LIVE UPDATES
Bota

"Sava” dhe “Danubi”, luftëtarët serbë me emra lumenjsh që u janë bashkuar forcave ruse në Ukrainë

Në vitet e fundit, Rodionov ka qenë disa herë në Serbi, si dhe në vendet përreth. Ai është shpesh mysafir i portaleve dhe podkasteve të së djathtës serbe, ndërsa në nëntor të vitit 2020 ka folur për radion shtetërore serbe, Beograd 2. Duke folur aty për aktivitetet e lëvizjes që drejton, ai ka thënë se RUSOV është një “organizatë mbipartiake”, që vepron në nivel global dhe është e pranishme në të gjitha vendet sllave.

25 February 2023, 19:05 Nga DOSJA
"Sava” dhe “Danubi”, luftëtarët serbë me
Batalioni "Sudoplatov"

SERBI- “Sava” dhe “Danubi”, përveçse lumenj që rrjedhin nëpër Serbi, janë edhe emra të koduar të dy luftëtarëve serbë, që pretendojnë se u janë bashkuar forcave ruse në Ukrainë. Duke i përcjellë raportimet për ta, Radio Evropa e Lirë ka zbuluar disa detaje për njësinë, ku dyshohet se bëjnë pjesë. Kjo njësi vepron në Ukrainë me emrin Batalioni Sudoplatov. Pjesëmarrja në luftërat e huaja dënohet me ligj në Serbi. Deri më tani, më shumë se 30 persona janë dënuar për pjesëmarrje në luftën në Ukrainë nga viti 2014 e këndej. Se sa është numri i saktë i shtetasve serbë që u janë bashkuar forcave ruse në Ukrainë, nuk dihet.

Beogradi zyrtar ka njoftuar këtë muaj se do ta pengojë pjesëmarrjen e qytetarëve të tij në konfliktin në Ukrainë, dhe se të gjithë “vullnetarët” që i bashkohen atij, do të sanksionohen. “Sava” dhe “Danubi”, siç pretendohet në video-postimet në Telegram, u kanë shkuar në ndihmë “vëllezërve” të tyre. Identiteti i dy luftëtarëve është i fshehur, pasi në të gjitha postimet ata shfaqen me maska në fytyrë.

“Danubi” ka pasur edhe disa paraqitje në mediat ruse, ku ka folur me maskë në kokë. Batalioni Sudoplatov është themeluar në shtator të vitit 2022 si një njësi vullnetare pro-ruse, e cila vepron në jug të Ukrainës, përkatësisht në territorin e Zaporizhjas, i cili aktualisht është nën pushtimin rus. Emri i batalionit vjen nga Pavlo Sudoplatovi, ish-anëtar i shërbimeve inteligjente të Bashkimit Sovjetik - gjatë sundimit të Joseph Stalinit - i cili, në fund të viteve 1930, ka marrë pjesë në likuidimet e nacionalistëve ukrainas. Sipas mediave ruse, njësia është themeluar me iniciativën e Yevgeny Balitskyt, kreut të rajonit Zaporizhja. Balitsky, me vite, ka qenë anëtar i Partisë pro-ruse të Rajoneve, e cila mbron të drejtat e pakicës ruse në Ukrainë. Në shtator të vitit 2022, ai i është bashkuar Rusisë së Bashkuar - partisë së presidentit rus, Vladimir Putin.

Batalioni Sudoplatov, në një postim në kanalin e tij në Telegram më 5 dhjetor, 2022, ka thënë se luftëtarët e tij po bëjnë “stërvitje të përshpejtuara taktike” dhe se ata po mësojnë, mes tjerash, “marrjen e vendimeve luftarake” dhe “sulmet frontale kundër armikut”. Në kanalin e Telegramit janë listuar dokumentet që duhet t’i dorëzojnë ata që duan të aplikojnë për t’u bërë pjesë e kësaj njësie. Mes tjerash figurojnë: pasaporta e Federatës Ruse ose - nëse disponohet - pasaporta e Ukrainës, karta ushtarake, historia e punësimit dhe certifikata shëndetësore.

Aty nuk thuhet se cila është procedura për vullnetarët jashtë Rusisë. Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar Batalionin Sudoplatov përmes Telegramit dhe e ka pyetur se sa qytetarë të Serbisë kanë aplikuar për t’iu bashkuar atij dhe cila ka qenë procedura për ta, por, deri në publikimin e këtij teksti, nuk ka marrë përgjigje. Kanali i Telegramit i Batalionit Sudoplatov ndiqet nga pak më shumë se 2.300 persona. Kanali publikon rregullisht fotografi nga trajnimi i vullnetarëve, si dhe raporte mediatike për atë njësi.

Më 3 shkurt, në atë rrjet social, njësia ka ofruar 12 milionë rubla - apo rreth 150.000 euro - “për çdo tank të kapur”, i cili u është dërguar forcave të Ukrainës nga vendet perëndimore. Në fund të dhjetorit, njësia ka njoftuar se Rusia i ka dhuruar gjashtë dronë, një top anti-dron, tre telefona satelitorë dhe shtatë automjete të markës Niva.

“Tani do të jetë më e lehtë për luftëtarët tanë që të ruajnë rendin në rajon”, është thënë në atë njoftim.

Informacioni për këtë donacion, megjithatë, nuk mund të gjendet në faqen e internetit të Ministrisë ruse të Mbrojtjes. Pretendimi se dy vullnetarë nga Serbia kanë mbërritur në Batalionin Sudoplatov, është publikuar në kanalin e grupit në Telegram më 13 janar. Në atë publikim është thënë se “dy serbë me emrat e koduar ‘Danubi’ dhe ‘Sava’ i janë bashkuar batalionit në fillim të vitit 2023”. Po sipas njoftimit, të dy ata janë “patriotë dhe rusofilë serbë”, të cilët kanë arritur në lindje të Ukrainës, pavarësisht se legjislacioni serb e ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të tij në fushat e huaja të betejës.

Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur ta konfirmojë identitetin e tyre apo pretendimet se janë shtetas të Serbisë, por në postimet e tyre ata flasin në gjuhën serbe. Që kur batalioni i ka prezantuar para publikut në kanalin në Telegram, ata kanë dhënë disa intervista për portalet ruse dhe për disa nga Serbia. Në të gjitha ato paraqitje, ata flasin serbisht. Në një intervistë për kanalin rus, Solovlev, e cila është publikuar në rrjetet sociale më 29 janar, “Danubi” ka thënë se familja e tij “reagon normalisht dhe mbështet shkuarjen e tij në frontin ukrainas”.

“Nuk shqetësohen”, ka thënë ai, pa dhënë detaje për jetën në Serbi.

Në një intervistë të publikuar më 24 janar në kanalin e një grupi djathtist në YouTube, “Danubi” i ka vlerësuar stërvitjet që vullnetarët bëjnë në batalion.

“Këtu kam mësuar më shumë brenda një dite sesa gjatë gjashtë muajve shërbim ushtarak në Serbi, dhe kam qenë në policinë ushtarake”, ka thënë ai.

Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë nuk i është përgjigjur pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse është në dijeni për largimin e dy shtetasve të dyshuar serbë në Batalionin Sudoplatov. Në postimin e parë të batalionit në Telegram, ku janë përmendur dy luftëtarët “Sava” dhe “Danubi”, është përmendur edhe një emër tjetër. Bëhet fjalë për Andrey Rodionovin, ultra-djathtist rus dhe themelues i lëvizjes ndërkombëtare “Bashkimi dhe Rilindja Ruso-Sllave - RUSOV”. Siç ka raportuar më herët Radio Evropa e Lirë, Rodionov ka qenë në Serbi në disa raste dhe mban kontakte me grupe të caktuara të ekstremit të djathtë në këtë vend.

Ndonjë informacion për marrëdhënie të mëhershme midis Rodionovit dhe Sudoplatovit nuk ka. Në postimet në Telegarm, Rodionov i përkthen deklaratat e luftëtarëve “Sava” dhe “Danub”. Sipas qendrës informative dhe analitike “Sova” nga Moska, e cila merret me monitorimin e grupeve ultra të djathta në Rusi, RUSOV është “një organizatë e vogël neo-pagane pan-sllaviste”, e cila ka disa degë në të gjithë Rusinë - më aktivet në Moskë dhe Sevastopol”.

Në faqen e organizatës së drejtuar nga Rodionovi, thuhet se RUSOV, përveç në Rusi, ka hapur degë në të gjitha vendet sllave. Sipas manifestit të publikuar aty, qëllimet kryesore të kësaj lëvizjeje janë “ringjallja e Rusisë së Madhe” dhe krijimi i një “shteti federal sllav, i kryesuar nga Rusia e Madhe”. Sipas të dhënave nga Regjistri i Personave Juridikë të Federatës Ruse, RUSOV është themeluar në prill të vitit 2012. Lëvizja mbështet pushtimin rus të Ukrainës që nga fillimi i tij.

“Sa mirë që gati e gjithë ish-Ukraina është në zjarr. Është e rëndësishme të mos ndalemi. Lavdi Rusisë”, ka shkruar lideri i RUSOV-it, Andrey Rodionov, në tetor të vitit 2022 në profilin e tij në Facebook.

Në vitet e fundit, Rodionov ka qenë disa herë në Serbi, si dhe në vendet përreth. Ai është shpesh mysafir i portaleve dhe podkasteve të së djathtës serbe, ndërsa në nëntor të vitit 2020 ka folur për radion shtetërore serbe, Beograd 2. Duke folur aty për aktivitetet e lëvizjes që drejton, ai ka thënë se RUSOV është një “organizatë mbipartiake”, që vepron në nivel global dhe është e pranishme në të gjitha vendet sllave.

“Lëvizjes sonë po i bashkohen jo vetëm organizatat dhe lëvizjet e tjera, por edhe partitë. Po përhapim idenë tonë dhe po shohim rezultate të mira çdo ditë”, ka thënë Rodionov.

Në të njëjtën intervistë, ai ka thënë se pret rezultatet më të mira nga bashkëpunimi me Serbinë, “sepse serbët dhe rusët nuk janë vetëm vëllezër, por janë një komb”.

“Shpresoj që së shpejti, ashtu si Bjellorusia që po hyn në aleancë me Rusinë, edhe Serbia të hyjë në aleancë me Bjellorusinë dhe Rusinë dhe të krijojmë një shtet federal”, ka thënë Rodionov.

Në një intervistë për kanalin djathtist nga Serbia “Srbin.info”, në fund të janarit të këtij viti, ai ka thënë se Rusia “po i ndihmon vullnetarët serbë që të stërviten mirë” dhe më pas “së bashku duhet ta çlirojmë Kosovën dhe Metohinë”. Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, por Beogradi zyrtar ende refuzon ta njohë si shtet. Në këtë qëndrim, Serbia mbështetet nga Rusia, e cila e bllokon anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Përveç në Serbi, lideri i lëvizjes RUSOV ka qenë në vitet e kaluara mysafir edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në Bullgari. Në nëntor të vitit 2021, Rodionov, së bashku me Damjan Knezheviqin, lider i grupit joformal ultra-djathtist serb “Patrulla Popullore”, kanë shënuar në Beograd 100-vjetorin e eksodit të monarkistëve rusë nga Rusia, pas Revolucionit të Tetorit.

Damjan Knezheviq dhe redaktori i portalit djathtist “Srbin.info”, Dejan Petar Zllatanoviq, janë arrestuar më 16 shkurt të këtij viti, pasi, në një protestë në Beograd, u kanë bërë thirrje qytetarëve të Republikës së Serbisë që t’i rrëzojnë dhe largojnë me dhunë autoritetet më të larta shtetërore. Të dy ata janë në paraburgim për një muaj. Knezheviq ka vizituar Moskën në maj të vitit 2021, ku është takuar me Rodionovin. Në shoqërinë e liderit të “Patrullës Popullore” ka qenë edhe Zllatanoviq. Flamujt e RUSOV-it kanë valuar gjithashtu në protestat në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës, të cilat janë organizuar disa herë nga grupe të ekstremit të djathtë në Beograd.

Në tetor të vitit 2020, Rodionov është takuar edhe me gjeneralin e Ushtrisë së dikurshme Jugosllave, Bozhidar Delliq, themelues i organizatës joqeveritare “Dashuria, besimi, shpresa”.

Marrë nga REL

batalioni sudoplatov

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin