LIVE UPDATES
Bota

Rusia dhe Ukraina këmbejnë sulme me dronë pas bisedimeve SHBA-Ukrainë në Floridë

Forcat e Mbrojtjes e Rusisë thanë se gjatë natës kapën dhe shkatërruan 249 dronë ukrainas.

23 March 2026, 15:02 Nga E.d
Rusia dhe Ukraina këmbejnë sulme me dronë pas bisedimeve
Foto ilustruse

Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer sulme të mëdha me dronë, duke i përdorur secila nga mbi 200 dronë, pas bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në Floridë, gjatë të cilave u bisedua edhe për shkëmbimin e mundshëm të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Forcat e Mbrojtjes e Rusisë thanë se gjatë natës kapën dhe shkatërruan 249 dronë ukrainas. Ky ishte ndër sulmet më të mëdha me dronë nga Ukraina, e cila i ka shtuar goditjet ndaj caqeve energjetike të Rusisë.

Ndërkohë, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se forcat ruse lëshuan 251 dronë sulmues gjatë të njëjtës kohë.

Në Ukrainë, dronët rusë goditën zona banimi dhe infrastrukturë e portit në rajonin jugor të Odesës në Detin e Zi, sipas guvernatorit rajonal. Të paktën katër njerëz u plagosën në Krivi Rih, qytetin e madh industrial në Ukrainën qendrore, pas sulmeve ruse, ndërsa u raportua për zjarr dhe dëme në infrastrukturë.

Në Rusi, një sulm me dronë shkaktoi zjarr në një rezervuar karburanti në portin e Primorskit në Detin Baltik, qendra më e madhe perëndimore e eksportit të naftës në vend, sipas Aleksandr Drozdenkos, guvernatorit të rajonit të Leningradit.

Mbi 70 dronë u shkatërruan në rajon gjatë 24 orëve të fundit, shkroi Drozdenko në llogarinë e tij në Telegram.

Porti i Primorskit, me kapacitet eksporti mbi 1 milion fuçi naftë bruto në ditë, është dalje e rëndësishme për naftën e papërpunuar të Rusisë dhe natën me cilësi të lartë.

Kjo nuk është hera e parë që Primorski goditet nga forcat ukrainase: porti u sulmua më parë në shtator 2025, dhe u detyrua t’i ndërpresë përkohësisht ngarkesat e naftës.

Ukraina po i vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke goditur objektet e eksportit të naftës dhe rafineritë për të dobësuar ekonominë e luftës së Moskës.

Bisedimet SHBA–Ukrainë në Floridë

Ekipi negociator i Ukrainës u takua me përfaqësues të SHBA-së në Floridë për dy ditë bisedimesh më 21–22 mars.

Delegacioni amerikan përfshinte të dërguarin special Steve Witkoff, Jared Kushnerin dhe këshilltarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë, Josh Gruenbaum, ndërsa delegacioni ukrainas përfshinte Rustem Umerov, Kyrylo Budanov, David Arakhamia dhe Serhiy Kyslytsya. 

Sipas të dyja palëve, diskutimet u përqendruan në garanci të qëndrueshme sigurie për Ukrainën dhe përpjekje humanitare, përfshirë shkëmbime të mëtejshme të mundshme të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Ka sinjale se shkëmbime të tjera mund të jenë të mundshme, dhe ky do të ishte lajm i mirë dhe konfirmim se diplomacia po funksionon”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes më 22 mars.

Witkoff i quajti “frytdhënëse” bisedimet me delegacionin ukrainas në Floridë, duke shtuar se ato u përqendruan në pikat kyç për të përcaktuar një kornizë të qëndrueshme dhe të besueshme sigurie për Ukrainën.

Kryenegociatori ukrainas, Rustem Umerov, raportoi se është arritur “përparim” në afrimin e qëndrimeve për çështje të pazgjidhura me palën amerikane.

Javën e kaluar, një nga të dërguarit kryesorë të Kremlinit, Kirill Dmitriev, udhëtoi gjithashtu në Floridë për t’u takuar me zyrtarët amerikanë. Ai i përshkroi bisedimet si “frytdhënëse”.

Kremlini tha më 19 mars se bisedimet trepalëshe midis Uashingtonit, Moskës dhe Kievit për përfundimin e luftës në Ukrainë janë në “pauzë” pas fillimit të luftës me Iranin.

“Kjo është një pauzë situative, për arsye të dukshme”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke shtuar se sapo “partnerët tanë amerikanë” të mund t’i kushtojnë më shumë vëmendje çështjeve ukrainase, Moska shpreson që pauza të përfundojë dhe të zhvillohet një rund i ri bisedimesh./REL

ukraina rusia shba

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin