LIVE UPDATES
Bota

Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës/ Zelensky: SHBA-ja dëshiron që lufta të përfundoj para fillimit të verës

Në deklarata të publikuara nga zyra e tij më 7 shkurt, Zelensky tha se Uashingtoni ka propozuar një rund të ri bisedimesh mes Ukrainës dhe Rusisë që të mbahet në Majami brenda një jave – dhe se Kievi ka rënë dakord të marrë pjesë.

7 February 2026, 15:41 Nga E.d
Rusia godet rrjetin energjetik të Ukrainës/ Zelensky: SHBA-ja
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se Shtetet e Bashkuara duan ta shtyjnë Kievin dhe Moskën drejt përfundimit të luftës para fillimit të verës. Këto komente erdhën ndërsa Rusia nisi një tjetër breshëri raketash dhe dronësh gjatë natës kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Në deklarata të publikuara nga zyra e tij më 7 shkurt, Zelensky tha se Uashingtoni ka propozuar një rund të ri bisedimesh mes Ukrainës dhe Rusisë që të mbahet në Majami brenda një jave – dhe se Kievi ka rënë dakord të marrë pjesë. Moska dhe Uashingtoni nuk kanë komentuar për bisedimet e ardhshme të planifikuara për në Majami.

“Amerikanët po propozojnë që palët ta përfundojnë luftën para fillimit të kësaj vere dhe ka të ngjarë t’i ushtrojnë presion palëve që t’i përmbahen këtij afati”, tha Zelensky.

“Zgjedhjet [kongresionale të mesmandatit në SHBA] janë padyshim më të rëndësishme për ta. Të mos jemi naivë. Dhe ata thonë se duan ta përfundojnë gjithçka deri në qershor”, shtoi ai.

Këto komente erdhën disa orë pasi raketa dhe dronë rusë goditën gjatë natës termocentrale dhe rrjete të energjisë elektrike në Ukrainë, duke shkaktuar ndërprerje të radhitura të rrymës dhe duke shtuar presionin mbi një rrjet tashmë të goditur nga javë të tëra sulmesh, thanë autoritetet ukrainase.

Ministri i Energjisë, Denys Shmyhal, tha se qeveria ka vendosur ndërprerje emergjente në mbarë vendin të rrjetit të energjisë elektrike.

Kievi po ashtu kërkoi ndihmë emergjente nga Polonia pasi Rusia goditi gjatë natës termocentralet Burshtynska dhe Dobrotvirska në Ukrainën perëndimore.

“Kriminelët rusë kryen edhe një sulm tjetër masiv ndaj objekteve energjetike të Ukrainës. Sulmi vazhdon”, tha Shmyhal në një deklaratë të postuar në Telegram. “Punëtorët e energjisë janë gati të nisin punimet e riparimit sapo situata e sigurisë ta lejojë”.

Sulmi i fundit në shkallë të gjerë ndaj rrjetit të energjisë elektrike të vendit vjen pas javësh goditjesh ruse që tashmë kanë lënë pjesë të vendit, veçanërisht kryeqytetin Kiev, pa energji elektrike, pa ngrohje dhe, në disa raste, edhe pa ujë të rrjedhshëm, ndërsa temperaturat herë pas here kanë zbritur nën minus 20 gradë Celsius.

Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, sulmi rus përfshiu raketa dhe dronë që shënjestruan qendra kyç të popullsisë në Ukrainën qendrore dhe perëndimore.

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha në një deklaratë se goditjet ndaj sektorit energjetik janë pjesë e një fushate më të gjerë nga Moska, e synuar për t’i privuar civilët nga ngrohja gjatë temperaturave të ngrirjes së dimrit.

Dy aeroporte në Poloninë lindore pezulluan përkohësisht operacionet si masë paraprake për shkak të sulmeve ruse në territorin e afërt ukrainas, thanë autoritetet polake më 7 shkurt.

“Në lidhje me nevojën për të siguruar mundësinë e funksionimit të lirë të aviacionit ushtarak, aeroportet në Rzeszow dhe Lublin kanë pezulluar përkohësisht operacionet e fluturimeve”, njoftoi në X Agjencia Polake e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

Kievi është goditur veçanërisht rëndë mes sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës energjetike. Më shumë se 1.110 blloqe banimi mbetën pa ngrohje pasojave të një sulmi ndaj kryeqytetit ukrainas javën e kaluar.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, më herët bëri thirrje për veprim më të shpejtë në forcimin e mbrojtjes ajrore dhe riparimin e dëmeve, duke thënë se do të ketë ndryshime në personel në zonat ku mbrojtja ajrore nuk ka funksionuar në mënyrë efektive.

“Komponenti i mbrojtjes ajrore në shkallë të vogël, veçanërisht kundër dronëve sulmues, duhet të funksionojë më me efikasitet dhe të parandalojë problemet që ekzistojnë”, tha Zelensky në fjalimin e tij të përnatshëm me video më 6 shkurt.

Diplomacia për përfundimin e luftës gati pesëvjeçare në shkallë të plotë në Ukrainë vazhdon, me rundin e fundit të bisedimeve këtë javë që solli një shkëmbim të të burgosurve, por pa ndonjë përparim të madh, ndërsa çështja e diskutueshme e lëshimeve territoriale nga Kievi mbetet e pazgjidhur.

Duke folur me gazetarët më 6 shkurt, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se bisedimet në vazhdim mund të çojnë në përparim.

“Bisedime shumë, shumë të mira sot, që kanë të bëjnë me Rusi–Ukrainë”, tha Trump. “Diçka mund ë jetë duke ndodhur”.

Kremlini kishte thënë më herët se një rund i tretë i bisedimeve të paqes duhet të mbahet “së shpejti”, megjithëse ende nuk është shpallur ndonjë datë./REL

volodymyr zelensky rusi ukrainë

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin