20 February 2025, 18:50
Nga N.F
Rutte
SHBA- Shefi i NATO-s, Mark Rutte, tha se çdo garanci evropiane e sigurisë për Ukrainën, nën një marrëveshje të mundshme të paqes me Rusinë, do të duhet të mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.
“Garancitë e forta të sigurisë, nëse ofrohen nga shtetet evropiane, kërkojnë mbështetjen nga SHBA-ja, jo me trupa në terren, por ne ende kemi nevojë për një mbështetje të përgjithshme nga SHBA-ja për t’u siguruar që atje të ketë parandalim”, tha Rutte gjatë vizitës në Sllovaki më 20 shkurt.
Mbështetësit evropianë të Kievit po tentojnë të krijojnë një plan, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, shmangu aleatët e Uashingtonit dhe nisi përpjekjet me Moskën për t’i dhënë fund luftës që ka nisur më 2022.
Britania ka thënë se mund të dislokojë trupa në Ukrainë nëse është e nevojshme që të sigurohet një paqe e qëndrueshme, por Londra ka insistuar se SHBA-ja do të duhet të ofrojë mbështetje. Mediat britanike kanë raportuar se Britania dhe Franca po punojnë që të propozojnë dërgimin “një force sigurie” me 30.000 ushtarë në Ukrainë, nëse Uashingtoni do të angazhohej që të ofrojë mbulim ajror nga një vend fqinj.
Rutte nuk dha detaje mbi planet që po hartohen, por tha se SHBA-ja “ka disa aftësi të veçanta... të nevojshme për t’ua bërë të mundur shteteve evropiane që të ndihmojnë”. Ukraina insiston se i duhen garanci në çdo marrëveshje, në mënyrë që të sigurohet që Rusia të mos jetë në gjendje ta sulmojë sërish.
“Është vitale që çdo marrëveshje që do të arrihet të sjellë një paqe të qëndrueshme dhe që Rusia mos të tentojë më kurrë të marrë nën kontroll asnjë kilometër katror të tokës ukrainase”, tha Rutte.
“Përderisa ka shumë gjëra për të cilat duhet të vendoset, nuk ka dyshim që Evropa ka një rol vital për të luajtur për të siguruar paqen në Ukrainë”.
Administrata e Trumpit e ka bërë të qartë se nuk planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë, nën çfarëdo marrëveshje të paqes. Në vend të kësaj, administrata amerikane ka thënë se Evropa duhet të bëjë pjesën e saj që çdo marrëveshje që do të arrihet nën ndërmjetësimin e Uashingtonit të zbatohet./REL
rutte shba
Bota
20 February 2025, 17:08
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- I dërguari amerikan për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, ka anuluar konferencën e tij pë...
Bota
20 February 2025, 16:54
E. D
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se nuk e ka parë propozimin që po diskutohet nga udhëheq...
Bota
20 February 2025, 16:20
E. D
foto ilustruese
SHBA- Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po hyn në vitin e saj të katërt, udhëheqësit evropian&e...
Bota
20 February 2025, 15:48
M.L
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump është ankuar se BE ka qenë shumë e padrejtë me ta pasi ai njoftoi tarifa të...
Bota
20 February 2025, 15:48
r.ll
olaf scholz
GJERMANI- Gjermania është disa ditë larg zgjedhjeve të përgjithshme dhe kancelari Olaf Scholz ka folur për Ukrain...
Bota
20 February 2025, 15:37
E. D
Donald Trump
BRUKSEL- Bashkimi Evropian të enjten iu kundërpërgjigj akuzave të presidentit amerikan Donald Trump pasi e quajti udh&eum...
Bota
20 February 2025, 15:20
M.L
Viktimat
IRLANDË- Leja e planifikimit për të zhvilluar një pikë karburanti dhe dyqan të ri në vendin e një shpë...
Bota
20 February 2025, 15:26
N.F
Avioni
SHBA- Rrëzimi i një avioni të linjës ‘Delta Airline’s në aeroportin ‘Pearson’ të Torontos isht...
Bota
20 February 2025, 15:15
E. D
foto ilustruese
ÇEKI- Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Çeki, ku si pasojë dy persona kanë humbur j...
Bota
20 February 2025, 15:05
M.L
AZERBAJXHAN- Qeveria e Azerbajxhanit ka urdhëruar pezullimin e filialit të BBC News në kryeqytetin Baku. BBC tha në një deklaratë...