13 October 2022, 08:31
Nga d.a.
OKB
SHBA- Ishte parashikuar një shumicë e qartë në OKB kundër aneksimit në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare të territoreve ukrainase nga Rusia. Por rezultati përfundimtar i votimit në Asamblenë e Pergjithshme të OKB-së i tejkaloi parashikimet: 143 nga 193 vendet anëtare të OKB-së votuan në forumin më të madh të kësaj organizate pro rezolutës, që dënon aneksimin nga Rusia të rajoneve ukrainase dhe e shpall atë të pavlefshëm.
Kremlinit i kërkohet që të rikthejë rajonet e pushtuara Lugansk, Donjeck, Zaporishshja dhe Kherson.
Vendimi ndonëse nuk është i detyrueshëm sipas së drejtës ndërkombëtare, tregon megjithatë izolimin e qartë ndërkombëtar të Moskës. Në rezolutë theksohet gjithashtu sovraniteti, pavarësia, uniteti dhe integriteti territorial i Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
Siria, Nikaragua, Koreja e Veriut dhe Bjellorusia e Rusia votuan kundër. 35 vende të tjera abstenuan, ndër to partnerët strategjikë të Rusisë Kina, India, Afrika e Jugut dhe Pakistani. Ndër vendet që e miratuan rezolutën janë edhe Brazili, Turqia dhe Arabia Saudite, vende këto për të cilat fillimisht u spekulua se si mund të komportoheshin gjatë votimit të rezolutës.
Gjermania gjatë një mbledhjeje urgjente mbështeti hartimin e rezolutës. "Pseudoreferendumet dhe aneksimi ilegal i Rusisë janë zero dhe të pavlefshme", tha diplomati gjerman Michael Geisler përpara votimit në Asamblenë e Pergjithshme. „Ne të gjithë jemi të detyruar ligjërisht që të refuzojmë t'i pranojmë ato."
Një projekturezolutë e ngjashme si kjo që u miratua tani dështoi gjatë votimit në shtator në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për shkak të kundërshtimit të Rusisë. Në Këshillin e Sigurimit rezolutat kanë efekt detyrues sipas së drejtës ndërkombëtare. Anëtarët e përhershëm të këtij forumi Rusia, Kina, SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe me veton e tyre mund t'i bllokojnë vendimet./DW/
asambleja e okb ne new york lufta ukraine-rusi michael geisler
Bota
13 October 2022, 08:13
d.a.
Gervalla dhe Baerbock
GJERMANI- Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, theksoi se Serbia nuk mund të hyjë n&eu...
Bota
13 October 2022, 08:15
e.k
Alex Jones
SHBA- Konspiracionisti dhe moderatori i ekstremit të djathtë, Alex Jones është urdhëruar të paguajë gati...
Bota
13 October 2022, 07:50
Protesta në Iran
IRAN- Irani ka përshkallëzuar shtypjen e protestave në zonat kurde në perëndim të vendit, të cilat...
Bota
13 October 2022, 07:45
STRASBURG- Shqipëria i kërkoi Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën ...
Bota
13 October 2022, 07:36
Foto Ilustruese
SHBA- Udhëheqësit e grupit të shtatë vendeve më të pasura në botë thonë se do ta mbështes...
Bota
12 October 2022, 23:07
I.A
Varret
UKRAINË- Autoritetet ukrainase kanë zhvarrosur dhjetëra trupa, duke përfshirë një foshnjë njëvjeçare,...
Bota
12 October 2022, 22:47
I.A
OKB
SHBA- Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (UNGA) miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë të mërkurën, n&eu...
Bota
12 October 2022, 22:32
I.A
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden paralajmëroi pasoja për Arabinë Saudite ndërsa administrata e tij ka nisur rivlerësimin e mar...
Bota
12 October 2022, 22:27
I.A
KAZAKISTAN- Moska pret që presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të ofrojë zyrtarisht që të bëjë ndërmjetësimin e...
Bota
12 October 2022, 22:23
I.A
Evropa
BRUKSEL- Mes luftës në Ukrainë udhëheqësit evropianë po i drejtohen Afrikës për më shumë gaz natyr...