LIVE UPDATES
Bota

Sari Nusseibeh: Naive të besohet se lufta Hamas-Izrael do të mbarojë së shpejti

Gjatë bisedës me kolegen Klementina Cenkollari, zoti Nusseibeh thotë se vazhdon të mendojë se zgjidhja më e mirë për konfliktin do të ishte ajo e krijimit të dy shteteve, megjithëse mendon se tani një mundësi e tillë mbetet edhe më e largët.

7 December 2023, 19:16 Nga I.A
Sari Nusseibeh: Naive të besohet se lufta Hamas-Izrael do të
Sari Nusseibeh

JERUSALEM- Profesori i filozofisë dhe ish-përfaqësuesi i Organizatës për Çlirimin e Palestinës në Jeruzalem, Sari Nusseibeh thotë se pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor është bërë më e vështirë të besohet një bashkëjetesë paqësore mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe se do të ishte naive të besohej se lufta do të mbarojë së shpejti. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-negociatori i kësaj organizate në bisedimet me Izraelin shpreh dyshimin se Hamasi mund të çrrënjoset plotësisht dhe se Izraeli duhet ta marrë parasysh një gjë të tillë.

Gjatë bisedës me kolegen Klementina Cenkollari, zoti Nusseibeh thotë se vazhdon të mendojë se zgjidhja më e mirë për konfliktin do të ishte ajo e krijimit të dy shteteve, megjithëse mendon se tani një mundësi e tillë mbetet edhe më e largët.

Zëri i Amerikës: Cila është pikëpamja juaj mbi gjendjen e tanishme në Lindjen e Mesme pas ngjarjeve të fundit atje?

Sari Nusseibeh: Sipas këndvështrimit tim, situata tani është shumë e vështirë dhe e rrezikshme.
Një situatë e dhimbshme që nuk jam i sigurt se do të na çojë diku. Mendoj se është një situatë katastrofike dhe shpresoj që në një fare mënyre njerëzit e arsyeshëm do ta kuptojnë këtë dhe do të mund të dalim paqësisht prej saj.

Zëri i Amerikës: Pas sulmit të 7 tetorit, ju keni thënë se “viktimë e kësaj tragjedie është ëndrra jonë për një të ardhme për të dy popullsitë”. Mendoni se gjendja e tanishme do t'i ndërgjegjësojë të dyja palët se nuk kanë zgjidhje tjetër veçse të bashkëjetojnë në atë pjesë të botës?

Sari Nusseibeh: Kam frikë se jo. Sepse përpara atij sulmi, ishte ende e mundur të mendohej në një mënyrë pozitive mbi aspektin e bashkëjetesës dhe të mendohej për të ardhme të mundshme. Pas sulmit, “shtegu ndarës” mes dy popujve u bë shumë më i gjerë. E kam të vështirë të përfytyroj se izraelitët nga një anë dhe palestinezët nga ana tjetër, do të jenë në gjendje të shohin sërish mundësinë e bashkëjetesës në paqe me njëri-tjetrin. Gjithmonë ka qenë e vështirë të përfytyrohej një zgjidhje paqësore, por mendoj se tani kjo është bërë dhe më e vështirë. E kuptoj që shumë njerëz mund të mendojnë se kjo luftë paraqet një mundësi të re. Por druhem se tani do të jetë më e vështirë dhe do të kërkojë shumë më tepër përpjekje dhe punë për të nxitur dhe një herë mbështetjen për një zgjidhje paqësore mes dy popujve.

Zëri i Amerikës: Profesor, cila mendoni se është zgjidhja për këtë gjendje; kohët e fundit shumë njerëz kanë nënvizuar sërish nevojën për zgjidhjen me dy shtete. Ju vetë keni shprehur idenë e një federate. A mund të na thoni më konkretisht se cila do të ishte, sipas mendimit tuaj, zgjidhja pas këtij konflikti?

Sari Nusseibeh: Para së gjithash, mendoj se në politikë nuk mund të vendoset paraprakisht se cila do ishte kjo zgjidhje, ndonëse në fakt shumë shpesh politika përcakton zgjidhjet. Zgjidhja pothuajse e përkryer e propozuar rreth 40 vjet më parë si zgjidhja me dy shtete në kufijtë e vitit 1967 dukej dhe ende duket zgjidhje e përsosur dhe e arsyeshme, mbasi i jep secilës palë siguri, paqe, sovranitet dhe kështu me radhë. Mirëpo tani është bërë dhe më e vështirë të imagjinosh se kjo do të ndodhë në një periudhë të shpejtë kohore. Gjithsesi, unë besoj se është e rëndësishme për të dyja palët dhe për bashkësinë ndërkombëtare që të bëjnë më të mirën e tyre për të arritur te një zgjidhje e tillë, sepse në fakt, ajo është, siç mund ta dini, ndoshta zgjidhja më praktike, e cila të paktën u jep ose u shkakton dhimbjet më të vogla popujve të të dyja palëve. Por në gjendjen e tanishme, nëse kjo nuk ndodh, atëherë duhet menduar për zgjidhje të tjera.

Tani, edhe federata duket gjithnjë dhe gjithnjë e më shumë një lloj zgjidhjeje pozitive, sepse aty të dy popujt mund të kombinohen në një sistem të ngjashëm, ose pak a shumë në të njëjtin sistem. Por dhe njëherë, të kesh një federatë midis një shteti palestinez dhe të Izraelit do të thotë të supozosh se populli i Izraelit dhe ai palestinez kanë mirëbesim apo të paktën tregohen tolerantë ndaj njeri-tjetrit, qëndrojnë pranë njeri-tjetrit, ose ushqejnë ndjenja të mira për njeri-tjetrin. Mirëpo, sot fatkeqësisht ne nuk e kemi fare një situatë të tillë. Kështu që ndoshta duhet vështruar përpara, duke menduar për një periudhë kohore drejt kësaj rruge, ndoshta 10, 20, 30 vjet, nuk e di. Deri atëherë do të jetë e mundur të bëhen përpjekje dhe të krijohet një situatë e tillë.

Zëri i Amerikës: A mund të na tregoni pak më shumë se cilat do të ishin linjat e përgjithshme të kësaj federate?

Sari Nusseibeh: Po, siç e dini, kur u propozua kjo mundësi për herë të parë, ideja ishte se ndonëse mund jetë përfytyruar një shtet palestinez përgjatë kufijve të vitit 1967 dhe shtetin e Izraelit ngjitur me të, megjithatë, mund të ketë shumë departamente shërbimesh, të përbashkëta për të dyja palët dhe për rrjedhojë, do të kishte sa më shumë departamente të kombinuara që të ishte e mundur. E kam fjalën, për shembull, le të marrim turizmin. Në këtë rast, të dyja palët mund të kenë një agjenci ose departament të përbashkët për turizmin. Nuk ka pse ato të jenë veçmas. Në fakt ka shumë aspekte të tilla për të cilat mund të veprohet. Shembull tjetër është shëndetësia. Prandaj, nëse tani hedhim vështrimin përpara dhe shohim se si do të ecin gjërat, në një moment të caktuar mund të jetë e nevojshme të mendohet për një federatë me dy shtete, të cilat nuk do të jenë dhe aq të ndara përgjatë kufijve të vitit 1967. Kësisoj, mund të mendohet ose përfytyrohet një federatë me dy shtete, secili prej tyre i vendosur ose i përbërë nga qendra të mëdha popullate, të cilat i përkasin një grupimi të veçantë.

Në fakt, kjo ide është shumë më komplekse dhe nëse do të parashtrohet tani ajo ndoshta do të hasë në shumë kundërshtime, por ndoshta do të vijë koha kur kjo do të ndodhë, domethënë, të dy popujt mund të ndahen veç e veç mbi atë bazë dhe pastaj të bashkohen në një federatë sërish në kuptimin e shërbimeve, ose të shërbimeve të kombinuara. Në matematikë, nëse ke një problem, mund të gjesh menjëherë një përgjigje, dhe një zgjidhje. Ndërsa në politikë, për fat të keq, nuk ndodh kështu. Aty nuk ka zgjidhje të përsosura. Dhe çdo ditë ndodhin gjëra për të cilat është e nevojshme që të vazhdojmë të mendojmë në mënyrë krijuese për hapin e madh se si të arrijmë situatën më të mirë, që të kemi paqe dhe ku të mund të trajtojmë shqetësimet e palëve në fjalë. Pra, të trajtohen çështjet e lirisë, drejtësisë dhe kështu me radhë. Kjo është e domosdoshme për arritjen e çdo lloj zgjidhjeje.

Zëri i Amerikës: Le të flasim për një të ardhme më të afërt, atë pas konfliktit. Kush mendoni se do të drejtojë palestinezët kur të mbarojë konflikti dhe cili mendoni se do të jetë roli i Autoritetit Palestinez?

Sari Nusseibeh: Më lejoni t’ju them se nuk shoh që konflikti të jetë duke shkuar drejt fundit, siç thatë ju. Në këtë kuptim, nuk shoh dot të nesërmen pas konfliktit, ku do të ketë një situatë të qendrueshme dhe ku njëri autoritet apo tjetri do të marrë drejtimin. Mendoj se do të jetë një situatë e paqendrueshme. Dhe në një situatë të paqendrueshme, mendoj se gjëja më e rëndësishme është që të ketë sa më shumë qendrueshmëri që të jetë e mundur. Dhe në këtë kontekst, duke u kthyer te pyetja juaj mbi Autoritetin Palestinez, besoj se ai, me gjasë, duhet të mbetet, për hir të qendrueshmërisë atje dhe në rajon. Duke patur parasysh se Autoriteti Palestinez ka shumë mangësi dhe probleme, të cilat kanë ekzistuar edhe përpara luftës, mendoj se ndoshta duhen bërë më shumë përmirësime në mënyrë që më vonë ta ketë gjendjen në kontroll. Sa i përket Gazës, është ende e paqartë se çfarë do të ndodhë. Në një fare mënyre, nuk e shoh Hamasin që të largohet nga skena. Lufta e tanishme është e qartë, izraelitët, si të thuash, duan ta shuajnë Hamasin nga faqja e dheut. Megjithatë, nuk jam i sigurtë nëse kjo do të ndodhë. Dhe nëse nuk ndodh, atëherë kjo duhet marrë parasysh, i pëlqen apo nuk i pëlqen dikujt një gjë e tillë.

Me fjalë të tjera, e kuptoj që shumë njerëz po mendojnë për ditën pas mbarimit të luftës dhe për modalitetet, organizimet e me rradhë, por ndihem i brengosur se mund të jetë pak naive të mendohet që tani për atë ditë. Mendoj se gjendja në fakt do jetë shumë më e vështirë për t’u mbajtur nën kontroll. Besoj se nga njëra anë, Izraeli do të këmbëngulë të kontrollojë sa më shumë të mundet dhe për aq kohë sa të mundet në vijim pas sulmit të 7 tetorit. Është logjikë e natyrshme që të synojë të kontrollojë më shumë nga sa kontrollonte më parë. Pra, të them të vërtetën nuk jam shumë i sigurt për të ardhmen. Në të kaluarën i thoja vetes se mund ta shihja të ardhmen. Ndërsa tani i them vetes se e ardhmja duket shumë e mjegullt.

Marrë nga VOA

sari nusseibeh

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin