31 January 2023, 12:40
Nga I.A
tank
RUSI- Trupat ruse nisën një valë të re sulmesh ndaj pozicioneve ukrainase dhe vendbanimeve civile, tha ushtria e Kievit më 31 janar, ndërsa luftimet e ashpra vazhduan pandërprerë në lindje të Ukrainës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se situata në terren është “shumë e vështirë” pasi forcat ruse po bëjnë “përpjekje të vazhdueshme për të thyer mbrojtjen tonë”.
Inteligjenca britanike tha se rusët kanë nisur një sulm "më të bashkërenduar" në Vuhledar, një qytet minierash qymyri në rajonin e Donjeckut, që është bërë pika e qendrore e betejës për kontrollin e Ukrainës lindore. Megjithatë, në buletinin e saj të përditshëm më 31 janar, ministria Britanike e Mbrojtjes tha se Moskës i mungonin numrat për të bërë përparim të dukshëm.
"Ekziston një mundësi që Rusia të vazhdojë të bëjë përfitime të vogla territoriale. Megjithatë, nuk ka gjasa që Rusia të ketë trupa të mjaftueshme të paangazhuara në zonë për të arritur një përparim të rëndësishëm operacional", tha ministria.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi tri sulme ajrore ruse dhe katër sulme raketash, si dhe më shumë se 60 sulme nga sistemet raketore që synonin vendbanimet ukrainase. Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania janë pajtuar që t’i japin Ukrainës tanke Abrams dhe Leopard 2, respektivisht, përderisa Mbretëria e Bashkuar më herët gjatë janarit tha se do të dërgojë 14 tanke të llojit Challenger 2. Gjermania po ashtu do të lejojë shtetet tjera, sikurse Norvegjia dhe Polonia, që t’i dërgojnë Ukrainës tanket gjermane Leopard 2.
Polonia tha se do t’i japë Ukrainës edhe 60 tanke, përveç 14 tankeve Leopard 2, që ia kishte premtuar më herët. Ushtarët ukrainas aktualisht janë në Britani për t’u trajnuar për armatimin e avancuar, tha Ministria e Mbrojtjes së Britanisë më 29 janar, megjithëse dërgimi i armëve të reja pritet të marrë kohë disa muaj. Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – ka më shumë tanke sesa Ukraina, por modelet që Moska ka janë shumë inferiore krahasuar me tanket perëndimore. Si Rusia, ashtu edhe Ukraina, presin që të nisin ofensiva gjatë javëve në vijim, dhe tanket pritet të luajnë rol vital në këto beteja, kanë vlerësuar ekspertët.
Marrë nga REL
lufta ukraine-rusi
Bota
31 January 2023, 12:21
I.A
Protesta
KOSOVË- Protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila po mbahet në sheshet kryesore të Prishtinës ka nisur. Vetëvend...
Bota
31 January 2023, 12:14
I.A
Ambasada amerikane
KOSOVË- Ka përfunduar takimi për çështjen e Asociacionit i thirrur nga ambasada amerikane në Prishtin&eu...
Bota
31 January 2023, 12:05
I.A
Michael Turoutsikas
GREQI- Babai i nënkolonelit Michael Turoutsikas, bashkë-pilotit të avionit luftarak Phantom F-4 që u rr&e...
Bota
31 January 2023, 11:44
I.A
Ermina Lekaj-Prljaskaj
KROACI- Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Prljaskaj, i është drejtuar Zyrës së Preside...
Bota
31 January 2023, 11:39
I.A
Ahmad Shaker
KOSOVË- Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se Afganistanin e kanë lënë në gjendje t&eum...
Bota
31 January 2023, 11:32
I.A
Thomas Briça
ITALI- Një 18-vjeçar është vrarë pasi u godit me një plumb në kokë në Itali. Italy24 shk...
Bota
31 January 2023, 11:24
I.A
Kosove
KOSOVË- Tre persona të gjinisë mashkullore janë zhdukur në Kosovë. Gazeta Express shkruan se të treja rastet jan&...
Bota
31 January 2023, 10:58
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar para takimit që pritet të mbahet në Ambasadën amerikan...
Bota
31 January 2023, 10:52
f.g
Foto ilustruese
FRANCE- Një grevë mbarëkombëtare është duke u zhvilluar në Francë në një valë t...
Bota
31 January 2023, 10:53
I.A
Albin Kurti
KOOSVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dashur të komentojë takimin e thirrur nga Ambasada Amerikane në Ko...