LIVE UPDATES
Bota

Scholz jo për thyerje tabush për imigrimin/ DW: Kjo arrihet, flisni dhe me djallin

Lideri i CDU-së Friedrich Merz kërkon ndryshim nga kancelari drejtimi në politikën e migracionit: pa tabu. Scholz mirëpret ofertën e bashkëpunimit - por kundërsulmon.

28 August 2024, 10:07 Nga I.A
Scholz jo për thyerje tabush për imigrimin/ DW: Kjo arrihet, flisni
Merz dhe Olaf Scholz

GJERMANI- Kreu i CDU-së, Merz, kërkon nga kancelari Scholz një ndryshim kursi përsa i përket politikës së migracionit: braktisje të tabuve dhe veprime të përbashkëta, nëse është e nevojshme edhe pa partnerët e koalicionit qeveritar: FDP-në dhe të Gjelbrit

Friedrich Merz i përmbahet qëndrimit: "mjaft". Në vend të frazave dhe debateve të zakonshme të gatshme për çdo gjë që është e gabuar, tani më në fund duhet të marrim vendime, kërkon kreu i partisë CDU: "Nëse diçka nuk është e mundur ligjërisht, atëherë duhet – dhe ne jemi deputetë të zgjedhur për këtë – të ndryshojmë ligjet”.

Qoftë ligjin për përfitimet e azilkërkuesve, për të drejtën e qëndrimit, ligjin e policisë, kushtetutën apo rregullat evropiane: për liderin e partisë CDU, këto nuk duhet të jenë më tabu për të frenuar imigracionin e parregullt. Nëse sipas ligjit evropian nuk është e mundur të kthehen njerëzit nga një vend i tretë i sigurt në kufirin gjerman, atëherë duhet të shpallet një emergjencë kombëtare.

"Fol edhe me djallin”

Dëbimet në Afganistan, në Siri - gjithçka është e mundur dhe e arritshme, beson Merz. Po t'i duam. "Dhe po, sigurisht, atëherë duhet të flisni edhe me djallin."

Me këtë kupto: të flasësh me talebanët ose liderin sirian Bashar al-Assad. Dy regjime që Gjermania nuk i njeh dhe me të cilët për rrjedhojë nuk ka marrëdhënie diplomatike. "Por që fillimisht të mos pranosh askënd nga Siria, kjo nuk kërkon diskutime me zotin Assad”. Një ndalim pranimi për sirianët, apo edhe afganët - kjo nuk është problematike nga këndvështrimi i kristiandemokratëve.

Për të arritur përfundimisht zgjidhje, Merz i propozoi kancelarit bashkëpunim: "Pra, nëse mobilizohemi, Unioni dhe SPD, atëherë nuk do të na duhet as FDP dhe as të Gjelbërit për të bërë ndryshimet përkatëse legjislative". Merzi në fakt i ka identifikuar këta të fundit si pengesa reale për ndryshimet përkatëse legjislative.

Merzi nuk dëshiron që kjo ofertë të shihet si një aplikim për një partner të ri koalicioni. CDU dhe CSU nuk janë të pafajshme në rrjedhën e emigracionit të paligjshëm, tha ai. Një goditje me spond, kalimthi, në drejtim të Angela Merkel.

"Vlejnë rregullat e Bashkimit Evropian"

Kancelari e konsideron, si parim të drejtë, që lideri i opozitës të ofrojë bashkëpunim për këtë çështje. "Por është gjithashtu e drejtë që ne ta bëjmë këtë sipas parimeve që janë të rëndësishme për demokracinë dhe mënyrën se si e ndërtojmë këtë vend së bashku," tha Olaf Scholz në një manifestim të fushatës zgjedhore në Jena. "Vlejnë traktatet tona ndërkombëtare. Janë në fuqi rregullat e Bashkimit Evropian. Ajo që vlen është ajo që përcakton kushtetuta, ligji ynë themelor."

Propozimet praktike janë të mirëseardhura, thekson kancelari. Por thyerja e tabuve siç sugjeron Merz - bëhet e qartë - nuk është pjesë e kësaj kategorie për të. Qeveria federale po punon tashmë për deportimin e kriminelëve në Siri dhe Afganistan: "Tani ka nga ata që thonë shpejt: 'Duhet ta bëjmë'. Por ne e dimë se është punë e vështirë."

Scholz:"Ne duam të vazhdojmë në këtë rrugë”

Kancelari nuk dëshiron të ketë të bëjë aspak me atë që Gjermania po i rrëshket duarsh – siç pretendon Merz. Në Jena, ai është luftarak: "Dhe në vend të parullave dhe thirrjeve për dorëheqje, ne kemi vepruar: me ligje të shumta kemi krijuar bazën që numri i njerëzve që vijnë në Gjermani në mënyrë të parregullt të ulet. Dhe ne duam ta vazhdojmë këtë rrugë.”

Kjo vlen edhe për riatdhesimet dhe dëbimet. Tani ka më shumë se më parë, thekson Scholz. Qeveria federale dëshiron dhe duhet ta kufizojë migrimin e parregullt, thotë ai. Është shumë i lartë. Prandaj Scholz mirëpret faktin që qeveria dhe opozita po punojnë së bashku. Por jo në mënyrë konfuze, por së bashku. Gjë që do të thotë: jo pa partnerët e koalicionit FDP dhe Të Gjelbrit./DW

friedrich merz olaf scholz

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin