"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Bota
Rrufeja godet harkun e Kostandinit në Romë, dëmtohet struktura e lashtë
Një stuhi e rrëmbyeshme të martën dëmtoi disa pjesë nga Harku i Kostandinit, një strukturë e lashtë rreth 20 metra e lartë.
4 September 2024, 15:31Nga S.B
Roma
ROMË- Një rrufe ka dëmtuar një hark 1700-vjeçar pranë Koloseut të Romës, duke bërë që disa blloqe mermeri të bien në tokë. Një stuhi e rrëmbyeshme të martën dëmtoi disa pjesë nga Harku i Kostandinit, një strukturë e lashtë rreth 20 metra e lartë.
Punëtorët nga Parku Arkeologjik i Koloseut në Romë u panë duke rikuperuar blloqet e rënë ditën e sotme. Në një deklaratë, organizata tha: Puna e rikuperimit nga teknikët ishte në kohën e duhur. Punëtorët tanë mbërritën menjëherë pas goditjes së rrufesë. Të gjitha fragmentet u gjetën dhe u siguruan.
pamje nga riparimi
Stafi u ngrit gjithashtu me një vinç në majë të harkut për të vlerësuar shkallën e dëmit.
Struktura u ngrit në vitin 315 pas Krishtit për të festuar fitoren e perandorit Konstandin mbi Maxentius pas betejës së urës Milvian. E njëjta stuhi rrufeje që shkaktoi dëmet ka rrëzuar edhe pemë dhe ka përmbytur rrugët në kryeqytetin italian.