LIVE UPDATES
Bota

Rubio nis turneun në Gjirin Persik për t’i forcuar aleancat, pas armëpushimit të brishtë SHBA-Iran

Edhe pse eksportet e naftës dhe trafiku detar nëpër Ngushticën e Hormuzit kanë filluar të kthehen në normalitet pas disa ditësh ndërprerjesh, tensionet mbeten të larta. 

23 June 2026, 22:41 Nga E.d
Rubio nis turneun në Gjirin Persik për t’i forcuar aleancat, pas
Marco Rubio

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Abu Dabi më 23 qershor, duke nisur një turne të rëndësishëm në vendet e Gjirit Persik, me synimin për t’i qetësuar aleatët më të ngushtë arabë të Uashingtonit, pas një marrëveshjeje të brishtë armëpushimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, e cila ka ngritur dyshime të reja rreth sigurisë rajonale dhe synimeve të ardhshme të Teheranit.

Rubio zbriti në Aeroportin “Al Bateen”, para takimeve me udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit dhe Bahrejnit gjatë dy ditëve të ardhshme, në një kohë kur kryeqytetet e Gjirit po e vlerësojnë ndikimin e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA për uljen e tensioneve me Iranin.

Vizita vjen në një kohë të ndërlikuar për rajonin. Edhe pse eksportet e naftës dhe trafiku detar nëpër Ngushticën e Hormuzit kanë filluar të kthehen në normalitet pas disa ditësh ndërprerjesh, tensionet mbeten të larta. 

Zyrtarët iranianë i kanë akuzuar disa shtete të Gjirit se kanë lehtësuar në heshtje operacionet ushtarake amerikane gjatë përplasjeve të fundit, ndërsa njëkohësisht kanë sinjalizuar se do të vazhdojnë të kërkojnë kufizim të pranisë ushtarake amerikane në rajon.

Për monarkitë e Gjirit, të cilat prej kohësh janë të shqetësuara nga ndikimi rajonal i Iranit, misioni i Rubios është njëkohësisht diplomatik dhe strategjik: t’i sigurojë aleatët se zotimet e Uashingtonit për sigurinë e tyre mbeten të pandryshuara, teksa po fillojnë të shfaqen konturet e një mirëkuptimi të mundshëm afatgjatë me Teheranin.

“Duam të dëgjojmë mendimin e tyre”

Duke folur me gazetarët pas mbërritjes, Rubio theksoi se fokusi i menjëhershëm i Uashingtonit është konsultimi dhe jo bindja e partnerëve.

“Kemi marrëdhënie dhe partneritete afatgjata me tri vendet që po i vizitoj”, tha Rubio, duke veçuar Emiratet e Bashkuara Arabe si një nga partnerët më të fortë të SHBA-së gjatë muajve të fundit. 

“Në të vërtetë jemi këtu më shumë për t’i dëgjuar ata sesa për të folur. Duam t’i dëgjojmë mendimet e tyre dhe të sigurohemi që pikëpamjet e tyre të merren parasysh në çdo vendim që marrim”, i tha ai korrespondentit të Radios Evropa e Lirë (RERL).

Me këto komente, duket se ai synon t’i zbusë shqetësimet e aleatëve të Gjirit, të cilët druhen se korniza e armëpushimit SHBA-Iran mund ta fuqizojë Teheranin ose t’i lërë të pazgjidhura çështje kyç, si programet e raketave balistike, milicitë aleate të Iranit dhe siguria detare.

Rubio pranoi se, megjithëse tani ekziston një “kornizë” diplomatike, ajo ende nuk është e përfunduar.

“Kjo është një çështje që vazhdon prej 47 vjetësh”, tha ai. “Ideja se mund të zgjidhet brenda një dite e gjysmë nuk besoj se është promovuar nga dikush”.

Ai shtoi se ditët e fundit është krijuar një “bazë e mirë” për përparim, por se “mbetet ende shumë punë për t’u bërë”.

Trysnia ndaj Iranit për zbatimin e marrëveshjeve

Rubio kundërshtoi gjithashtu deklaratat iraniane që vënë në dyshim zotimet e bëra gjatë bisedimeve në Zvicër, duke thënë se Uashingtoni e di qartë se çfarë ka pranuar Teherani.

“Ne e dimë se për çfarë janë pajtuar ata”, tha Rubio. “Tani, ose do ta zbatojnë ose jo. Dhe, nëse nuk e bëjnë, presidenti do të duhet të marrë disa vendime”.

Ky paralajmërim nënvizon pasigurinë që vazhdon të ekzistojë rreth një prej elementeve më të debatueshme të kornizës së armëpushimit: mekanizmat e inspektimit dhe verifikimit. 

Zyrtarët iranianë deklaruan më 22 qershor se ende nuk ishte arritur një marrëveshje përfundimtare mbi protokollet ndërkombëtare të inspektimit, duke kundërshtuar kështu deklaratat e mëparshme të nënpresidentit amerikan, JD Vance.

Rubio nuk dha detaje mbi opsionet e mundshme të zbatimit, por sugjeroi se respektimi i angazhimeve do të përcaktojë nëse diplomacia mund të ecë përpara.

Raketat dhe pikat e nxehta rajonale

Një shqetësim qendror për aleatët e Gjirit mbetet nëse rrjeti rajonal i grupeve aleate të Iranit – përfshirë Hezbollahun dhe Hamasin – do të trajtohet në kuadër të memorandumit të mirëkuptimit.

Rubio tha se këto çështje do të bëhen në mënyrë të pashmangshme pjesë e negociatave.

“Nuk mund të ketë fund të armiqësive dhe konflikteve në rajon për sa kohë që grupet aleate të Iranit lëshojnë raketa dhe dronë nga Iraku dhe marrin pjesë në aktivitete terroriste”, tha ai.

Sipas tij, edhe pse disa nga këto çështje nuk përfshihen drejtpërdrejt në kornizën aktuale të armëpushimit, ato janë të pandashme nga çdo përpjekje më e gjerë për paqe.

Rubio konfirmoi gjithashtu se e ardhmja politike e Libanit do të trajtohet veçmas nga bisedimet me Iranin, duke theksuar angazhimin e drejtpërdrejtë të SHBA-së me Qeverinë e Bejrutit.

“E ardhmja e Libanit u përket qytetarëve libanezë përmes qeverisë së tyre sovrane dhe të zgjedhur”, i tha ai REL-it.

Komentet e tij vijnë në një kohë kur zyrtarë libanezë dhe izraelitë po zhvillojnë bisedime paralele në Uashington, një shenjë e diplomacisë më të gjerë rajonale që po zhvillohet paralelisht me procesin e dialogut me Iranin.

Siguria në Ngushticën e Hormuzit rikthehet në qendër të vëmendjes
Turneu i Rubios në Gjirin Persik pritet të fokusohet gjithashtu në sigurinë detare, pas kërcënimeve të fundit nga elementë të linjës së ashpër në Iran për të penguar trafikun në Ngushticën e Hormuzit – rruga më jetike për kalimin e naftës në botë.

I pyetur nga REL-i nëse SHBA-ja dhe aleatët e saj mund të garantojnë lirinë e lundrimit atje, Rubio e paraqiti çështjen si një problem të së drejtës ndërkombëtare.

“Kjo është një rrugë ujore ndërkombëtare”, tha ai. “Asnjë shtet nuk lejohet të vendosë tarifa apo pagesa për kalimin në një rrugë ujore ndërkombëtare. Kjo është e drejta ndërkombëtare ekzistuese dhe ne presim që kështu të vazhdojë të jetë”.

Kjo deklaratë ka gjasa t’i qetësojë vendet prodhuese të naftës në Gjirin Persik, ekonomitë e të cilave varen nga rrjedha e pandërprerë e transportit detar.

Megjithatë, analistët thonë se pyetja më e madhe mbetet ende pa përgjigje: a mund të shndërrohet korniza e armëpushimit në një marrëveshje të qëndrueshme sigurie për rajonin, apo thjesht po pezullon përkohësisht një përballje më të madhe?

Tani për tani, turneu i Rubios në vendet e Gjirit duket se synon t’i mbajë aleatët arabë të Uashingtonit të koordinuar, ndërsa kjo pasiguri po vazhdon./REL

abu dabi uashingtoni marco rubio

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin