"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Rrjedhja e bisedave sekrete/ Shefat e inteligjencës amerikane merren në pyetje nga ligjvënësit
Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, drejtori i FBI-së, Kash Patel, drejtori i Agjencisë së Përgjithshme të Sigurisë Kombëtare, Timothy Haugh dhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjeneral-lejtant Jeffrey pritet të dëshmojnë të gjithë në seancë.
26 March 2025, 16:53Nga E. D
pamje nga seanca
SHBA- Komisioni i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve për Inteligjencën po zhvillon një seancë dëgjimore me zyrtarë të administratës Trump dhe anëtarë të kabinetit, ku ata pritet të përballen me pyetje në lidhje me skandalin e bisedës në “Signal”, shkruan CNN.
Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, drejtori i FBI-së, Kash Patel, drejtori i Agjencisë së Përgjithshme të Sigurisë Kombëtare, Timothy Haugh dhe drejtori i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, gjeneral-lejtant Jeffrey pritet të dëshmojnë të gjithë në seancë.
Seanca dëgjimore vjen pasi “The Atlantic” publikoi disa mesazhe mëngjesin e së mërkurës nga biseda në grup, të cilat përgënjeshtrojnë pretendimin e zyrtarëve të administratës Trump se planet e sulmeve në Jemen nuk u diskutuan në bisedën ku u shtua pa dashje kryeredaktori i revistës, Jeffrey Goldberg.