LIVE UPDATES
Bota

"Rrezikon të nisë me pushtimin e Tajvanit dhe një vendi të NATO-s"/ Paralajmërimi i Rutte: Kina dhe Rusia mund të fillojnë Luftën e Tretë Botërore

Paralajmërimi i shefit të NATO-s vjen mes frikës në rritje se Putin mund të ketë sytë nga shtetet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, të gjitha anëtare të NATO-s dhe më parë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Rutte tha se Perëndimi duhet të veprojë urgjentisht për të penguar një skenar të tillë duke forcuar mbrojtjen e tij dhe duke rritur bashkëpunimin me aleatët në Indo-Paqësor.

6 July 2025, 21:57 Nga r.ll
"Rrezikon të nisë me pushtimin e Tajvanit dhe një vendi
mark rutte

BRUKSEL- Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar se një sulm ushtarak nga Kina dhe Rusia mund ta zhysë botën në një konflikt të ri global shkatërrues. Rutte u shpreh se udhëheqësi kinez Xi Jinping mund të përpiqet të pushtojë Tajvanin, ndërsa gjithashtu i bën thirrje Vladimir Putinit të nisë një sulm paralel në territorin e NATO-s, duke shkaktuar potencialisht Luftën e Tretë Botërore.

"Le të mos jemi naivë për këtë. Nëse Xi Jinping do të sulmonte Tajvanin, ai së pari do të sigurohej që t’i telefononte partnerit të tij më të vogël në të gjithë këtë, Vladimir Putin, i cili banon në Moskë, dhe t’i thoshte: ‘Hej, unë do ta bëj këtë dhe kam nevojë që t’i mbash të zënë në Evropë duke sulmuar territorin e NATO-s. Kjo është me shumë mundësi mënyra se si do të përparojë kjo.", ka deklaruar Rutte.

Paralajmërimi i shefit të NATO-s vjen mes frikës në rritje se Putin mund të ketë sytë nga shtetet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, të gjitha anëtare të NATO-s dhe më parë pjesë e Bashkimit Sovjetik. Rutte tha se Perëndimi duhet të veprojë urgjentisht për të penguar një skenar të tillë duke forcuar mbrojtjen e tij dhe duke rritur bashkëpunimin me aleatët në Indo-Paqësor.

“Së pari, pengesa është se NATO, kolektivisht, është aq e fortë sa rusët nuk do ta bëjnë kurrë këtë”, tha ai. “Dhe së dyti, të punojmë së bashku me Indo-Paqësorin – diçka që Presidenti Donald Trump po e promovon shumë, sepse kemi këtë ndërlidhje të ngushtë.”

Ai vazhdoi të lavdëronte qasjen diplomatike të Trump, duke thënë: “Ai është personi që e theu bllokimin me Putinin. Kur u bë president në janar, ai i filloi këto diskutime me Putinin dhe ishte i vetmi që ishte në gjendje ta bënte këtë.”

Trump ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me Vladimir Putinin në një përpjekje për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Presidenti amerikan kuptohet se ka diskutuar kushtet e mundshme për një armëpushim gjatë komunikimeve të fundit me udhëheqësin e Kremlinit. Megjithatë, Rutte paralajmëroi se Rusia po rrit prodhimin ushtarak me një ritëm që e tejkalon shumë atë të Perëndimit.

"Ata tani po prodhojnë tre herë më shumë municione në tre muaj sesa e gjithë NATO-ja po prodhon në një vit. Kjo është e paqëndrueshme, por rusët po punojnë së bashku me koreano-veriorët, me kinezët dhe iranianët, mullahët, në luftën kundër kësaj lufte agresioni të paprovokuar kundër Ukrainës.”, tha ai.

Kremlini u kundërpërgjigj me zemërim deklaratave të Rutte, ku ish-presidentin rus Dmitry Medvedev ironizoi shefin e NATO-s.

"Rutte është qartësisht i ngopur me shumë nga kërpudhat magjike të dashura nga holandezët. Ai sheh një bashkëpunim të fshehtë midis Kinës dhe Rusisë për Tajvanin dhe më pas një sulm rus ndaj Evropës. Por ai ka të drejtë për një gjë: duhet të mësojë rusisht. Mund të jetë e dobishme në një kamp siberian.", tha Medvev në reagimin e tij në rrjetet sociale

Përplasja vjen ndërsa Rusia vazhdon fushatën e saj kundër Ukrainës. Gjatë fundjavës, Putin nisi një valë të re sulmesh, duke qëlluar katër raketa S-300 dhe 157 dronë, 127 prej të cilëve u interceptuan ose u bllokuan nga lufta elektronike. Shpërthimet tronditën Kievin dhe rajonet përreth, duke plagosur disa persona dhe duke dëmtuar ndërtesa banimi. Në Kharkiv, një fëmijë dy vjeç dhe një grua 46-vjeçare ishin midis të plagosurve. Forcat ruse sulmuan gjithashtu rajonin Zaporizhzhia të Ukrainës, ndërsa lufta nuk tregon shenja ngadalësimi.

mark rutte kine rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin