LIVE UPDATES
Bota

Rumunët votojnë sot për Parlament të ri, kandidatët e ekstremit të djathtë pritet të shënojnë rritje

Kandidatët e ekstremit të djathtë, të cilët patën paraqitje shumë të mirë edhe në zgjedhjet presidenciale, pritet të shënojnë rritje në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

1 December 2024, 13:27 Nga M.B
Rumunët votojnë sot për Parlament të ri, kandidatët e
Foto ilustruese

RUMANIA- Qytetarët e Rumanisë do të kthehet sot në qendrat e votimit për ta zgjedhur Parlamentin e ri të vendit, në një kohë mosmarrëveshjes për zgjedhjet presidenciale të javës së kaluar, në të cilat një kandidat prorus i ekstremit të djathtë e fitoi rundin e parë befasisht. Kandidatët e ekstremit të djathtë, të cilët patën paraqitje shumë të mirë edhe në zgjedhjet presidenciale, pritet të shënojnë rritje në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

Më shumë se 10.000 kandidatë po garojnë për të zënë ulëse në parlamentin dydhomësh: 329 vende në Dhomën e Deputetëve dhe 136 në Senat. Një sondazh para zgjedhjeve tregoi se Aleanca për Unitetin e Rumunëve (AUR), një parti e ekstremit të djathtë dhe ultranacionaliste, kryesonte me 22.4 për qind, duke lënë mbrapa Partinë Social-Demokrate në pushtet, që kishte 21.4 për qind.

AUR ka marrë qëndrime anti-perëndimore, duke vënë në pikëpyetje anëtarësimin e Rumanisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe ka promovuar retorikë ksenofobike dhe konspirative. Nën udhëheqjen e presidentit në largim, Klaus Iohannis, Rumania ka qenë mbështetëse e fuqishme e NATO-s dhe e fqinjit të vet, Ukrainës, në luftën kundër pushtimit rus. Fitorja e AUR mund ta rrezikojë mbështetjen e Rumanisë për Ukrainën, thonë analistët.

Ndërkohë, Bashkimi për Shpëtimin e Rumanisë, një parti e qendrës së djathtë, ka një mbështetje prej rreth 17.5 për qind, sipas sondazheve. Kandidatja e saj për presidente, Elena Lasconi, do të përballet me kandidatin prorus dhe të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, në rundin e dytë të zgjedhjeve, më 8 dhjetor.

Partia Liberale – një partner i vogël në koalicionin qeverisës – ishte renditur me 13.4 për qind. Nëse asnjë parti nuk fiton shumicën e vendeve, do të pasojnë bisedime për koalicion. Partia që fiton shumicën e votave ka të ngjarë ta propozojë kandidatin për kryeministër. Përveç ndarjes midis Lindjes dhe Perëndimit, rumunët kanë shprehur shqetësime edhe për ekonominë e dobët të vendit dhe korrupsionin e përhapur.

Votimi filloi më 30 nëntor mes diasporës rumune, e cila mund të jetë vendimtare në zgjedhjet parlamentare – megjithëse nuk ka qenë fillimisht e qartë se cilat parti do t’i favorizonte. Moldavia është gjithashtu hapësirë e rëndësishme votimi për zgjedhjet rumune. Pjesa më e madhe e Moldavisë ishte pjesë e Rumanisë deri në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe shumë moldavë kanë shtetësi rumune.

Ekspertët kanë paralajmëruar për kujdes ndaj shifrave të sondazheve para zgjedhjeve, duke përmendur fitoren e papritur të Georgescut në rundin e parë të votimit presidencial më 24 nëntor. Lasconi, kryetare bashkie nga një qytet i vogël dhe mbështetëse e fortë e aleancave të Rumanisë me NATO-n dhe BE-në, doli e dyta në atë votim, duke mposhtur me vështirësi kryeministrin e majtë, Marcel Ciolacu.

Komisioni Qendror Zgjedhor i Rumanisë e ka filluar të premten rinumërimin e të gjitha votave të hedhura në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, pas akuzave se Georgescu e përdori TikTok-un jashtëligjshëm për t’i dhënë hov fushatës së tij. Gjykata Kushtetuese pritet ta miratojë rezultatin e rundit të parë më 2 dhjetor pasi të përfundojnë zgjedhjet parlamentare, kanë thënë burimet për Shërbimit rumun të Radios Evropa e Lirë. Presidenti i Rumanisë ka kompetenca të rëndësishme vendimmarrëse, duke përfshirë çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme. I zgjedhur për një mandat pesëvjeçar, presidenti mund të refuzojë edhe emërimet për kryeministër dhe ato për poste gjyqësore.

Presidenti i Rumanisë ka kompetenca të rëndësishme vendimmarrëse, përfshirë për çështjet e sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme. I zgjedhur për një mandat pesëvjeçar, presidenti gjithashtu ka pushtet të mos i pranojë kandidaturat partiake për kryeministër dhe emërimet qeveritare për poste gjyqësore. Votimi do të përfundojë në orën 21:00, sipas kohës lokale, dhe rezultatet do të shpallen sapo të përfundojë numërimi./ REL

rumania

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin