27 February 2024, 12:19
Nga h.k
Foto ilustruese
MOSKË-Rusia të martën ka urdhëruar një ndalesë gjashtëmujore të eksporteve të benzinës duke nisur nga 1 marsi, me qëllim që të mbahen stabile çmimet për shkak të rritjes së kërkesës nga konsumatorët dhe fermerët. Kjo ndalesë po ashtu u vendos për të mirëmbajtur rafineritë në shtetin që është eksportuesi i dytë më i madh në botë i naftës.
Ndalesa, që fillimisht u raportua nga media ruse RBC, u konfirmua nga zëvendëskryeministri rus, Alexander Novak, i cili është emëruar nga presidenti rus, Vladimir Putin, që të merret me sektorin e energjisë së shtetit.
RBC raportoi se kryeministri rus, Mikhail Mishustin, kishte miratuar ndalesën pasi Novak e propozoi këtë gjë më 21 shkurt.
“Për të kompensuar kërkesën e tepërt për produkte të benzinës, është e nevojshme që të marrë masa për të ndihmuar në stabilizimin e çmimeve në tregun e brendshëm”, citohet të ketë thënë Novak në propozimin dërguar Mishustinit.
Çmimet e benzinës në Rusi janë një çështje e ndjeshme për konsumatorët dhe fermerët në shtetin që është eksportuesi më i madh i drithit në botë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në mars.
Po ashtu, në muajt e fundit disa rafineri ruse janë goditur nga dronët ukrainas, teksa lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka hyrë në vitin e tretë.
Rusia dhe Ukraina kanë goditur infrastrukturën e energjisë së njëra-tjetrës, duke synuar që të pengojnë linjat e furnizimeve dhe për të demoralizuar kundërshtarët.
Eksportet e naftës, produkteve të saj dhe gazit deri më tani janë eksportet më të mëdha të Rusisë dhe të ardhurat nga to janë një burim i rëndësishëm për ekonominë ruse prej 1.9 trilion dollarësh./REL
rusia dhe sanksionet
Bota
27 February 2024, 12:02
N.F
Besnik Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi, akuzoi Serbinë se po vazhdon të refuzo...
Bota
27 February 2024, 11:31
N.F
Foto ilustruese
KORE- Koreja e Veriut ka dërguar afër 6.700 kontejnerë me miliona municione në Rusi që nga korriku, në mb&eum...
Bota
27 February 2024, 09:46
N.F
Trump Jr.
SHBA- Djali i ish-presidentit amerika Donald Trump është kërcënuar me jetë. Mësohet se në shtëpinë e...
Bota
27 February 2024, 09:31
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Disa pjesëtarë të KFOR-it, derisa kanë qenë duke qëndruar me një lokal janë kanos...
Bota
27 February 2024, 09:13
h.k
Foto ilustruese
IZRAEL-Kur kanë kaluar thuajse 4 muaj luftë dhe ndërsa flitet për një armëpushim të mundshëm t&eum...
Bota
27 February 2024, 09:14
N.F
Macron
UKRAINË- Udhëheqësit evropianë janë pajtuar të krijojnë një koalicion për të furnizuar Ukrainë...
Bota
27 February 2024, 08:51
N.F
Prifti italian
ITALI- Një famullitar në jug të Italisë po bëhej gati të pinte një gllënjkë nga kupa e verë...
Bota
27 February 2024, 08:36
N.F
Foto ilustruse
IZRAEL- Burime kanë zbuluar për Al Jazeera se ka rënë dalord për shkëmbimin e të burgosurve në ...
Bota
27 February 2024, 08:30
h.k
Foto ilustruese
GJERMANI-Më shumë se 83 milionë vetë jetojnë në Gjermaninë një sipërfaqe prej 357.580 ki...
Bota
27 February 2024, 08:15
N.F
Mary Lea Forsythe
SHBA- Mary Lea Forsythe nga Sand Springs u njoh nga njëqindvjeçarët e Oklahomas ku iu dha një certifikate p&eu...