LIVE UPDATES
Bota

Sa rrezikohet Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme? Eksperti: Kosova preket më shumë se Shqipëria

Sipas tij, është shqetësues rreziku që aktorë të tretë, si Rusia apo grupe të lidhura me Iranin, ta shfrytëzojnë zhvendosjen e vëmendjes së Perëndimit nga Ballkani drejt Lindjes së Mesme, për të cenuar situatën e sigurisë në Kosovë.

14 March 2026, 14:49 Nga E. D

Sa rrezikohet Ballkani nga lufta në Lindjen e Mesme? Eksperti: Kosova

KOSOVË- Kosova dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk përjashtohen nga rreziku për destabilizim të situatës së sigurisë, si pasojë e luftës ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Megjithatë, mundësia për sulme konvencionale vlerësohet të jetë e limituar.

Adrian Shtuni, ekspert i sigurisë nga Qendra Ndërkombëtare kundër Terrorizmit, thotë se Irani teknikisht ka mundësi të lëshojë raketa me rreze të mesme veprimi në drejtim të rajonit, por “për të arritur deri në Ballkan, ato raketa duhet të kalojnë mbi vendet e NATO-s, si Turqia apo Greqia, të cilat kanë kapacitetet e mbrojtjes kundërajrore”.

Në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë, Shtuni përmend rreziqe të tjera, si faktori ekonomik, lufta hibride, terrorizmi dhe zhvendosja e vëmendjes së aleatëve diku tjetër. Ai përmend Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën si dy vendet që mund t’i ndiejnë më shumë pasojat e luftës në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, është shqetësues rreziku që aktorë të tretë, si Rusia apo grupe të lidhura me Iranin, ta shfrytëzojnë zhvendosjen e vëmendjes së Perëndimit nga Ballkani drejt Lindjes së Mesme, për të cenuar situatën e sigurisë në Kosovë.

“Rusia mund të inkurajojë dhe të shtyjë grupe të armatosura paramilitare serbe të kryejnë provokime apo sabotime infrastrukturore, që mund të shpijnë në përplasje të armatosura”, thotë Shtuni, duke kujtuar sulmin në Banjskë apo shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit.

Ai nuk e përjashton mundësinë që Irani të përpiqet të shënjojë prezencën e ushtrisë amerikane në Kosovë, bazuar në veprimet e deritanishme hakmarrëse kundrejt bazave amerikane në Lindjen e Mesme.

Sipas tij, ka individë të radikalizuar që mund të mos jenë nën kontroll direkt të Iranit, por që bazuar në narrativin se SHBA-ja po sulmon një vend mysliman, mund të kryejnë sulme terroriste ndaj pranisë amerikane në vende publike lehtë të qasshme.

Shtuni thotë se narrativi propagandues për të paraqitur botën perëndimore kundër fesë islame krijon përçarje në shoqëri, dhe se Kosova duhet ta trajtojë këtë me seriozitet që në nivelet arsimore.

“Siç është matematika, fizika, duhet të kemi lëndë të dedikuara në shkolla për të rritur imunitetin shoqëror nga agjenda të tilla ideologjike”.

Duke folur për qasjen që institucionet e Kosovës duhet ta kenë ndaj situatës aktuale të sigurisë, Shtuni tërheq vërejtjen për nevojën e një stabiliteti politik të brendshëm.

Ai e vë në pikëpyetje nëse Kosova mund të arrijë një angazhim shumë të afërt me partnerët strategjikë për mbrojtje, kur i gjithë fokusi tash e sa muaj është në funksionalizim të institucioneve.

“Duhet të rritet vigjilenca, si në planin e mbrojtjes, ashtu edhe në atë diplomatik. Mbrojtja nuk është vetëm me fishekë, mund të flasim për të bërë një fabrikë që prodhon fishekë ‘Made in Kosova’, por ajo është vetëm për konsum publik, sepse sot e shikoni a po përdor dikush fishekë në luftën SHBA-Iran”, thotë Shtuni./REL

lufta në lindjen e mesme

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin