LIVE UPDATES
Bota

Rusia dhe Lindja e Mesme në fokus të turneut evropian të Rubios

Vizita zhvillohet në kohën kur vendet aleate të NATO-s po përballen me shqetësime në rritje për aktivitetin ushtarak të Rusisë dhe paqëndrueshmërinë e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

5 October 2026, 14:53 Nga E. D
Rusia dhe Lindja e Mesme në fokus të turneut evropian të Rubios
Marco Rubio

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të vizitojë Islandën, Greqinë dhe Portugalinë nga data 5 deri më 8 tetor, për bisedime mbi sigurinë, mbrojtjen, energjinë, bashkëpunimin ekonomik dhe teknologjinë. Vizita zhvillohet në kohën kur vendet aleate të NATO-s po përballen me shqetësime në rritje për aktivitetin ushtarak të Rusisë dhe paqëndrueshmërinë e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

Rubio do ta nisë vizitën në Rejkjavik, ku pritet të diskutojë me zyrtarët islandezë për sigurinë në Arktik dhe bashkëpunimin ekonomik. Më pas, ai do të udhëtojë në Athinë për Dialogun e gjashtë Strategjik SHBA-Greqi.

Në agjendë do të jenë bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, energjia, siguria rajonale, Ukraina dhe Lindja e Mesme. Në Lisbonë, bisedimet e Rubios do të përqendrohen në mbrojtje, zhvillim ekonomik dhe bashkëpunim në fushën e teknologjisë, sipas njoftimit të Departamentit amerikan të Shtetit.

Tri ndalesat pasqyrojnë fusha të ndryshme të bashkëpunimit të SHBA-së me aleatët e NATO-s - nga roli i Islandës në sigurinë e Atlantikut të Veriut dhe Arktikut, te pozita e Greqisë në Mesdheun Lindor dhe rëndësia afatgjatë e Portugalisë për operacionet ushtarake amerikane në Atlantik.

Islanda nuk ka ushtri të përhershme, por prej kohësh bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n në fushën e sigurisë, për shkak të pozitës së saj strategjike në Atlantikun e Veriut.

Dy ish-ambasadorë amerikanë në Islandë, të cilët folën për Radion Evropa e Lirë në kushte anonimiteti, thanë se Rubio mund të presë gatishmëri nga Rejkjaviku për thellimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Megjithatë, sipas tyre, ai duhet t’i ketë parasysh edhe shqetësimet e një vendi që i kushton rëndësi të madhe pavarësisë së vet.

“Islandezët janë një popull jashtëzakonisht i pavarur”, tha njëri prej ish-ambasadorëve, duke shtuar se bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Islandës në fushën e sigurisë ka vazhduar që nga pushtimi rus i Krimesë më 2014.

Robert Gerber, ish-diplomat amerikan që ka shërbyer në Ambasadën e SHBA-së në Islandë, tha se vizita e Rubios mund të shërbejë për të çuar përpara zotimet e diskutuara në një takim të vendeve të Arktikut, të mbajtur në shtator në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në ato diskutime, partnerët e Arktikut u zotuan të merrnin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe për mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Gerber përmendi edhe përvojën e tij në Islandë për të ilustruar shqetësimet e sigurisë me të cilat përballet vendi.

“Kur isha rregullisht në Islandë, avionë rusë, bombardues apo avionë të tjerë fluturonin drejt Islandës, silleshin rreth ishullit dhe pastaj ktheheshin, vetëm për të parë se sa shpejt do të ngriheshin avionët e NATO-s”, tha Gerber për Radion Evropa e Lirë.

“Kërcënimi atje është real dhe ekziston prej kohësh”, tha ai, duke shtuar se aktiviteti i nëndetëseve në rajon vazhdon të jetë gjithashtu shqetësim.

Kontributi i Islandës në NATO ndryshon nga ai i aleatëve më të mëdhenj, sipas Gerberit. Vendi strehon bazën ajrore Keflavik, ka ofruar mbështetje për Ukrainën dhe, përmes Rojës Bregdetare, ofron kapacitete detare dhe të kërkim-shpëtimit. Gerber tha se mbrojtja e kabllove nënujore të telekomunikacionit që lidhin Amerikën e Veriut me Evropën mund të jetë një tjetër fushë, ku bashkëpunimi mund të zgjerohet.

“Ata, natyrisht, duhet të përforcohen dhe të mbrohen, sepse rusët po zhvillojnë lloj-lloj aktivitetesh në Arktik”, tha ai.

Sipas Gerberit, edhe Roja Bregdetare e Islandës, përfshirë anijet dhe helikopterët e saj, mund të luajë rol të rëndësishëm në rast të një krize në Arktik. Gerber tha se nuk pret që Rubio ta bindë Islandën të bëjë ndonjë ndryshim të madh në shpenzimet për mbrojtjen.

“Ekonomia e Islandës është relativisht e vogël”, tha Gerber, duke shtuar se qasja e vendit ndaj sigurisë ndikohet edhe nga qëndrimi i tij i pavarur politik.

Eric Green, ish-zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, i cili ka shërbyer edhe si zëvendësshef i misionit diplomatik në Islandë, tha se zyrtarët islandezë do të kërkojnë gjithashtu garanci nga Uashingtoni.

“Është pozitive që sekretari Rubio po viziton vende të NATO-s”, tha Green për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se zyrtarët islandezë do të duan garanci se Uashingtoni nuk është më i interesuar të ngrejë pretendime ndaj Grenlandës, bazuar në ato që ai i quajti “akuza të pabaza”.

Green tha gjithashtu se Islanda, një mbështetëse e fuqishme e Ukrainës, do të mirëpriste sinjale se Uashingtoni synon të bëjë më shumë për të ndihmuar Ukrainën dhe Evropën, ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj. Arktiku është bërë një zonë e konkurrencës në rritje, pasi shkrirja e akullit po hap rrugë të reja detare dhe po shton interesimin për burimet e rajonit.

Ish-ambasadori tha se Rusia ka forcuar praninë e saj ushtarake përgjatë bregdetit të Arktikut, ndërsa Kina ka synuar të zgjerojë praninë e saj në Islandë përmes porteve, projekteve kërkimore dhe nismave të tjera. Në Athinë, Rubio do ta udhëheqë delegacionin amerikan në Dialogun e gjashtë Strategjik SHBA-Greqi, më 6 dhe 7 tetor.

Dialogu, i nisur më 2018, shërben si kornizë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, energjisë dhe çështjeve të tjera. Në bisedime pritet të diskutohet për objektet dhe mbështetjen që Greqia ofron në kuadër të Marrëveshjes për Bashkëpunim të Ndërsjellë në Mbrojtje, si dhe për zhvillimet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.

Geoffrey Pyatt, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për burimet energjetike dhe ish-ambasador i SHBA-së në Greqi dhe Ukrainë, tha se dialogu u krijua si një mënyrë për të çuar përpara bashkëpunimin dypalësh, pavarësisht marrëdhënieve të tjera në rajon.

“Kur e krijuam Dialogun Strategjik gjatë mandatit tim si ambasador, ideja ishte të krijonim një forum për të çuar përpara agjendën e gjerë të bashkëpunimit dypalësh, pavarësisht marrëdhënieve të tjera rajonale”, tha Pyatt për Radion Evropa e Lirë.

Ai tha se bashkëpunimi ushtarak, mundësitë në fushën e energjisë dhe lidhjet mes qytetarëve të të dyja vendeve, përfshirë arsimin dhe investimet, kanë mbetur të qëndrueshme si gjatë administratave republikane, ashtu edhe atyre demokrate.

Pyatt vuri në pah edhe përkushtimin e Greqisë ndaj lidhjeve të saj evropiane dhe transatlantike.

“Greqia mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj identitetit të saj evropian, përfshirë edhe përkushtimin e palëkundur ndaj marrëdhënieve transatlantike”, tha ai.

Ndalesa e fundit e Rubios do të jetë Lisbona, ku, sipas Departamentit të Shtetit, ai do të diskutojë me udhëheqësit portugezë për mbrojtjen, zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin në fushën e teknologjisë.

Një pjesë e rëndësishme e bashkëpunimit të Portugalisë me SHBA-në në fushën e sigurisë lidhet me Ishujt Azore, ku baza ajrore Lajes shërben, prej kohësh, si pikë e rëndësishme logjistike dhe furnizimi me karburant për operacionet ushtarake amerikane në Atlantik./REL

marco rubio

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin