19 October 2023, 14:08
Nga a.l
Olaf Scholz
Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka bërë të ditur se do të ketë veprime energjike dhe konsekuente të autoriteteve gjermane kundër antisemitizmit dhe glorifikimit të dhunës. Autoritetet nuk duhet të lejojnë demonstrata, në të cilat bërtiten parulla antisemitiste dhe bëhet thirrje për dhunë, tha kancelari Scholz në një deklaratë qeveritare në Bundestag. "Këtu kërkohet një qëndrim i qartë dhe ne e tregojmë këtë së bashku në Gjermani", tha Scholz. "Antisemitizmi nuk ka vend në Gjermani." Do të bëjmë gjithçka që të ngrihemi kundër tij, siguroi Scholz. Kjo vlen si për qytetaret e qytetarët, ashtu si edhe për ata me përgjegjësi politike. Bëhet fjalë që të respektohen ligjet dhe rregullat.
Scholz: Hamas të lirojë pengjet gjermane
Kancelari gjerman është shprehur edhe për qytetarët gjermanë të marrë peng nga organizata terroriste e Hamasit në Izrael dhe janë dërguar në Rripin e Gazës. Ai kërkoi edhe njëherë lirimin e menjëhershëm të tyre. Mesazhi ndaj Hamasit është i qartë. "Ata duhet të lirohen pa kushte ." Në plenumin e Bundestagut qëndronin të ulur të afërm të pengjeve.
Të mërkurën në mbrëmje në Berlin-Neukölln pati përplasje të dhunshme me policinë, pasi demonstruesit injoruan ndalimin e një mitingu pro-palestinez. Sipas të dhënave të policisë kundër forcave të tyre janë hedhur shishe dhe gurë si edhe mjete proteknike. Po natën e së mërkurës dy të panjohur kanë hedhur molotov në drejtim të sinagogës Kahal Adas Jisroel në Berlin. Këshilli Qendror i Hebrenjve në Gjermani bëri fjalë për një "atentat terrorist", aty krahas sinagogës gjendet edhe një kopsht fëmijësh dhe shkollë hebreje. Prokuroria e Përgjithshme njoftoi të enjten, se ka filluar hetimet për përpjekjen për atentat ndaj sinagogës në Berlin. Autoritetet e argumentuan këtë me tensionimin e gjendjes së sigurisë për shkak të protestave propalestineze në kuadër të luftës mes Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit.
Egjipti vendos të hapë kalimin kufitar me Rripin e Gazës
Ndërkohë Egjipti është treguar i gatshëm të lejojë kamionët me ndihma humanitare në Rripin e Gazës. "Për fillimin", kreu i shtetit egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi ka premtuar në një telefonatë me presidentin amerikan, Joe Biden do të lejohen 20 kamionë me ndihma që të kalojnë pikën kufitare në Rafah. Më pas mund të pasojnë furnizime të tjera me ndihma. Përfaqësues të Kombeve të Bashkuara do të merren me shpërndarjen e ndihmave. Presidenti amerikan, Joe Biden ka theksuar, se nëse organizata terroriste Hamas do të konfiskojë ndihmat, atëherë "ato do të ndalen".
olaf scholz
Bota
19 October 2023, 13:57
a.l
Nicola Gratteri
ITALI- Më 20 tetor, në mesditë, Nicola Gratteri, 65 vjeç, do të bëjë betimin në ...
Bota
19 October 2023, 13:55
A.B
Njerezit
FRANCË-Dy shkolla në Flanders në Belgjikë, një supermarket, një bllok banesash dhe një shkollë në...
Bota
19 October 2023, 13:52
f.i
foto ilustruese
BERLIN- Mahsa Amini dhe lëvizja në Iran “Grua, Jetë, Liri” që u krijua pas vdekjes së Aminit, jan...
Bota
19 October 2023, 13:50
A.B
Përderisa palestinezët e dëshpëruar në Gazën e rrethuar po tentojnë të gjejnë strehim pas bombardimeve të pa...
Bota
19 October 2023, 12:56
a.l
Gjermani
GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Hamburg, Gjermani ku për arsye ende të paqarta, dy makina kanë mar...
Bota
19 October 2023, 12:59
f.i
Edi Rama dhe Ramush Haradinaj
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në Tiranë me ish-kryeministr...
Bota
19 October 2023, 12:37
a.l
PE
KOSOVË- Parlamenti Evropian (PE) ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë në Banjskë të Zveçanit më 24 shtat...
Bota
19 October 2023, 12:33
a.l
Joe Biden
SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden është kthyer në shtëpi pas shtatë orësh në zonën e luftës izrae...
Bota
19 October 2023, 12:26
a.l
Izrael
IZRAEL- Siç kemi raportuar, Rishi Sunak është takuar sot me Presidentin izraelit Isaac Herzog, me të cilin foli pri...
Bota
19 October 2023, 12:24
a.l
Izrael
IZRAEL- Një sulm ajror izraelit ka vrarë kreun e forcave të sigurisë kombëtare të udhëhequra nga Hama...