LIVE UPDATES
Bota

Rusia në vitin 2024: Konsolidim me gjithë luftën

Presidenti rus, Vladimir Putin është i sigurtë në postin e tij dhe ndodhet para mandatit të pestë. Ekonomia ruse megjithë sanksionet vazhdon të jetë e stabilizuar, lufta me Ukrainën shumicës së rusëve u duket e largët.

5 January 2024, 09:11 Nga I.A
Rusia në vitin 2024: Konsolidim me gjithë luftën
Vladimir Putin

RUSI- "Detyrat tona rriten si ortek, por ne jemi Rusi, ne jemi vend dimri, ne e duam borën, shikoni sa shumë që ka rënë." Në mes të dhjetorit Presidenti rus, Vladimir Putin e hodhi plot optimizëm vështrimin në vitin 2024 gjatë kongresit të partisë qeverisëse, "Rusia e Bashkuar". Zhvillimi më i rëndësishëm politik i vitit 2024 lidhet me zgjedhjet presidenciale në mes të marsit, edhe pse përfundimi i tyre dihet. Putini kandidon për herë të pestë, dhe këtë herë ai nuk ka pse i trembet konkurrencës.

Dyqani i vetëm në fshat

Se sa i preferuar ëshrë Putini në popull pas dy vitesh luftë dhe humbjeve të mëdha ruse në Ukrainë, nuk luan ndonjë rol, thotë studiuesi i shkencave politike nga Moska, Aleksander Kynev kundrejt DW. "Nëse fshati juaj ka vetëm një dyqan, nuk do t'iu shkojë në mendje që të matni vlerat e tij të popullaritetit", thotë Kynev. "Njerëzit janë me shumë gjëra të pakënaqur, por skena politike është e pastruar. Ky vend është shumë i madh dhe askush nuk i ka burimet për të synuar postin presidencial." Askush veç Putinit.

Sfida më e madhe për kreun e Kremlinit do të jetë që të tërheqë sa më shumë njerëz të shkojnë në votime, për t'i dhënë rizgjedhjes së tij të paktën ngjyrën e legjitimitetit. Për Kremlinin nuk ka rëndësi të bëhet më popullor Putini, por që njerëzit të shkojnë në qendrat e votimit, është i mendimit sociologu, Denis Volkov nga qendra moskovite, Levada, një institut i pavarur rus për studimin e opinionit. "Detyra e Putinit është vetëm të mos zemërojë shumë vetë", shton Alekander Kynev. Shumica e rusëve gjithmonë ka qenë apolitike dhe ka frikë nga ndryshimet, thekson eksperti. Përveç kësaj shoqëria është e lodhur nga i ashtuquajturi "operacion special ushtarak", siç quhet ende zyrtarisht në Rusi lufta në Ukrainë. "Njerëzit duan që gjithçka të marrë fund sa më shpejt."

Shumë rusë janë optimistë

Në Rusi sërish ka filluar të përhapet një atmosferë optimiste, vlerëson Denis Volkov. Numri i atyre që mendojnë, se gjendja e tyre do të keqësohet, krahasuar me vitin e kaluar është reduktuar gati me gjysmën. Ky trend do të vazhdojë, beson sociologu, për disa shkaqe. Nga njëra qeveria ka bërë shumë që të zbusë efektet e sanksioneve perëndimore dhe ta stabilizojë sistemin bankar rus. Ekonomia ruse nuk ka kapitulluar dhe nuk do të jetë kështu as në vitin 2024. Për këtë është e bindur ekonomistja ruse, Natalja Subarevitç. "Ekonomia ruse është e fortë. Sanksionet e BE nuk do të kenë ndonjë efekt tjetër, veç atij që kanë pasur deri tani, pra që nuk kanë aspak efekt, sepse për mallrat e sanksionuara, ka shumë rrugë të tjera furnizimi jashtë BE." Rusia eksporton tani më shumë drejt Kinës, Indisë apo Lindjes së Mesme.

Subarevitç pret që edhe vitin e ardhshëm të "ketë pak a shumë të ardhura shumë të mira nga" eksportet e naftës. Rusia do të jetë në gjendje edhe në vitin 2024 të rrisë shpenzimet e saj "për mbështetjen e operacionit special ushtarak" në Ukrainë, është e mendimit profesorja e ekonomisë në Universitetin Lomonosov të Moskës.

Luftë? Cila  luftë?

Tek atmosfera më pozitive në vend ka luajtur rol edhe kundërofensiva në masë të madhe e pasuksesshme e Ukrainës, sipas sociologut Volkov. Kjo u ka hequr rusëve frikën nga dështimi ushtarak dhe pasojat e tij. Edhe furnizimi i Ukrainës nga perëndimi me armë vetëm në muajt e parë i trembi rusët, sipas ekspertit, pasi ndërkohë numri i atyre që besojnë, se Rusia është e suksesshme në luftë është rritur. "Lufta u bë rutinë, një sfond me të cilin njerëzit janë mësuar, por që shumica nuk janë të përfshirë, sipas Volkov. "Po, bëhet luftë diku, po ajo është shumë larg."

Vetëm në muajt shkurt dhe mars 2022 pati teorikisht një shans për ndërrim pushteti, sipas politologut, Kynev, "nëse ata që organizonin protesta do të kishin dalë masivisht në rrugë, në vend që të largoheshin masivisht nga Rusia".

Makineri gjigante shtypëse

Historianja që jeton jashtë Rusisë, Irina Sherbakova, anëtare themeluese e organizatës për të drejtat e njeritu, "Memorial" e ndaluar në vitin 2021 në Rusi dhe e nderuar me Çmimin Nobel të Paqes një vit më vonë e kundërshton këtë analizë. Në bisedë me Deutsche Wellen ajo i referohet atmosferës së frikës që sundon në Rusi. "Një makineri gjigante e frikës është në veprim. Krahu i zgjatur i diktaturës ndërhyn gjithnjë e më thellë në jetën e njerëzve dhe përpiqet t'i përjashtojë nga jeta kulturore të pabindurit dhe ata që nuk janë dakord dhe t'i denigrojë." Me këtë Sherbakova i referohet kategorizimit të lëvizjes LGBTQ në Rusi si "ekstremiste". Sherbakova nuk sheh "perspektiva pozitive" as për vitin 2024.

Ndërsa në lidhje me qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë, shumë vetë Rusi i ikin realitetit, thotë ajo. "Ata përpiqen të distancohen prej saj sa të jetë e mundur, duke mos përmendur me zë të lartë gjëra të caktuara." Sipas Sherbakovës njerëzit në Rusi e kanë humbur besimin tek institucionet dhe demokracia. "Ata besojnë në vend të kësaj tek stabiliteti i sistemit të Putinit, dhe tremben, nëse ata e bëjnë të lëkundet më shumë varka, gjërat do të keqësohen." Megjithatë historianja përpiqet të shohë me optimizëm të ardhmen. Nuk duhet të dorëzohemi dhe të mendojmë, se "lufta do të zgjasë shumë gjatë dhe Putini jeton përjetësisht." Siç ndodhi me rënien e Murit të Berlinit, regjime të tilla mund të ndodhë që të shpërbëhen brenda pak orësh, kur të ketë ardhur koha dhe të jenë pjekur kushtet.

Marrë nga DW

vladimir putin

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin