LIVE UPDATES
Bota

Schlee: Draft statuti për Asociacionin në Veri të Kosovës mbështetet në pragmatizëm politik

Draft Statuti për Asociacionin e Komunave Serbe i hartuar nga fondacioni Friedrich Ebert (FES), publikohet në kohën kur janë shtuar thirrjet e komunitetit ndërkombëtar për një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.

31 January 2023, 08:26 Nga DOSJA
Schlee: Draft statuti për Asociacionin në Veri të Kosovës
Rene Schlee, përfaqësues i FES për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut

KOSOVË- Fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES) prezantoi në Prishtinë (30.01.2023) një draft-statut se si mund të dukej "Asociacioni i Komunave në të cilat komuniteti serb i Kosovës është shumicë”. Ky draft statut, i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP) publikohet në kohën kur janë shtuar përpjekjet e komunitetit ndërkombëtarë për arritjen e një marrëveshjeje finale Kosovë-Serbi dhe debatet rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Rene Schlee, përfaqësues i FES për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, ka thënë se projekti për themelimin e draft statutit për Asociacionin është mbështetur në pragmatizëm politik. Ai ka thënë se tre objektivat e draft-statutit janë se "ai është në një linjë me Kushtetutën, merren parasysh shqetësimet dhe kërkesat e komunitetit serb dhe është në linjë me marrëveshjet e Brukselit, marrëveshjen e parimeve të vitit 2013”. Në draft-statutin e fondacionit Friedrich Ebert, thuhet se "Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës”.

"Asociacioni/Bashkësia përbëhet nga sa vijon, dhjetë komuna dhe përfaqëson interesat e tyre dhe të banorëve të tyre. Anëtarësimi në Asociacion/Komunitet është vullnetar. Procedurat për anëtarësim shtesë, largim nga anëtarësimi dhe shpërbërja e Asociacionit/Bashkësisë përcaktohen me Statut. Asociacioni/Bashkësia nuk do t'i zëvendësojë apo zvogëlojë të drejtat dhe interesat e komuniteteve në Republikën e Kosovës, siç parashihen në Kushtetutën e saj dhe të parashikuara me sistemin juridik”, thuhet në një ndër pikat e draftit.

Sipas draftit, një statut i Asociacionit që do të miratohet nga kuvendi themelues i Asociacionit, do të jetë akti më i lartë juridik, dhe ai "miratohet me akt juridik të Qeverisë së Kosovës dhe do të marrë pushtetin e një qeverie rregullore sipas sistemit juridik të Kosovës pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese”. Drafti përcakton se "aktivitetet e Asociacionit/Bashkësisë bazohen në parimet e pjesëmarrjes vullnetare nga anëtarët e saj, avancimin e demokracisë dhe qeverisjes lokale, si dhe respektimin e dispozitave për mbrojtjen dhe përfaqësimin e të drejtave dhe interesave të komuniteteve të ankoruara në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës”.

Sipas këtij drafti, Asociacioni/Bashkësia mund të shpërndahet vetëm me vendim të Kuvendit të saj të miratuar nga 2/3 e shumicës së anëtarëve të saj, ndërkaq në rast se vendimi për shpërbërjen merret nga Kuvendi i Asociacionit/Bashkësisë, shpërbërja e Asociacionit/Bashkësisë bëhet nga qeveria.

Asociacioni/Bashkësia sipas draftit "ka të drejtën e vet, buxhetin integral, llogaritë bankare dhe ka të drejtë të zotërojnë pronë dhe angazhohet në transaksione financiare”. Objektivat kryesore të Asociacionit janë: forcimi i demokracisë lokale, promovimi dhe mbrojtja e etnisë, gjuhës, fesë, dhe formave të tjera të identiteteve kulturore.

"Asociacioni/Bashkësia gjithashtu mund të sigurojë këshilla teknike, ligjore dhe profesionale për bashkitë pjesëmarrëse dhe autoritetet qendrore lidhur me legjislacionin, politikat, aktivitetet dhe angazhimet publike në sferën e kulturës dhe diversitetit kulturor”, thuhet në draft. Po ashtu thuhet se Asociacioni mund të ushtrojë pasqyrë të plotë për të zhvilluar ekonominë lokale. "Asociacioni/Bashkësia e ushtron këtë funksion nëpërmjet lehtësimit të bashkëpunimit ndërmjet bashkive pjesëmarrëse, duke i mbështetur ato në projektim të projekteve, politikave dhe masave që zhvillojnë ekonomitë lokale të tyre”.

Më tej thuhet se Asociacioni, ushtron një "pasqyrë të plotë për të përmirësuar kujdesin shëndetësor parësor dhe sekondar lokal dhe atë social”. Asociacioni i komunave më shumicë serbe, sipas draftit të hartuar nga  Fondacioni gjerman Friedrich Ebert,  do t'i përmbahet plotësisht Kushtetutës dhe sistemit juridik të Republikës së Kosovës. Mandati i Kuvendit të Asociacionit, do të lidhet me mandatin e kuvendeve komunale të komunave pjesëmarrëse.

"Në çdo zgjedhje lokale, brenda një muaji pas themelimit të kuvendeve komunale, kuvendet komunale të themeluara do t'i nënshtrohen procedurës së zgjedhjes së përfaqësuesve të tyre në Kuvendin e Asociacionit/Bashkësisë sipas procedurave të përshkruara më lart dhe në përputhje me ligjin”, thuhet në draft.

Thirrjet drejtuar qeverisë së Kosovës që ta bëjë një propozim për themelimin e Asociaiconit të komunave serbe janë shtuar kohët e fundit, sidomos nga emisarët amerikan dhe evropian të përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi. Një takim konsultativ për Asociacionin është thirrur për datën 31 janar, nga ambasadae SHBA-së me të gjithë aktorët politik dhe shoqërinë civile. Në këtë takim, kryeministri Albin Kurti, siç ka thënë ai vet, nuk është ftuar.

Partitë politike opozitare që marrin pjesë në takimin e 31 janarit në ambasadën e SHBA-së, nga ana e tyre kanë thënë se është përgjegjësi e qeverisë  që të merret me Asociacionin.

Ndërsa partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje, u deklarua kundër themelimit të një "Asociacioni dhe çdo marrëveshjeje tjetër mbi baza etnike”, sipas një njoftimi të kësaj partie. "Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore-kushtetuese”.

Kryeministri Albin Kurti, deri tash është deklaruar disa herë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e cilësuar po ashtu atë si një asociacion një-etnik dhe që rrezikon bosnjëzimin e Kosovës. Beogradi zyrtar kërkon me këmbëngulje që Prishtina zyrtare ta themelojë Asociacionin.

Marrë nga DW

friedrich-ebert-stiftung rene schlee dialogu kosove-serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin