LIVE UPDATES
Bota

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit të Bahmutit, Ukraina e kundërshton: Do e shkatërrojmë armikun

Pavarësisht se e pranoi se pjesa e Bahmutit nën kontrollin ukrainas ishte relativisht e vogël, një gjeneral i lartë ukrainas tha se ky kontroll do t'u mundësonte atyre të hynin në qytet sapo të ndryshonin rrethanat.

22 May 2023, 08:42 Nga I.A
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit të Bahmutit, Ukraina
Bahmuti

UKRAINË- Ukraina deklaroi të dielën se forcat e saj po vazhdojnë të përparojnë në periferi të Bahmutit, me objektivin për të rrethuar qytetin e shkatërruar në Ukrainën lindore. Kjo erdhi pasi Rusia uroi ushtrinë private Wagner dhe trupat ruse për pushtimin e qytetit.

Të shtunën, Rusia pretendoi se kishte marrë plotësisht kontrollin e Bahmutit. Nëse verifikohet, kjo do të nënkuptonte përfundimin e betejës më të gjatë dhe më të dhunshme në konfliktin 15-mujor. Presidenti rus Vladimir Putin përgëzoi trupat e tij dhe grupin Wagner.

Pavarësisht se e pranoi se pjesa e Bahmutit nën kontrollin ukrainas ishte relativisht e vogël, një gjeneral i lartë ukrainas tha se ky kontroll do t'u mundësonte atyre të hynin në qytet sapo të ndryshonin rrethanat.

Në një postim në Telegram, gjenerali Oleksandr Syrskyi deklaroi se trupat e Kievit po përparonin në periferi, duke iu afruar një "rrethimi taktik" të qytetit, i cili më parë ishte i shtëpi e 70,000 banorëve.

Të dielën, gjenerali Syrskyi, komandant i forcave tokësore të Ukrainës, tha se kishte vizituar personalisht pozicionet në vijën e frontit në afërsi të Bahmutit, ku luftimet intensive kishin vazhduar për më shumë se nëntë muaj.

Deklarata e tij në lidhje me përparimin e vazhdueshëm të forcave ukrainase përgjatë periferisë së qytetit u konfirmua nga zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar.

“Forcat tona e kanë marrë qytetin në një gjysmërrethim, gjë që na jep mundësinë të shkatërrojmë armikun… armiku duhet të mbrohet në pjesën e qytetit që e kontrollon”, tha Maliar në Telegram.

Sipas saj, trupat ukrainase po mbronin në mënyrë aktive instalimet industriale dhe infrastrukturore dhe kishin siguruar kontrollin mbi disa pozicione të ngritura. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës raportoi se ofensiva ruse në afërsi të Bahmutit vazhdoi pa pushim në 24 orët e fundit, ku përfshiheshin sulme ajrore që kishin për shënjestër qytetin dhe fshatin Ivanivske në periferinë e tij perëndimore.

Në një audio-mesazh në Telegram, të dielën në mbrëmje, udhëheqësi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, njoftoi se puna e grupit të tij ishte përfunduar dhe forcat e tij do të tërhiqeshin nga zona e konfliktit brenda disa ditëve.

"Grupi Wagner nuk ka përfituar asnjë territor sot. Ne kemi kontrolluar të gjithë territorin që premetuam se do të pushtojmë, deri në detajin më të vogël", deklaroi Prigozhin. "Ashtu siç u tha dje, po dorëzojmë pozicionet tona te Ministrinë e Mbrojtjes (të Rusisë), dhe më 25 maj do të tërhiqemi nga zona e konfliktit", tha ai.

Analistët ushtarakë pohojnë se Bahmuti nuk ka ndonjë rëndësi të rëndësishme strategjike, pavarësisht pretendimit të Moskës se kapja e tij do të shërbente si një portë për avancim të mëtejshëm në rajonin industrial të Donbasit, të cilin Rusia pretendon se e ka aneksuar nga Ukraina.

Agjencia e lajmeve Reuters tha se raportet e asnjërës palë në fushëbetejë nuk mund të konfirmoheshin.

Gjatë javës së kaluar, forcat ukrainase kanë arritur përparimin e tyre më të shpejtë në gjashtë muaj në të dy anët veriore dhe jugore të Bahmutit, duke bërë që Rusia të pranojë disa pengesa për trupat e saj.

Kivi thotë se qëllimi i tij ka qenë të tërheqë forcat ruse nga diku tjetër në front në qytet, për të dobësuar linjën mbrojtëse të Moskës diku tjetër përpara një kundërofensivë të madhe të planifikuar nga ushtria ukrainase.

President ii Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden deklaroi se Rusia kishte pësuar mbi 100,000 viktima në Bahmut, një qytet të cilin presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e krahasoi me sulmin me bombë atomike në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore.

"Unë do t'ju them hapur: fotografitë e Hiroshimës së shkatërruar absolutisht më kujtojnë Bahmutin dhe vendbanimet e tjera të ngjashme. Asgjë nuk ka mbetur gjallë, të gjitha ndërtesat janë rrënuar", tha ai gjatë samitit të Grupit të Shtatë në qytetin japonez të dielën.

"Bahmuti nuk është kapur nga Federata Ruse deri më sot. Nuk ka dy ose tre interpretime për këtë", u tha ai gazetarëve.

Pushtimi i Bahmutit - të cilit Rusia i referohet me emrin Artyomovsk, të epokës sovjetike - do të përfaqësonte fitoren e parë të madhe të Moskës që nga fillimi i konfliktit për këtë qytet para më shumë se 10 muajsh.

Udhëheqësit e demokracive më të pasura në botë në samitin e G7 thanë se nuk do të tërhiqen nga mbështetja e Ukrainës. Zelensky, i cili zhvilloi një takim privat me presidentin amerikan Biden në Hiroshima, tha se ishte i bindur se Kievi do të merrte avionë luftarakë F-16 nga Perëndimi.

Marrë nga REL

lufta ukraine-rusi oleksandr syrskyi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin