A
Përplasja për ligjin ‘Mos thuaj gay’, DeSantis
Ron DeSantis dhe Disney

FLORIDA- Marrëdhëniet mes guvernatorit të Florida-s Ron DeSantis dhe Disney Land janë përkeqësuar. Gjërat mes tyre nisën që të prisheshin një vit më parë, ku  shefi ekzekutiv i atëhershëm i kompanisë Disney, Bob Chapek foli kundër një projekt-ligji që kufizonte diskutimin e seksualitetit dhe identitetit gjinor në klasat e shkollave fillore të Floridës, i referuar si Ligji “Mos thuaj gay”.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis tha të hënën se legjislatura e shtetit do të paraqesë një projekt-ligj për të revokuar një marrëveshje që Walt Disney Co arriti për të anashkaluar mbikëqyrjen shtetërore të parqeve të saj. DeSantis tha se legjislativi do të ndërmarrë hapa për të anuluar një marrëveshje zhvillimi të arritur nga Disney me anëtarët në largim të bordit mbikëqyrës, që ndalon të emëruarit e DeSantis, të bëjnë kontrolle në parqet e lojrave të Disney në Florida. Por nëse kjo marrëveshje nuk revokohet, ai tha se mund që të ndërtojë një burg përkrah parkut të Disneyt.

"Ata menduan se mund të krijonin një lloj marrëveshjeje zhvillimi që do të bënte të pavlefshme gjithçka që bëmë. Kjo nuk do të ndodhë," tha DeSantis.

DeSantis dhe legjislatura e Floridës kanë punuar për të eliminuar autonominë virtuale që kompania gëzonte mbi Walt Disney World për më shumë se 50 vjet. Disney ka të punësuar rreth 75,000 njerëz në shtetin e Florida-s. Beteja e DeSantis kundër "Disney-t" është figuruar dhe në fjalime. Ligjvënësit e Florida miratuan një projekt-ligj në shkurt duke i dhënë DeSantis kontroll efektiv mbi një bord që mbikëqyrë shërbimet komunale dhe zhvillimin në një distrikt të veçantë në Florida qendrore që përfshin resortin Walt Disney World.

CEO aktual i Disney Bob Iger e quajti këtë veprim një hakmarrje dhe tha se DeSantis ishte kundër bizneseve dhe kundër zhvillimit të Florida-s. Përpara marrjes në dorëzim nga të emëruarit e DeSantis, Disney bëri ndryshime në marrëveshjen e distriktit të taksave speciale që kufizojnë veprimin e bordit për dekada.

Ai tha se legjislacioni është në punë për ta anuluar atë marrëveshje. Ai tha se edhe nëse legjislativi nuk e revokonte marrëveshjen, marrëveshja nuk do të qëndronte ligjërisht, duke e quajtur atë një 'marrëveshje false'.

"Një nga statutet e Floridës i jep legjislaturës autoritetin për të revokuar marrëveshjet e zhvillimit në këtë lloj shembulli. Dhe kështu kam punuar me udhëheqësit e Dhomës dhe Senatit. Ekziston një projekt-ligj që do të nxirret në legjislaturën e Floridës që do të sigurojë që marrëveshjet e supozuara të lidhura nga Disney të revokohen dhe të vendoset vullneti i popullit. Ne nuk do të kemi një korporatë që do të shërbejë si qeveri e saj," tha ai.

Guvernatori i Floridës Ron DeSantis kërcënoi të hënën se do të ndërtonte një burg shtetëror pranë Walt Disney World si shpagim për përpjekjen e kompanisë për të anashkaluar autoritetin e bordit të tij mbikëqyrës. Guvernatori republikan e përforcoi luftën e tij kundër Mbretërisë Magjike duke deklaruar se legjislatura e shtetit, e kontrolluar nga partia e tij, do të anulojë manovrimin ligjor të Disney-t që në fakt i hoqi autoritetin e bordit të ri mbikëqyrës mbi kompaninë. Dhe ai premtoi më shumë goditje që do të vinin javën e ardhshme. DeSantis shkoi në vendlindjen e Disney për të përshkallëzuar luftën e tij. Pikërisht aty ai lëshoi njoftimin e tij bombë se po mendonte t'i vendoste kriminelët pranë parkut që vizitohet nga miliona familje në vit.

Projektligji, i quajtur "Stop Seksualizimit të Fëmijëve", synon të ndalojë përdorimin e fondeve federale për të zhvilluar, zbatuar, lehtësuar ose financuar çdo program, ngjarje ose literaturë të orientuar seksualisht për fëmijët nën moshën 10 vjeç. Gjuha në legjislacionin e propozuar bashkon tema të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, me përmbajtje seksuale si pornografia dhe zhveshja dhe i ndalon ato që përdoren për të orientimin seksual të fëmijëve.

ron desantis walt disney co

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin