LIVE UPDATES
Bota

"Rrezik për njerëzimin"! Ekspertë dhe liderë botërorë kërkojnë të ndalet zhvillimi i superinteligjencës artificiale

Shkencëtarë dhe figura publike po kërkojnë të ngadalësohet gara drejt superinteligjencës, duke paralajmëruar se pa rregulla të përshtatshme ajo mund të përbëjë rrezik për njerëzimin.

15 November 2025, 07:28 Nga E. D
"Rrezik për njerëzimin"! Ekspertë dhe liderë
foto ilustruese

Superinteligjenca artificiale mund të jetë mjeti më i fuqishëm që ka krijuar ndonjëherë njerëzimi, ose sfida më e madhe e tij. Le të ndalemi dhe të vlerësojmë arsyet e këtij zhvillimi, argumentet pro dhe kundër.

Shkencëtarë dhe figura publike po kërkojnë të ngadalësohet gara drejt superinteligjencës, duke paralajmëruar se pa rregulla të përshtatshme ajo mund të përbëjë rrezik për njerëzimin.

Një grup i madh shkencëtarësh, pionierë të teknologjisë, akademikë, figura politike dhe komunikues publikë, kërkojnë që të bllokohet zhvillimi i sistemeve të Inteligjencës Artificiale të karakterizuara nga një “superinteligjencë” deri sa të ketë prova, studime të plota dhe të qarta që tregojnë se kjo teknologji sjell më shumë përfitime se sa rreziqe për njerëzimin.

Kërkesa është formalizuar në një deklaratë të nënshkruar nga mbi 1.500 ekspertë dhe personalitete publike.

Dokumenti pranon se AI mund të sjellë përparime të paprecedenta në shumë fusha në dobi të shoqërisë, por paralajmëron se zhvillimi i një superinteligjence e njohur edhe si AI e Përgjithshme (AGI), pa masa sigurie dhe kontrolli të mjaftueshëm përbën një rrezik shumë të madh, ndoshta të pakonceptuar më parë që mund të kërcënojë madje mbijetesën e njeriut.

Në krye të listës janë Geoffrey Hinton, fitues i Çmimit Nobel dhe profesor emeritus i Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Torontos, dhe Yoshua Bengio, profesor në Universitetin e Montrealit, i konsideruar si shkencëtari më i cituar në botë. Të dy njihen si “kumbarët e Inteligjencës Artificiale moderne”.

Ndër nënshkruesit janë gjithashtu Steve Wozniak, bashkëthemelues i Apple dhe Richard Branson, themelues i Virgin Group. Peticionin e mbështesin edhe figura politike e ushtarake të profilit të lartë si Susan Rice (ish-këshilltare për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së), Steve Bannon (këshilltar politik i Donald Trump), Admirali Michael G. Mullen (ish-kryetar i Shefave të Shtabit të Përbashkët të SHBA-së, njihet për fokusin e tij në udhëheqje, etikë dhe strategji në sigurinë kombëtare).

Listën e plotë e përmbyllin personalitete nga bota e kulturës dhe komunikimit, si Glenn Beck, Yuval Noah Harari, si dhe dukët e Sussex-it, Harry dhe Meghan Markle.

Një thirrje globale për të ndalur garën drejt superinteligjencës

Në deklaratë thuhet se, “shumë nga kompanitë kryesore të Inteligjencës Artificiale kanë si objektiv të deklaruar zhvillimin e një superinteligjence brenda dhjetëvjeçarit të ardhshëm, e aftë të tejkalojë ndjeshëm logjikën njerëzore në pothuajse të gjitha aktivitetet njohëse.

Kjo ka shkaktuar frikë pasi mund të ndikojë në humbjen e autonomisë njerëzore, në kufizimin e lirive dhe të drejtave civile, në cenimin e sigurisë kombëtare dhe në fund, te shfarosja e mundshme e njerëzimit”,

Përballë këtyre shqetësimeve nënshkruesit kërkojnë që zhvillimi i sistemeve AGI të kufizohet, derisa të ekzistojë një konsensus shkencor mbi sigurinë dhe kontrollin e tyre, si dhe një pranim i gjerë publik.

Mark Beall, ish-drejtor i strategjive të AI në Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-së, thekson:

“Kur studiuesit e Inteligjencës Artificiale paralajmërojnë për rrezikun e shfarosjes dhe liderët teknologjikë ndërtojnë bunkerë për skenarë katastrofikë, kujdesi na detyron t’i dëgjojmë. Superinteligjenca pa masa sigurie mund të përfaqësojë shprehjen më të lartë të arrogancës njerëzore, një fuqi pa kufij moralë”.

Nisma është promovuar nga Future of Life Institute, një organizatë jofitimprurëse që prej më shumë se një dekade, studion rreziqet e mëdha që lidhen me Inteligjencën Artificiale, me qëllim që ta drejtojë zhvillimin e saj në dobi të njerëzimit.

Dy vite më parë, e njëjta organizatë kishte publikuar një letër të nënshkruar nga shumë ekspertë teknologjie ku kërkohej një pauzë në zhvillimin e sistemeve të fuqishme të AI.

Këtë herë, kërkesa është për ndalim të plotë dhe dallohet jo vetëm për numrin por edhe për fushat e ndryshme nga vijnë nënshkruesit e dokumentit.

Dyshime dhe shqetësime për zhvillimin e AGI

Deklarata thekson se në Shtetet e Bashkuara ekziston një pakënaqësi e gjerë ndaj përparimit të shpejtë të Inteligjencës Artificiale dhe mungesës së rregullave të forta.

Citohet një sondazh i fundit me 2.000 të rritur amerikanë, sipas të cilit vetëm 5% e të anketuarve mbështesin zhvillimin e shpejtë dhe pa rregullime të kësaj teknologjie.

Përkundrazi, një përqindje e madhe, rreth 64% e tyre, mendojnë se superinteligjenca nuk duhet të zhvillohet derisa të provohet se është e sigurt dhe e kontrollueshme pro rregullave të rrepta ndaj sistemeve të avancuara.

Yoshua Bengio thekson se “për të ecur përpara në mënyrë të sigurt drejt superinteligjencës, duhet të përcaktojmë shkencërisht se si të projektojmë sisteme AI që të jenë të paafta të dëmtojnë njerëzit, duke vlerësuar edhe përdorimin keqdashës.

Duhet të sigurojmë që qytetarët të kenë pjesëmarrje shumë më të fortë në vendimet që do të përcaktojnë të ardhmen tonë të përbashkët”.

Ekspertët e fushës besojnë se zhvillimi i AGI është më afër se sa mendohej, ndër ta Elon Musk parashikon që aftësitë e AI do të tejkalojnë inteligjencën njerëzore në fund të këtij viti, ose në fillim të 2026, ndërsa shkencëtarë të tjerë deklarojnë se këto programe të avancuara mund të bëhen realitet deri në 2030.

Deri tani nuk është dëshmuar zhvillimi i AI të këtij niveli, por shumë ekspertë paralajmërojnë se pa kontrolle të rrepta, përdorimi i teknologjive kaq të avancuara mund të dalë jashtë kontrollit dhe të sjellë rreziqe të konsiderueshme për sigurinë dhe shoqërinë.

Stuart Russell, profesor i Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Berkeley-t dhe një nga nënshkruesit, përfundon: “Kjo kërkesë e re nuk është ndalim apo moratorium në kuptimin tradicional. Është thjesht një propozim për masa sigurie të përshtatshme për një teknologji që sipas vetë zhvilluesve, ka një mundësi domethënëse për të shkaktuar shfarosjen e njerëzimit.

A është kjo e tepërt për ta kërkuar?”/MONITOR

superinteligjenca artificiale

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin